Kënga VI
Është nga këngët më të
bukura për nga fryma dramatike që e përshkon,
nga lirizmi në shprehjen e ndjenjave të
dashurisë bashkoshortore dhe në përgjithësi
nga atmosfera e krijuar me mjeshtëri në
pasqyrimin e një lumturie plot frikë e dhembje.
Helena e ndjen veten të penduar për gjiçka
të kobshme që po ndodh në Trojë.
Cmon lart Hektorin për virtytet e tij, për
kujdesin dhe dhembsurinë që ai tregon ndaj
saj:
E me fjalë t'ëmbla iu suall Helena:
"Kunat i mirë i mua të poshtrës
bushtër
dhe të urryer. Oh! Atë ditë që
nëna
posa me lindi të më kishte flakur
nga prehri i saj, duhia e rreptë e erës
të më përplaste pas shkëmbinjve
a dallgët
e detit shungulluese të më përpinin,
sesa të ndodhin gjithë këto mynxyra.
Por meqë zotat kanë punë të liga
kështu i shestuan, unë të kisha t'paktën
një burrë më trim e që në
shpirt të ndiente
turp e mëri si burrat. Ky s'ka zemër
as shpirt kreshnik e as që do të ketë
në t'ardhmen,
e shpejt besoj se ka për ti larë gjynahet.
Por ti kunat, urdhëro në këtë
fron ulu,
se ty më fort po ta ndrydh shpirtin brenga
për sherrin e mua bushtrës, e për fajin
e Lek Paridit, se të dyve Zeusi
këtë fat të zi na e preu (9), e turpi
ynë
do të këndohet në brezinë e ardhshme."
Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi:
"Mos m'u lut t'ulem, moj Helenë fisnike,
nuk mund të rri dot, se po më digjet shpirti
me padurim t'u shkoj në ndihmë trojanve
shumë të brengosur për mungesën
time.
Por tunde këtë (10), që të nxitojë
dhe vetë
e të më zejë pa dalë jashtë
prej qytetit,
unë po shkoj vrik deri në shtëpinë
time,
me njerëzit t'piqem dhe me gruan e dashur,
e me voglushin, e nuk di a kthehem
ndër ta prapë gjallë,apo e shkrojtën
zotat
nga duart e akejve shpejt të bie i vdekur".
kështu tha, e jashtë tarogzëtundësi
doli,
e fluturim n'pallat të vet u ngjit.
Por nuk e gjeti Andromakë krahëbardhën,
së bashku me djalin e saj dhe mendeshën,
si drita e veshur në pirg kishte hipur,
ku duke qarë dhe rënkuar rrinte.
E kur Hektori shkretë shtëpinë e gjeti,
u ndal te pragu e pyeti shërbëtorët:
"O shërbëtorë, thomëni të
drejtën,
ku do ketë shkuar Andromakë krahbardha,
që nga shtëpia paska dalë, tregomëni;
a mos ka vajtur ndër kunata t'hijshme,
apo n'faltore e Athinë Palladës (11),
atje ku zonjat Teukre kaçurrele
kërkojnë t'ia zbusin mërinë zonjës
s'ndritur"?
.
Mbasi e ka kërkuar gjithandej, Hektori më
në fund e gjen Andromakën, e cila
Lot duke derdhur iu qas burrit pranë,
për dore e kapi dhe i tha me emër:
"Gjithë ky guxim, o i shkretë, do të
hajë kokën.
Si s'ke pak dhembje për tënd bir fërishte
e as për mua korbën, që pa ty së
shpejti
do mbesë e ve, pse përmi ty mbarë danajt
do të vërsulen për ta shuar jetën.
Si t'rroj pa ty? Për mua më mirë do
të ishte
t'hyj gjallë në dhè. Kur të
vdesë ora jote,
asnjë shpresë jetën s'do ma ngrohë,
veç brengat.
Babën s'e kam as zonjën nënë të
ndritur,
të mjerin babë ma vrau Akil Hyjnori
.
Veç ti m'ke mbetur,
Hektor, veç ty të kam babë e nënë
t'nderuar,
të kam vëlla e burrë në lule t'moshës,
prandaj, tani për mua që je gjithçka
rri këtu n'pirg, jetim mos e lër djalin
As mua të ve (12).
..
Ia priti i madhi Hektor tarogzëtundësi;
"Të rri këtu fort ma do zemra, o grua,
por mua turpi më zë nga trojanët
dhe gratë trojane hijerëndë të
veshura,
ti dredhoj luftës e t'rri larg si i dobëti.
Jo, këtë gjë shpirti nuk ma do, pse
u mësova
gjithnjë të jem kreshnik në krye të
trojsve,
t'u prij në luftra për të mbrojtur
babën
dhe lavdinë time. Pse mirë ma ndien zemra
do vijë një ditë Ilioni i shenjtë
do shuhet
dhe Priami e kombi i tij në luftra i regjur.
Por unë nuk ndiej aq hidhërim për teukër,
as për Hekubën, as për mbret Priamin,
as për vëllezër, që burrërisht
në pluhur
do bien të vrarë nga duart e gjakshme armik,
sa ndiej për ty kur një ake i ngjeshur
me parzmak tunxhi, ty me sy t'përlotur,
do të rrëmbejë mizori lirinë tënde.
Ndoshta në Arg (13) nën urdhra të një
zonje
për të do bësh në avlimend pëlhurë,
do mbushësh ujë në gurrat e Meseidës
ja Hipërisë me detyrim, nga halli.
Kur ty t'përlotur një ditë do të
shohin,
ndokush ka për të thënë: Je gruaja
e Hektorit,
që ish kryetrimi i trojëve kuajshalues,
kur rreth Ilionit u bë lufta e gjakshme,
kështu dikur ka për të thënë
ndokush;
ty më keq brengat do ta coptojne zemrën,
për t'ët shoq malli më fort do të
shtohet,
pse robërinë veç ai ty do ta zbonte,
por mua më mirë nën dhè më
mbuloftë mortja
se të ndiej klithmat e robërisë tënde
"
Si foli ashtu, Hektori lavdimadhi
duart i shtriu nga biri i vet, por foshnja
ktheu kokën prapa duke qarë e bërtitur,
e u kap për gjiri të mendeshë belhollës,
fatziu i trembur, duke parë të atin
veshur me tunxh dhe kreshtën krifëkali,
që i tundej tmerrshëm në majë
të targozës,
buzëqeshi i ati e nëna e tij e ndritur.
Hektor kreshniku shpejt nga koka hoqi
kaskën vetuese dhe në tokë e uli,
dhe atëherë grykas loçkën e
vet mori
e puthi ëmbël e ndër duar e tundi,
dhe iu lut Zeusit e hyjnive tjera;
"O ati Zeus, dhe zota tjerë, ju bëfshi
që edhe im bir të ndahet n'shenjë ndër
teukër
si unë, e trim i fortë e i plotëfuqishëm
n'Ilion sundoftë, e kur nga lufta t'kthehet
ngarkuar me plaçka larë në gjak t'armikut
të thotë ndokush: "më trim se
i ati doli!"
për të ngahera gëzoftë zemra e
nënës",
si foli ashtu , në krahë të gruas së
dashur
foshnjën e lëshoi: në gji plot erë
të këndshme
e mori e ëma buzagaz mes lotëve,
sa kur e pa u ngashërye i shoqi,
ëmbël me dorë e përkëdheli
e i foli:
"O e gjorë, për mua mos u pikëllo
tepër,
se asnjeri kundër dëshireë s'fatit
s'më gremis mua në skëterrë, dhe
askush,
si i dobti e i forti, nuk shpëton nga vdekja,
po e ka të shkruar që nga çasti i
lindjes.
Por tani nisu në shtëpi dhe merru
me punët tua në pëlhurë e furkë,
dhe jepu e urdhër grave të shikojnë
punët e shtëpisë. Kurse punët
e luftës
na i lini neve, burrave, që u lindëm
brenda n'Ilion, e mbi të gjithë mua të
parit."
foli,e prej toke Hektor kreshniku mori
vetuesen kaskë me kreshtën krifëkali
(14)
dhe e mira grua, u nis pa zë nga shpia,
e herë pas here e kthente kokën prapa
duke dënesë e derdhur lot si reja.
E fill arriti në pallat t'Hektorit,
dhe atje Brenda gjeti shërbëtoret,
menjëherë vajin ua coi peshë të
gjithave,
dhe për së gjalli e vajtuan Hektorin,
pse nuk besonin t'kthehet prapë nga lufta,
t'u shpëtojë duarve dhe mërisë
s'akejve.