Skënderbeu një menatë
E Skënderbuku një menat-e
E, çë me mbjodhi kumpanjinë,
E, çë me mbjodhh e me mbitoj-e
E, mish kapronj e ljepurish,
E me krena e fëlezazish.
E, kur më ish për me fermuar,
E, duall ndër balkunezit,
E shloj sit' ndë një rahj
E skamolen një spijun.
"E cili ndër ju më gjendi
E, të më vej' nd'atë rahj
E skamolenjë atë spijun".
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - Koment
Si rrjedhojë e pushtimit të Shqipërisë
nga Otomanët në vitin 1479 shumë familje
shqiptare braktisën vendin e tyre dhe u strehuan
në Itali. Në Italinë e Jugut edhe sot
e kësaj dite gjenden komunitete Arbëreshësh
të cilët kanë ruajtur gjuhë, zakonet,
traditat dhe kulturën e të parëve të
tyre. Këngët epikë për Skënderbeun
janë pjesë të kësaj trashëgimnie.