Faqja Kryesore  >> Letersi  >> E Rilindjes  >> Andon Zako Cajupi
 

Andon Zako Çajupi

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

Ju ndodheni ketu E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

   Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Naum Veqilharxhi

 
 

  Sami Frashëri

 
 

  Pashko Vasa

 
 

  Jeronim De Rada

 
 

  Gavril Dara (i riu)

 
 

  Zef Serembe

 
 

  Naim Frashëri

 
 

Ju po shikoni kete autor Andon Zako Çajupi

 
 

  Ndre Mjeda

 
 

  Luigj Gurakuqi

 
 

  Filip Shiroka

 
 

  Mihal Grameno

 
 

  Risto Siliqi

 
 

  Asdreni

 


 

Atdheu dhe Dashuria

Vitua një pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithë shoqet shquan
dhe gjithë trimat e duan.
Për të tillë bukuri
kush nukë ka dashuri?

Një ditë që vij në krua,
duke ecurë mbi thua,
poqi një turk, trim të marrë
tjetër herë s'e kish parë.
Rrobatë që kish, i ndrinin
dhe armët i vetëtinin!
Kur shtiu syt' e e pa:
"Vito, të dua! i tha.
Vito, do të të marr grua!"
Vitua u turpërua,
po më shum' u hidhërua
dhe iu përgjegj: "S'je për mua,
se u'një tjetërë dua,
jemi një bes' e një sua;
po merre fjalënë prapë
dhe shko këtej me vrapë!"
- Kush është më trim se mua,
që do të të marrë grua?
- Ai që jam vluarë (fejuar)
dhe për të martuarë;
është trim' sa s'gjendetë,
i mirë sa s'bënetë;
ish vet' i tretë vëlla,
kush ka qenë si ata?
Trima sa s'i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perëndia
shpresë për mëmën e tia;
është i vetëm e jetim,
i dashur' i shpirtit tim,
dhe nga të tërë më trim,
përdor pallën e hanxharë,
është i zoti të më marrë!
Ndaj, të lutem, mos më nga,
të mos biesh në hatà,
se shejtani punë s'ka!"

Turku me të tilla fjalë,
qiti të shkretënë pallë,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
"N'është m'i zoti nga unë,
le të më dalë këtunë,
në më muntë, besa-besë.
Burri yt po le të jetë,
n'ë dërgofsha n'atë jetë,
dije, do të të marr vetë!"
Vitua shum'u frikua,
lot i vininë si krua,
dhe më shtëpi, duke qarë,
rrëfeu q'i kishte ngjarë.
Po Jorgji, kur e dëgjoi,
veshi armëtë dhe shkoi,
u ngjit malitë përpjetë
ashtu si ngjitenë retë,
dhe me zë të madh si shkëmbi
po thërret, sa tundet vendi:
"Kush ësht' ai q'u lëvdua,
qe do të mundet me mua?"
Me zë të math, si gjëmimi,
iu përgjegj ahere trimi.")
"Une jam ai që shtie
dhe plumbi dëm nuk bie.
U' jam ai që kam vrarë
bejlerë dhe pashallarë,
dhe kaurë, mijë vetë,
kam dërguar n'atë jetë!
Dhe do të trembem tani
nga një fusharak si ti?
Tani do ta shoç dhe vetë
kush është trim i vërtetë...
Këto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armëtë përdhezë
dhe zuri të sgjeshë brezë,
që kish qepur Vitua vetë,
Si fustan e fermeletë.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
bëri kryqn' e fshiu lotë:
"Jam azer!" hidhet e thotë,
edhe me dorë një thikë
ju vërsul turkut pa frikë.
Trimi rrëmbeu hanxharë
dhe po hidhej si i marrë,
Fryjti era, nga rrëmbimi
lëshon flokatenë trimi,
Atje ku qe afëruar,
me gjoks hapet leshëtuar,
ju duk, në grykë të tij,
varturë një hajmali.
Jorgji, kur pa hajmalinë,
sytë përmbi të i ngrinë.
Dale, tha, ashtu më rruash,
pa lëftojme kur të duash,
po, në beson perëndinë,
kush ta fali hajmalinë?
- Nënia në foshnjëri
ma vari për mbarësi,
po ç'të duhet kjo punë?
- Një të tillë kam dhe unë!
Shiko! Nëna ma ka falë
dhe mua, kur jesha djalë!
Të dy trimat hapnë gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë)
gjetën nga një kryq të artë!
Mbetën të mahniturë
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:
"Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e n'jë farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndarë,
Sa na bëri për të vrarë!
Sot që dimë vetëhenë,
duhet të bëjmë benë
të duam mëmëdhenë.
Tani të marrëmë male,
të lëftojmë për lirinë,
te mos kthehemi të gjallë
pa shpëtuar Shqipërinë!
Tani Viton ta harrojmë,
me Turqinë të lëftojmë,
ta dërgojmë nga ka ardhë,
të shomë ditë të bardhë."


1866 - 1930

Jeta dhe Vepra

Komedi

Poezi

Fabula

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003