Zeneli, Adham-Uti
(Hyjnë bashkë nd'odë të klubit,
ku gjenden do karreklla, një tryezë në
mes, ngarkuar me gazeta, me dorëdorëshkrime.
Me të djathtë, një dollap; më
të mëngjër, një telefon në
mur.)
Adham-Uti :
(Me zemërim.): Cudi! S'mund të marr vesh!
Yt zot, kryetar' i klubit, më dha fjalë
të piqemi këtu më 8 pasdreke, dhe ti
më thua që s'ka dhe ardhë! I the, bre,
se kush
jam unë? A i tregove që jam unë, doktor
Adham-Uti, që po rri e pres?...
Zeneli:
(Duke qeshur nën buzë.):
Doktor efendi, nuk' i thashë gjësendi beut,
se s'është këtu sot!
Adham-Uti :
Dreqi të marrtë!...
Zeneli:
Qysh! Mos e thuaj prapë këtë fjalë
se...
Adham-Uti :
Ma paske gjuhnë si bilbil!
Zeneli: (Me vete.):
Qenka i çmendur!
Adham-Uti -Zeneli -Vurkua
Vurkua: (Duke hyrë me rrëmbim):
Zenel, a erdhi Skëndo beu?
Zeneli:
Jo, zoti Vurko, po s'besoj të vonojë. Prit
pakëz,në mos ke punë.
Vurkua: (Duke ndenjur.):
Do ta pres të vijë.
Adham-Uti : (Madhështor.):
Do të rri dhe pakëz, sido që kam punë
shumë!
Vurkua: (Në vesh të Zenelit.):
Kush është ky?
Zeneli:
(Duke folur fort.):
Si! S'e njojtke, a? Zotënia është doktor
A-dha-mu-ti nga Frashëri, nga katund' i Naim
beut dhe...
Adham-Uti : (I pret fjalën.):
Naimi ishte nga katundi im! Mësohu të flaç!...
Zeneli:
(Duke qeshur nën buzë.):
Me ndje, zotëni, po...(Duke ulur kryet) më
ndje, doktor Adham-Uti!
Vurkua: (Duke qeshur.):
Lot a qesh, o Zenel? Cfarë emër ky, më
qafsh?
Adham-Uti : (I vrenjtur.):
Duket s'të pëlqen!
Vurkua: (Me qetësi.):
Jo, zotëni, fort i bukur, për besë!
Adham emri yt' i pari dhe Uti - emër i dyt' i
Udhisit, si thotë Omeri...
Zeneli: (I habitur.):
Ja se ç'domethënë të jesh i
ditur! Un' i gjori kët' emër e pandejë
shqip...
Dhe duke ditur se doktori ësht' i krishtenë,
po mendoneshe se ç'ditë lutet shënt
Adham-Uti që të vejë ta urojë
dhe t'i thoshe: për shumë mot gëzuar!
Adham-Uti : (I rëndë.):
Sido që duket ky emër, (këqyr Vurkon)
un' e kam nderuar!
Zeneli: (Vështron Vurkon):
Vërtet, vërtet! Zotënia është
shëronjës i ndëgjuar
Adham-Uti :
Dhe shkronjëtor, vjershëtor!
Vurkua: (Duke unjur):
T'u ngjatë jeta, doktor Adham-Uti! Besa gëzonem
që njojta sot zotërinë tënde!
Nder i math, për zonë! Unë jam Vurkua,
korrës-pondenti i gazetës "Rrufeja".
Adham-Uti :
A! Qënki gazetar!
Vurkua:
Ndaj të lutem të më thuash ç'mendonën
njerzt' e mëdhenj për Shqipërinë
që të shkruajmë në gazetën
tonë.
Adham-Uti :
Domethënë, ti kërkon sot nga unë
"interview"?
Vurkua:
Po, Zotëni, që ta botoj te "Rrufeja".
Adham-Uti :
Mos thuaj "Rrufeja" po thuaj "Rrufea"!
Rrufe, rrufea; liri, liria dhe jo lirija! Do t'i them
dhe Skendo beut! Kjo gjuhë që përdorni
ju sot s'është shqip! Pun' e gjuhës
ka rënë në duart të liga dhe kurrë
s'ka për të vatur mbarë!... Abetari
që përdorni ju sot s'është për
të qenë!...
Vurkua: (I mbirë.):
Qysh! Po e ka vendosur Kongres' i Manastirit...
Adham-Uti : (Me rrëmbim.):
Kongres' i Manastirit. ç'është Kongres'
i Manastirit? Kush vate? A vajta unë?
Vurkua: (Duke qeshur.):
Pse s'vajte, or zot?
Adham-Uti :
A! a! Përpara më thoshe: doktor efendi,
tani qënkam vetëm zot, se fola të vërtetën!
Thash' ato që janë! Dhe guxon të më
kërkosh "intervieë"! Jo, jo, s'kam
zakon unë, të jap "intervieë",
jo, për gazetat tuaja.
Vurkua:
S'pandeja kurrë..., s'të dija për armik
të gazetave!
Adham-Uti :
Ja ku e msove tani dhe thuaje në gjithë
botën me anë të "Rrufesë",
në ka njerz të këndojnë të
tillë fletë!... Këto janë fjalët
e fundit!
Vurkua:
Janë mjaft për t'u çuditur!
Adham-Uti : (Me zemërim)
Pse për të çuditur? Fundi, fundi,
s'më dërsin veshi për botë mua!
Dreq o punë! Ndëgjo. Ç'fitim do të
kem unë kur të shkruash ti për mua:
"Doktor Adham-Uti, shëronjës i çkëlqyer,
që ka botuar kaqe vepra të bukura ka gjetur
një bar të ri për ethet, një tjetër
më të çuditshëm, më të
nevojshim për gratë shterpa, ka sot gati
për të botuar një abetar fort të
mbaruar për shqipen me letra të ra, dhe
për abetar është munduar dhjetë
vjet plot edhe tre muaj? Gazetat mua s'më hyjnë
në punë! Lëvdata nukë dua nga
kërkush! Po të kërkoje të tilla
gjepura, mor zot, do të marrë sot me të
mirë do të të rrëfejë se
për ç'punë kam ardhë! Skëndo
beu... t'i tregoj vetëm kët' abetar të
msoj a mund të jet' i pëlqyer te xhonturqit
a u vjen mbarë që të përhapet
dhe të përdoret ndë shkolla të
Shqipërisë; a duan të ma blejnë
a mund të shpresoj nga qeveria në Stamboll
punë të mirë për këtë
shërbim të madh! Skëndo beu më
tha ta sjell sot ndë klub abetar ta këqyrin
bashkë me zonjëzën Lulushe, q'ësht
mësonjëse për çupa, dhe po të
jetë kjo për mbarë, do ta vërë
përpara ndë shkollë të çupave;
dhe m'u dorëzua për xhonturqit, të
kënaqen tepër dhe diç do të
bëjnë për mua: mund të më
dërgojnë deputet në Stamboll!...
Vurkua:
Po ky abetar pse do të viret vetëm ndë
shkolla të çupave?
Zeneli:
Vërtet! Pse?
Adham-Uti (Fodulll):
Po s'e kuptoni, a?
Vurkua:
Për syt' e ballit, jo!
Zeneli:
(Me gaz.):
Un' e gjeta! Se çupat janë femra, u pjell
mendja!...
Adham-Uti :
Ç'del nga kjo gjë?
Zeneli:
Qysh? Janë më të zgjuara se nga djemtë
dhe do të nxënë më mirë abetarin...
S'kam arsye! S'është e vërtet?
Vurkua:
Si dy e dy bëjnë katrë.
Adham-Uti (I rëndë.): U kripsha trutë...
Shkaku i vërtetë është ky: çupat
bëhen gra... dhe burrat bëjnë si thonë
gratë... Për këtë send kam shkruar
një libër të gjer' e të gjatë.
Vurkua:
Aherë, zotëni, pun' e abetarit është
në dorë të zonjëzës Lulushe?
Adham-Uti :
Edhe në dorë te Skëndo beut, se ky
e ka fort mirë me xhonturqit, i ka miq me të
vërtetë.
Vurkua (I habitur.):
I ka miq!
Adham-Uti :
Prandaj, si të thashë, as pyes fare për
njerëz të tjerë dhe për lepushkat
tuaja!...
Vurkua
As për "Bashkimin e Kombit", as për
"Diellin"?
Adham-Uti
Jo!
Vurkua:
As për "Rrufenë", as për
"Shkopin"?
Adham-Uti :
Aspak!... Mor zot, pse bën dëm fjalët?
S'kërren dot fjalë nga unë... s'pres
nder nga njeri kurrë... lëvdata s'dua! Sido
që të thonë, shëronjës si
unë janë të rrallë: shëroj
sy, veshë, hundë, këmbë!. Çdo
lëngatë druhet nga unë!... Do të
thuash që s'kam shumë "mushterinj"!
Kurrë mos arçin! Lëri të vuajnë!
Kush u ka faj?
Vurkua:
Po abetarin pse kërkon ta sheç te xhonturqit?
Pse s'ia fal Shqipërisë?
Adham-Uti :
Ah, ta fal!... Të vras mendjen unë! Të
punoj dhjetë vjet dit' e natë... dhe pastaj
ta fal... dhe kujt? Shqipëtarëve!... Dhe
teë mos ma dinë!...
Sa vjet që punojnë shqipëtarët
për gjuhën shqipe dhe s'gjejnë dot
një abetar për të qenë!... Unë
vetëm e gjeta dhe tek e kam ndë xhep! Zonjëza
Lulushe, në ka dy koqe mend, do të çuditet
kur ta këndojë! Do të lerë mendë!...
Vurkua:
S'kam dyshim! Do të vijë dhe ajo sot këtu?
Adham-Uti :
Posi, po! Skëndo beu e dha fjalën.
Vurkua:
A e nje zonjëzën Lulushe?
Adham-Uti :
Po si s'e njo! Tërvit kish t'ëmën me
pak ethe. Për këtë lëngate kam
gjetur,
si të thashë, një bar të çuditshëm:
kush ësh' për të shëruar shëronet,
në mos po vdes në gjumë pa kupëtuar,
pa u munduar aspak, Kështu, pra, kur e piu e
em' e Lulushës...
Vurkua dhe Zeneli
(Bashkë.):
U shërua!
Adham-Uti :
Vdiq, vdiq në gjumë, si ç'keshë
thënë!...
Zeneli:
Bar i mirë; një me një!...
Adham-Uti (Te Vurkua.):
Këto janë, zotëni, veprat e mia! Lëvdata
s'dua! Fjalët i merr era!... Punë, punë.
Ç'del nga gazetat? Kurrgj'ë:... Prandaj
mos u mundo kot, mos'humb kohën: nukë kërren
dot asnjë fjalë prej meje!
Vurkua: (Duke qeshur pak.):
Mjaft janë këto që fole, zotëni.
Tani, t'u ngjatë jeta!
Lamtumirë, doktor efendi!..('Del jashtë
me vrap.)
Adham-Uti (Me inat.):
Ah, i mallëkuar! Me bërë të flas
shumë! Pa dashur të dhashë
"interview"! Po të mos më dalç
përpara syve tjatër herë!
III
Adham-Uti , Zeneli
Adham-Uti (Shikon orën.):
Çudi! Ora 8 e gjysëm dhe Skëndo beu
s'duket të vijë!... Bre Zenel, po as zonjëza
Lulushe s'erdhi?
Zeneli:
Jo, zot, jo! S'pashë asnjë grua të
na vijë sot këtu!
Adham-Uti (Me zemërim):
Ç'domethënë! Mos qeshin me mua...
Dreq o punë! (Rri pranë
tryezës dhe merr e kqyr dorëshkrimet që
gjenden mbi tryezë. Pas pak, ngrihet me vrap,
i habitur, duke thënë me rrëmbim.):
Vdiq Haxhi Aliu! Dreq o punë. Mos më bëjnë
sytë!... Po jo! Paska vdekur pa pritë e
papandyer! Unë e lashë mirë! Pak i
dobët, po jo për vdekje! I gjori Haxhi Ali!
I mjeri Ali Haxhi! I gjori deputet, e keshë mik!
Dhe kërkonte të më vinte në bukë
të qeverisë! Fatziu Haxhi Alil Haxhi! Paska
vdekur!
Zeneli:
Jo, zot, jo! S'ka vdekur! Po mbase heq shpirt!
Adham-Uti :
S'ka dhe vdekur!... Po aherë, ç'thoni
këtu? (Këndon dorëshkrimin.): "Me
hidhërim të math mësuam se deputet
i çkëlqyer Haxhi Aliu dha shpirtin"...
(Te Zeneli): Dreq o punë! Ju i vdisni njerëzit
me të pahir!.
Zeneli:
T'u ngjatë jeta, duet të dish se një
gazetë me rëndësi si "Liria"
duhet të ketë gati shkrime për çdo
punë, për çdo gjëmë që
mund të takojë një ditë, që
të mos ndodhet gafil. Për shembëll:
këtë natë, në mes të natës,
mund të na vijë një tel-shkrim të
na lajmërojë se Haxhi Aliu hëngri buk'
e fiq e vdiq! Drejtor' i "Lirisë" s'ka
kohë aherë të msojë s'e kur lindi
i ndieri, nga kush lindi, ku lindi, ç'ka bërë
dhe ç'nukë ka bërë në jetë
të vet. Për këtë shkak, Skëndo
beu bën gati shkrimet... dhe kështu Haxhi
Aliu mund të vdesë kur të dojë,
gazeta jonë do të shkruajë për
të gjer' e gjatë q'atë çast.
Adham-Uti : (Këqyr dorëshkrimin.):
He, he! Pa dyshim, Haxhi Aliu do të kënaqej
fort sikur të këndonte këtë shkrim
plot me lëvdata!... Pra, më thuaj, bre Zenel,
sa dit' janë q'u shkrua ky artikull?
Zeneli:
Janë mjaft dit', zotëni, se drejtori i "Lirisë"
di ç'punon kurdoherë; për gjithë
njerzt e çkëlqyer kemi gati shkrime të
vdekjesë! Kemi për mbretrët, se jet'
e këtyre varet shumë herë nga një
filxhan me kafè, nga një thikë, nga
një revol!... Kemi shkrime gati dhe për
deputenjtë, se më të shumët janë
pleq... kemi për shkronjëtore të ndëgjuar,
për njerëz të mëdhenj, me një
fjalë.
Adham-Uti :
Për njerëz të mëdhenj?
Zeneli:
Po si, po! Ky për shembull, një shëronjës
i math mund që të bëjë këmbët
bigë si çdo njeri tjetër...
Adham-Uti :
Ashtu bir, ashtu vërtet (Si mendohet ndo pak.).
Nukë më thuaj, paç uratë, më
ke a s'më ke për të math, mua Adham-Utin?
Zeneli:
Më pyet në je plak?
Adham-Uti :
Jo, bre bir! Të pyes a më ke mua për
radh?
Zeneli:
Në je fort i gjatë?
Adham-Uti (Me butësi):
Jo, bre Zenel! Dua të më thuash në
jam dhe unë një njeri i math, domethën
jam i ndëgjuar si shëronjës,
si shkronjëtor ?...
Zeneli:
Ashtu thuaj, de!...
Adham-Uti :
Folë pa ndrim. Unë, doktor Adham-Uti as'jam
njeri i math?
Zeneli (Me ndrim):
Në je?...
Adham-Uti :
Njeri i math?
Zeneli:
Besa! S'do pyetur: je i math?
Adham-Uti (i kënaqur):
Mos qesh me mua!...
Zeneli:
Jo, për kokë të Skëndos, s'ka
dyshim që je i math!
Adham-Uti :
Nga më kuptove?
Zeneli:
Se nukë je i vogël.
Adham-Uti :
Tjetër shkak?
Zeneli:
Se ke mjekër dhe s'ke qime në krye, je shinik,
ma ke si kungull! Ndaj them se duhet të jesh
a qeros,a i mençur.
Adham-Uti (I kënaqur):
Ditke dhe të tilla?
Zeneli:
M'i ka mësuar gjyshja, ndjesë pastë!
Adham-Uti :
Ndjesë pastë! Paska qenur e mençur.
Beu yt, Skëndo beu, do të ketë bërë
gati dhe për mua një shkrim të vdekjes.
Folë, bre Zenel, më qafsh!
Zeneli:
S'do pyetur! S'ka dyshim; se vërtet s'je deputet
po s'je sot trim i ri, je burr' i thyer... fjala mos
na daltë e daltë e marrtë dhenë!...
Adham-Uti :
Mirë, mirë! Po, bre Zenel, a mund të
të vë besë?
Zeneli:
Për ç'punë?
Adham-Uti :
A mund ti mbash fjalë të fshehur?
Zeneli:
Sa për këtë gjë, mos ki frikë:
Jam si peshku... S'me kërren dot fjalë as
me darë. Shpyrti më del po fjala s'del nga
goja ime! (Me vetëhe). Ndë kish' e ndë
xhami...
Adham-Uti :
Fort mirë! Më kënaqe... Na merr këtë
mexhite.
Zeneli:
Sido që jam mysliman më vjen të bëj
kryq me dy duar...
Adham-Uti :
Pse?
Zeneli:
Thonë që je fort dorështrënguar.
Adham-Uti :
Mos beso botën.
Zeneli:
Një mexhite për mua?
Adham-Uti :
Kam dhe dy të tjera për ty, bre Zenel, sikur
të më tregonje...
Zeneli:
Dreq o punë! E mora vesh, për zonë!
Do të shoh ç'ka shkruar im zot dhe për
ty... shkrimin që do të botojë "Liria"
kur të na lesh shëndenë?
Adham-Uti :
Të lumtë, a ma rrëfen?,
Zeneli:
Dreq o punë! Pse jo! Po të lutem dhe unë,
në vend të mexhiteve të më bësh
një të mirë tjetër që s'të
kushton gjisend prej xhepit, se thonë që
jot shoqe t'ep vetëm pesë grosh ditën...
Adham-Uti :
ç'kërkon nga unë, bre djalë?
Zeneli:
Këtu, s'kërrej gjësendi, vetëm
sa jetoj si mos më keq.
Adham-Uti: E?...
Zeneli:
Mendonem të vete në Misir, n'Aleksandrie.
Adham-Uti :
E pastaj?
Zeneli:
Ty, zotni, s'të bëhet fjala dy, ndaj të
lutem të m'apsh një letër për
kryetarin e "Bashkimit" të më
verë në punë.
Adham-Uti :
Po a e di emërin e kryetarit?
Zeneli:
Besa jo! Emri s'më vjen ndër ment, po më
kanë thënë q'është një
mustaqemath me një trup atje lart dhe me dy sy...
Adham-Uti :
Do të thuash: një copë mish me dy sy!
Ha, ha, ha... doemos që ka të holla?...
Zeneli:
Po, zotëni, ka do ara nga e shoqja; është
nga ata burra që rrojnë nga gratë!
Adham-Uti :
S'është për të sharë për
këtë punë, mor i mallëkuar, se
dhe unë vetë... po ç'na duhen këto
fjalë? Thuaj pra, ç'punë do të
kërkosh nga kryetari i "Bashkimit"?
Zeneli:
Faqja me nder të më verë tellall ndë
bursë.
Adham-Uti :
Po a di ti të besh një të tillë
punë?
Zeneli:
Po si po! Të kam një zë si shpellë...
Adham-Uti :
Zë të fortë ka dhe veshgjati, po s'rryn
dot në bursë, bre Zenel. Pastaj sa mund
të fitojë një tellal që të
ushqejë vedin dhe familen e vet?
Zeneli:
Unë, doktor efendi, familje s'kam. Vërtet
rroj me një grua disa vjet, po s'e kam me kurorë.
Adham-Uti :
Mos thuaj "kurorë", po thuaj ti je
mysliman. E mira është ta bësh grua,
që të rrosh në ndër në sy
të botës.
Zeneli:
Bota pandeh se unë jam i martuar: them kurdoherë
dhe gazeta "Kuvendi"
kështu ka shkruar.
Adham-Uti :
Po kini gënjyer ti dhe "Kuvendin"?
Zeneli:
Zotëri, gënjeshtra është kripa
e së vërtetës, si më ka thënë
sekretar' i
"Bashkimit" mot që pat ardhur në
Selanik.
Adham-Uti :
Kush, bre dreq?
Zeneli:
S'mbajtke ment fare, bre djalë, i paske trutë
si hirre! Për këtë lëngatë
kam shkruar një libër fort të çuditshëm.
Zeneli:
Doktor efendi, e gjeta! E gjeta!
Adham-Uti :
S'e thon' Arkimidhi, jo; sekretar' i "Bashkimit"
quhet zoti Maçi!'?
Adham-Uti :
E ç'të thosh zoti Maçi?
Zeneli:
Më thosh se ndë Misir gjithë shqipëtarët
janë të verbër dhe vetëm ay është
me dy sy, pa i gënjen dhe i mjel pareshtur.
Adham-Uti :
E vërteta është se shqiptarët
e Aleksandrisë kanë qenë gjithmonë
grekomanë të rreptë dhe zoti Maçi(Leonidha
Naçi) ca më tepër, njeri i poshtër,
njeri rrugash, i ka hequr nga hunda, për të
tradhëtuar atdhenë, sikurse kanë vepruar
doktorët e mallëkuarë Harisi, Harisi,
Naumi dhe Tru-Tuli(M. Turtulli) që arriti në
shkallë të naltë me thashetheme, me
llagëme, me djallëzira, me dhelpërira.
Pra dhe Maçi yt, bre Zenel, këtë
rrugë ka zënë. Mos më keq, o zot!...
Zeneli:
Aherë qenkam krejt budallë që s'e paskam
kupëtuar. Të të them të vërtetën:
diç mora erë...por kur e pashë të
veshur kaqë bukur, pusho Zenel, thashë me
vetëhe, se ky zotëni do të jetë
doemos një shqipëtar i çkëlqyer.
Adham-Uti :
Veshur bukur, po! Por duet të dish se petkat
i kish blerë duke grabitur arkën e "Bashkimit"!
E di fort mirë unë këtë faqezi!
I duket vedi buall dhe është vetëm
një krimb i dheut. Le të vejë pra në
dreq të math bashkë me miqtë e vet,
dhe të vimë në punën tonë.
Ku e kishim fjalën?
Zeneli:
Ku e kishim fjalën?
Adham-Uti :
A! Fjala ishte për jetëshkrimin që
do të botojë "Liria" për
mua kur të vdes. Që të ma tregosh,
të fala një mexhide.
Zeneli:
Dhe më dhe fjalën e nderit dhe për
dy mexhide të tjera.
Adham-Uti :
Sa bukur mbajtke ment kur të vjen mbarë!
Tregoma pra, dhe kur të shkoç në
Misir do t'i shkruaj kryetarit "Bashkimit",
kushdo qoftë, mustaqemath a një copë
mish me dy sy, të të ndihmojë,
Zeneli:
Besa!
Adham-Uti :
Besa-besë, more dreq, vetëm të më
tregosh shkrirain që ka bërë gati për
mua Skëndo beu.
Zeneli:
Pse jo: po tani s'kujtonem dot se ku gjendet.
Adham-Uti :
Kërko, më rrofsh
Zeneli:
Po duet të ma kthesh prapë që ta vloj.
Adham-Uti :
S'ka dyshim.
Zeneli:
Fort mirë! Kur ta gjej, një ditë...
Adham-Uti :
Ç'ditë, bre burrë! E dua tani.
Zeneli:
Tani? (Kërcet telefoni dhe Zeneli vete me vrap
e pyet me telefon): Allo!... Unë Zeneli!...Kush?
Posi, po; erdhi dhe po të pret këtu doktor
Adham--Uti, po zonjëza Lulushe s'ka dhe ardhë.
(Te Adham-Uti) Ësht' im zot, Skëndo beu.
Adham-Uti :
A! Dale të flas vetë më bëjnë.
(Shkon në telefon). Allo!... Jam unë Adham-Uti...
Shumë mirë, po ti qysh je?... o si, po,
kur më the i vajta në shtëpi... Po,
i dhemb një sy. Ç'duhet bërë?
Pas mendjes sime syr' i sëmurë duet kërryer
me vrap, që të mos i dhembë dhe tjetri!...
I thashë po nukë kandiset. T'i vete prapë?
Fort mirë, po kush do të më paguajë?...
A! Zotrote, fare mirë!... Kur? Që këtë
çast vete t'i kërrej synë, në
më lëntë!... Ashtu po, pas dy ore do
të kthenem këtu të flasëm për
abetarin shqip... do të shoç, do të
shoç se ç'është!...Ma, të
të gjej vërtet ndë klub!...
Po si, po: edhe zonjëza Lulushe duet të
gjendet këtu...
Të fala shumë... Qofsh me shëndet!
Zeneli:
Kujt i dhemb syri, doktor efendi?
Adham-Uti :
Si s'e paske mësuar? Mehdiut.
Zeneli:
Mutesarifit?
Adham-Uti :
Skëndo beu me lutet ta shëroj.
Zeneli:
Dhe zotnia jote kërkon t'i kërrej synë?
Adham-Uti :
Ndryshe s'bëhet, se i pëlcasin që të
dy. Unë e kam gjetur këtë methodë
të re: të dhemb një ' dorë? Preje
që të shpëtojë tjetra! Të
dhemb një këmbë? Me vrap sharroe që
të shpëtosh tjetrën! Të dhemb
një sy? Kërreje çpejt që të
mos sëmuret dhe tjetri!
Kështu m'ra dhe për time shoqe: i dhembi
një ditë syr' i djathtë: me vrap ja
qita dhe sot syr' i mëngjër është
shëndosh e mirë, sa shikon edhe natën...
Zeneli (I habitur):
Dreq o punë! Shëroke fort bukur! Ahere,
zotëni, po ti dhembi do kujt koka, i dash'ka
prerë?
Adham-Uti :
Pusho, bre Zenel! Këto gjë'ra janë
të larta, të thella; ti s'i kupëton
dot... unë kam ngrënur jetën time...Po
mos harro, të lutem, fjalën që më
dhe për jetëshkrimin.
Zeneli:
As zotrote mos harro të dy mexhidet.
Adham-Uti :
Peshin, bre burrë! Po kërko të gjesh
sa të vete te Mehdiu dhe të kthenem. Ah!
Po të vijë zonjëza Lulushe këtu,
thuaj të rrijë të më presë.
Zeneli:
Fort mirë, doktor efendi. Udha e mbarë!...
(Adham-Uti del jashtë).