O Flamur i kuq me lule
O flamur i kuq me Lule
Derë më derë ç'u ngule,
Parësinë e sëmure
Parësinë e vilajetit.
Hodo kapetan i detit,
I rri përkarshi dovletit.
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - Koment
Këngë polifonike me katër zëra,
i përket rrethit të Gjirokastrës, e
kënduar më një stil që i dallon
këto këngë me përmbajtje legjendare
dhe historike. I këndon kryengritjes shqiptare
kundër reformave të Tanzimatit në 1847,
vit ky në të cilin populli i udhëhequr
nga Hodo Nivica dhe Tafil Buzi thyen turqit, të
cilët donin të rekrutonin ushtarë shqiptarë
për luftrat e tyre dhe të vinin taksa të
rënda.