1) Sipas legjendës, në një
dasme hyjnish, hyjnesha e grindjes nga zemërimi
që nuk e kishin ftuar, hodhi në mes të
dasmës një mollë të artë
me mbishkrimin "Më të bukurës".
Nisi sherri midis tri hyjneshave; Afërditës,
Herës e Atenës, për të ndarë
se kujt i takonte molla. Për të zgjidhur
grindjen, ato iu drejtuan princit Trojan, Paridit,
i cili i joshur nga premtimi i Afërditës
se do t'i jepte gruan më të bukur në
botë, Helenën, ia dha mollen Afërditës.
Këndej ka mbetur shprehja "molla e sherrit".
2) Danajt janë grekët. Danaj, akej, përdoren
rëndom në poemë, për të shënuar
grekët.
3) Vend në Greqi.
4) Teukrët janë trojanët.
5) Zeusi është kreu i gjithë hyjnive.
6) Mali i Olimpit, selia e perëndive.
7) Atrid, është biri i Atreut, pra, Agamemnoni.
8) Ilioni është Troja.
9) Helena mendon se ishte e thënë nga Zeusi
që ajo dhe Paridi të binin në dashuri.
10) Është fjala për Paridin, i cili
i ka kthyer krahët luftës, sepse është
i pushtuar nga pasioni i dashurisë.
11) Athinë - Pallada; një nga hyjneshat
më të nderuara të Greqisë. Ishte
mbrojtëse e qyteteve, e shkencës, e familjes,
e besnikërisë bashkëshortore etj. Ajo
mban gjithmonë anën e grekëve. Kujtoni
legjendën e mollës së grindjes.
12) Andromaka, gruaja e Hektorit, është
symbol i virtytit dhe i dashurisë bashkëshortore.
Në fjalët e saj gati në të lutur
ndjehet parandjenja e fatit të trishtuar që
e pret. Pas vdekjes së Hektorit ajo u bë
skllave e Neoptolemit, djalit të Akilit.
13) Arg - qytet në Peloponez
.
14) Kaskë që ka në majë lejle
kali.
15) Maja e heshtës ose e ushtës.
16) Fatkeqësi: Hektori ishte kob për grekët.
*Shiko dy krahasimet në këto pesë vargje.
Vini rè focën dhe bukurinë e tyre
të përftuara nga fjalë të zgjedhura
nga natyra e gjallë dhe dukuritë qiellore.
17) Priamidi - djali i Priamit, Hektori.
18) Biri i Menet-it, Patrokli.
19) Tetida, hyjneshë e detit, nëna e Akilit.
20) Ares ose Marsi, hyu i luftës.
21) Akili në rreth 70 vargje tregon historinë
e fatit të Niobës, e cila kishte 6 djem
e 6 vajza. Me që i mburrej Letos, e cila kishte
vetëm dy fëmijë, Apollonin dhe Artemisën,
këta i vrasin të 12 fëmijët e
Niobës, të cilën Zeusi, nga mëshira
e shndërroi në shkëmb, nga rrodhën
lotët e saj në formën e një burimi.
22) Vajtojcat.
23) Është për t'u vënë rè
se një mënyrë e tillë vajtimi
ka ekzistuar dhe në viset e Shqipërisë
jugore. Të vdekurin e vajtonin vajtojcat profesioniste
në kor, të cilat i shoqëronin pastaj
gratë e shtëpisë.