Fuat Bahani
Të djelë sahati tetë
Se ç'u ndez një luftë e shkretë.
U vra Fuati vet' i tretë
Edhe Dulja me Demirë,
Që t' tre shokë të mirë...
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - Koment
Gjatë Luftës së Dytë Botërore
rrethi i Korçës qe një vatër
e ndezur lufte ndërmjet partizanëve dhe
pushtuesëve. Kjo copëz kënge tregon
vdekjen e disa partizanëve, një ndër
të cilët është Fuat Bahani, i
cili i ka dhënë edhe titullin kësaj
kënge.