Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Muzika Popullore
 

Folklor

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Këngë Historike

Këngë për Zenel Kadrinë

Ej, t'hanën mrami e to poj në buzë akshami,
Ej, giam e madhe, o besa, nga Gojani!
Ej, zhurm po ban o po niaj ajroplani,
Ej, ajroplani, hej bre, pika pika.
Ej, çuna kishte po do njajo Amerika,
Ng'Amerika moi nga Inglatera.
Oho, a duen me hjedhun po kriminela?
Oho, parashuta o na i Ishojn si gjela;
Hej bre, Ishojn si gjela po në parashuta.
Hej bre, shpejt ka shkue o fjala te Puka,
Hej ej, shpejt te Puka o te policija.
E na dha urdhni, me shpejt ka ra bojria.
Ej, na u ka pri Zenel Kadrija;
Na u ka pri Zeneli vet.
Kur kanë shkue bjeshkësh përpjet,
Kriminelat jane përpjekë.
Hej, flet ky Zeneli, me za u thrret:
"A dorëzohi, a doni me vdekë?"
S'bajnë llafe. Pushka kërcet.
Tue ra borë, tue ra shi,
Kërcet pushka, merr shinë allti
O Zenel Kaderija! O vdiq per Shqipnie, hej!

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment
Kjo balladë e ekzekutuar në stilin epik-recitues, karakteristikë e pjesës Veriore të vendit, tregon përpjekjet e diversantëve të mbështetur nga Fuqitë Perëndimore, për të shkatërruar stacionin hidro-elektrik të Pukës në fund të viteve '40 si ndëshkim për politikën proruse të qeverisë shqiptare. E kemi integruar në rubrikën tonë këtë këngë jo për qëllime nostalgjie apo politike por sepse pasqyron karakteristikat e degëve të këngëve popullore.

Muzika Popullore

Hyrje

Këngë Nizamësh

Historike

Dashurie

Djepi

Vaje

Vajtim

Lirike

O Bilbil sakat, sakat

Karakteristike

Llazore


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003