Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Muzika Popullore
 

Folklor

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Këngë Dashurie

O Katina Nina-Nina

Vajz'e bukuro,
Pa dil të të shoh,
Moj Katina, Nina Nina,
Vajz'e dashuro.
Pa dil në penxher,
Të të shoh një herë,
Moj Katina, Nina Nina,
Zëmërën ma merr.
Fol një herë me gojë,
Thuaj të shpresoj,
Moj Katina, Nina Nina,
Pa ty s'mund të rroj!
Siri it më tret,
Zëri it më vret,
Moj Katina, Nina Nina,
Bukuri je vet.
Pranvera afron,
Bilbili Këndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Hajde pse mejton.
Hajt se nata shkon,
Hëna perëndon,
Moj Katina, Nina Nina,
Djalëria shkon.

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - Koment
Këngë me katër zëra që i përket traditës polifonike Labe. Autori i këngës, këngëtari popullor Noço Muka, është një nga të parët që i ka regjistruar në studio kompozimet e tij dhe ka inçizuar disqe.

Muzika Popullore

Hyrje

Këngë Nizamësh

Historike

Dashurie

Djepi

Vaje

Vajtim

Lirike

O Bilbil sakat, sakat

Karakteristike

Llazore


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003