Gjon Kastrioti, qysh se mërgoi
i vogël nga Shqipëria, ndodhej në Itali,
në Mbretërinë e Napolit, pranë
feudeve që Ferdinandi i kishte dhuruar Skenderbeut;
më 1480, kishte hyrë në radhët
e ushtrive napolitane dhe luftonte kundër ushtrive
turke në Otranto. Një delegacion shqiptarësh
nis në Napoli dhe iu lut mbretit Ferdinand ta
lejonte dhe ta ndihmoníe Gjon Kastriotin të
kthehej në Shqipëri. Dhe kështu nga
fundi i korrikut 1481, Gjon Kastrioti, i shoqëruar
prej disa kapedanësh dhe pak ushtarësh të
tij, bashkë me armë, mjete lufte dhe me
katër galere që i vuri në dispozicion
Ferdinandi, zbarkoi në jug të Durrësit.
Në Shqipëri, Gjoni, sapo zbriti, u njoh
nga kryengritësit shqiptarë, si udhëheqës
dhe princ i tyre. Me ardhjen e tij, kryengritja u
përhap edhe më tepër. Për të
shtypur levizjen, Sulejman Pashë Eunuku, i cili
me cilësinë e tij si bejlerbej i Rumelisë,
kishte ardhur në Vlorë me ushtri të
shumta për luftë kundër Italisë,
nisi kundër Gjon Kastriotit, disa reparte ushtarësh
turq, por në përpjekjen që u zhvillua
midis Vlorës e Durrësit, ushtarët e
pakët të Gjon Kastriotit u thyen keq.
Disfata ia lëkundi këtij besimin në
suksesin e kryengritjes, prandaj vendosi të kthehej
në Itali. Por masa e kryengritësve sikurse
shënon një kronist i këtyre ngjarjeve,
nuk e la. Rreth tij u grumbullua një ushtri e
madhe shqiptarësh prej 6.000 këmbësorësh
dhe 400 kalorësish, në krye të tyre
Gjon Kastrioti, në një ditë të
gushtit 1481 u doli përpara turqve dhe korri
kundër tyre një fitore të shkëlqyer.
Luftime u zhvilluan edhe në bregdetin Shqipërisë.
Pasi zbarkuan Gjon Kastriotin dhe ushtarët e
tij, të 4 galeret napolitane nën komandën
e stradiotit (Stratiot, quheshin kalorësit e
lehtë shqipëtarë e grekë, të
cilët për të shpëtuar nga zgjedha
turke, kishin mërguar nga vëndet e tyre
dhe kishin hyrë në shërbim të
fuqive evropiane që ishin armiq të turqisë)
arbëresh nga Moreja, Krokondil Kladaj, filluan
veprimet gjatë bregdetit në drejtim të
Vlorës deri sa arritën përpara Himarës.
Me dukjen e tyre përpara bregdetit, himarjotët
nën udhëheqjen e Kostandin Muzakës
sulmuan turqit dhe së bashku me galeret rrethuan
nga toka e nga deti kështjellën e Himarës
e të Sopotit (Borshit).
Në ndihmë të ushtrive turke të
rrethuara në Himarë, u nis vetë Sulejman
Pashë Eunuku, bashkë me 3.000 ushtarë.
Por rrugës turqit u shpartalluan krejtësisht,
duke lënë 1.000 vetë të vrarë
e robër, midis robërve ishte edhe vetë
Suljeman Pashë Eunuku, të cilin më
vonë himariotët ia dhanë si plaçkë
të vyer lufte Gjon Kastriotit dhe ky nga ana
e tij ia dhuroi mbretit të Napolit. Pas fitores
më 31 gusht 1481, Himara u çlirua, disa
ditë më vonë u çlirua edhe kështjella
Sopotit. Më 10 shtator 1481, dhjetë ditë
pasi u çlirua Himara, ushtritë e dukës
së Kalabrisë , duke përfituar nga telashet
e turqve në Shqipëri, ua morën atyre
Otranton.
Me këto suksese, shqiptarët dhanë
një kontribut në dëbimin e turqve nga
Italia dhe njëkohesisht çliruan një
pjesë të madhe të Shqipërisë.
Viset e çliruara e njohën si princ Gjon
Kastriotin. U rimëkëmb kështu pjesërisht
principata e lirë shqiptare.
Principata shqiptare e mëkëmbur ishte
shumë e dobët. Vendi i rënuar nuk kishte
burime për ta mbajtur në këmbë
luftën e vazhdueshme. Qytetet e Shqipërisë
qenë të gjitha në duart e garnizoneve
turke e venedikase. Veç kësaj, Perandoria
Otomane, me ushtrinë e saj të madhe, ishte
shumë më e fuqishme se principata shqiptare
e dërmuar dhe e copëtuar, pa një ushtri
të organizuar, pa mjete lufte. Sulltani futi
pastaj në veprim dhe feudalët renegatë
shqiptarë të lidhur pas turqve, për
të mbjellë përçarje në
radhët e shqiptarëve. Më 1482 kryengritja
në Shqipërinë e jugut duket se u shtyp,
pasi këtë vit turqit ribënë edhe
nje herë regjistrimin e tokave të sanxhakut
të Vlorës, me përjashtim të krahinës
së Himarës. Në vitin 1483, Mbretëria
e Napolit bëri paqë me turqit dhe populli
shqiptar mbeti përsëri i izoluar pa një
aleat të jashtëm. Kështu tërë
pesha e ushtrive turke të grumbulluara në
Shqipëri ra mbi popullsinë shqiptare. Ushtritë
turke i vazhduan operacionet gjatë viteve 1482-1485,
pas luftimesh të ashpëra arritën të
ripushtonin në verën e vitit 1484, kështjellën
e Himarës, kurse sundimin në krejt Shqipërinë
mundën ta rivendosnin vetëm në vitin
1485. Edhe Gjon Kastrioti u detyrua të largohej
nga Shqipëria dhe të vendosej përsëri
në Itali. Më 1485 turqit bënë
gjithashtu edhe regjistrimin e tokave të sanxhakut
të Shkodrës.