Një studim sistematik i muzikës
tradicionale shqiptare u bë i mundur vetëm
në fillimet e viteve '30 falë muzikologut
Y. Arabatski i cili mblodhi këngë dhe melodi
popullore shqiptare. Për shkak të formimit
të veçantë malor të vendit dhe
për shkak të vështirësive të
lidhjeve e cila kushtëzohej nga mungesa e rrugëve
të komunikimit, muzika shqiptare ka ruajtur të
paprekura karakteristikat dhe format e saj deri në
vund të viteve 1800. Mungesa e ndikimeve është
më e qartë nëse shihet në lidhje
me arbëreshët e Italisë.
Bashkësitë e formuara nga pasardhësit
e shqiptarëve të cilët u larguan nga
Shqipëria në mesin e dytë të viteve
1.400 për të mos rënën nën
zgjedhën turke dhe që kanë ruajtur
gjuhën e tyre dhe traditat e tyre muzikore. Studimet
e Arbatski-t u zhvilluan nëpërmjet përmbledhjeve
të regjistrimeve fonografike të shtrira
në të gjithë territorin e Shqipërisë,
të cilat ishin realizuar nga studiuesit e folklorit
dhe të etnomuzikologjisë rreth viteve '50.
Polifonia Vokale
Shqipëria dallohet nga ana muzikore për
një traditë të pasur në polifoninë
vokale. Ky tip melodish polifonike zakonisht këndohet
nga dy, tre apo katër zëra, të ndjekura
nga një kor burrash apo nga një kor grash,
pa shoqërim istrumental. Por kemi edhe melodi
të kënduara nga zëra të ndërthurrur,
të cilat edhe pse kanë ekzistuar edhe me
parë kanë marrë më tepër
zhvillim pas çlirimit të Shqipërisë.
Polifonia vokale shtrihet në pjesën mesdhetare
të Shqipërisë nga lumi Shkumbin deri
në Çamëri.
Kjo zonë ndahet më pas në dy sisteme
polifonikë. Sistemi Lab që përfshin
rrethin e Tepelenës, Vlorës, Gjirokastrës
dhe një pjesë të Sarandës, dhe
sitemi Toskë që nis nga lumi Vjosë
dhe deri në lumin Shkumbin duke prekur rrethinat
e Strugës, Ohrit, dhe deri në Prespë
në Maqedoni. Nëse sitemi Lab dallohet për
ndryshimin e thellë mes zërave, sitemi Toskë
përkundërazi përmban një ritëm
të lirë dhe një ecuri të zërave
me intervale muzikore më dalluese dhe me shoqërime
që pasurojnë meloditë. Repertori i
tyre është i ndërtuar më së
shumti nga këngë historike me karakter të
theksuar nacionalist dhe nga këngë me origjinë
fshatare për dashurinë, shpotitëse
apo ninulla.
Muzika Instrumentale
Muzika instrumentale shqiptare shoqëron këngët
e vallet dhe përbën atë orkestër
që quhet "Saze". Në përgjithësi
në veri të vendit zë vend të dukshëm
një formë radikale muzikore e këngëve
epike, më të vjetrat e të cilave janë
Rapsoditë për Kreshnikët. Këngëtari
(rapsodi) shoqërohet nga vegla muzikore me tela,
ndërsa në Jug pikërisht për gjurmën
polifonike të këngëve, funksioni i
instrumenteve është i drejtuar drejt një
virtuizmi. Instrumentet e frymës përdoren
në të gjithë vendin. Instrumentet shqiptare
kanë një shpërndarje heterogjene dhe
shpesh nga struktura dhe teknika e përdorimit
nuk përputhen më traditën e folklorit
të popujve fqinjëve.
Si shembull mund të përmendim "Lahutën"
(instrument një tel që realizohet me hark),
"Bakllamaja" (instrument me tre tela i përdorur
në zonën e Korçës dhe Pogradecit),
"Çiftelia" (instrument me dy tela
shumë i përdorur në gjithë vendin,
sidomos në Veri), "Sharkia" (instrument
me pesë tela që përdoret për të
shoqëruar vallet në Kosovë), "Buzuku"
(instrument me gjashtë tela), Fyelli (culedjaria,
instrumenti me antik i Shqipërisë i përmendur
që në shekullin e V apo të VI para
erës së re), Bilbili (që imiton timbrin
dhe cicërimën e zogjve), Kavalli (instrument
me origjinë baritore), Surla (përdoret në
muzikën e karakterit epik) dhe në fund tamburet
e përmasave të ndryshme Daullja dhe Lodra
që shoqërojnë këngët dhe
vallet pothuajse në të gjithë vendin.
Muzikantët
Qëndrat më të rëndësishme
të shpërndarjes për formimin e muzikantëve
që aktualisht janë prezentë në
skenën artistike shqiptare janë, qyteti
i Korçës ku mund të përmendim
Eli Farën, këngëtarja më e dashur
dhe më e famshme e Jugut të vendit, e njohur
edhe jashtë Shqipërisë për turnetë
e shumta; qyteti i vogël malor Permeti ku kanë
lindur dy muzikantë të njohur popullorë,
klarinetisti Laver Bariu i cili akoma jeton në
qytetin e Përmetit dhe Remzi Lela i cili tani
jeton në Tiranë dhe është lideri
i grupit që shënon numrin më të
madh të regjistrimeve muzikore të viteve
të fundit, Familja Lela nga Përmeti. Përsa
i përket traditës së këngës
epike në Veri të vendit mund të përmendim
këngëtarin dhe muzikantin me sharki z.Bytyçi.
Organizimi
Vlerësimi dhe përhapja e trashëgimnisë
muzikore shqiptare i ka mbijetuar edhe skemave të
diktaturës komuniste. Orkestrat tradicionale
janë zgjeruar edhe me instrumente të tjera
si kitara dhe fizarmonika dhe se fundi edhe instrumente
elktronike si organo. Një takim me rëndësi
ka qenë për shumë kohë Festivali
i Gjirokastrës i cili pas disa vjet ndërprerjeje
ka filluar të zhvillohet përsëri. Ky
festival zhvillohej çdo 5 vjet nga Radio Televizioni
Shqiptar dhe ishte një aktivitet që afronte
brezat e vjetër dhe të rinj të këngëtarëve
popullorë nga krahina të ndryshme.