Çun Mula
Kah po vjen more Çun Mula?
Pre Kelmendit sot u ula.
Më zanë rruga me shumice
Pre Kastrit deri në Kamice.
Mali Hotit po gjëmon; Mali Hotit.
N'Podgorice po gërset topi,
Gërset topi dhe pushka
Po na vijne topat me mushka,
Nëpër mal e nëpër fusha,
Nëpër mal e fushavet...
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - Koment
Temat heroike përshkojnë tërë
historinë muzikore shqiptare. Mund të gjenden
këngë që himnizojnë heroj mitologjikë,
luftëtarë të Mesjetës që
luftonin pushtuesin Turk, ose si në rastin e
Çun Mulës, këndojnë luftën
e shqiptarëve kundër ushtrive malazeze pas
vendimit të Kongresit të Berlinit.