Invazioni i turqve osmanllij detyroi
qindra mijë shqiptarë, kryesisht nga banorët
e qyteteve dhe të fshatrave të rënuara
ose të kërcënuara të mërgonin
në vende të huaja, në krahinat e ndryshme
të Italisë dhe pjesërisht në qytetet
e Dalmacisë të cilat nuk kishin rërë
nën sundimin turk.
Mërgime të tilla drejt gadishullit italian
ndodhën në masë të kufizuar, qysh
nga fundi i shek, XIV, kur turqit shkelën për
të parën herë shqipërinë.
Por mërgimi më i madh ngjau pas vdekjes
së Skënderbeut (1468), dhe kur ranë
qytetet e fundit të Shqipërisë në
duart e turqve (1478-1479). Në këto vite
u shpërngulën në masë me dhjetra
mijë familje. Mërgime të mëdha
ndodhën veçanërisht në vitet
1481, 1492 dhe 1506. Ato vazhduan në masë
më të kufizuar edhe në shekujt e mëvonshëm.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve të
mërguar u strehua në krahinat e Mbretërisë
së Napolit, pasi në këtë kohë
Italia e jugut, e rënuar nga luftrat feudale,
kishte nevojë për prodhues bujq që
të mbushnin zotërimet feudale të çpopulluara.
Veçanërisht në krahinat e Kalabrisë
dhe të Siçilisë u strehuan më
tepër se njëqindmijë shqiptarë
të ardhur në pjesën më të
madhe nga Shqipëria e jugut dhe e mesme dhe krijuan
aty rreth njëqind fshatra me popullsi arbëreshe.
Në vitet l530-1535 në Siçili u vendosën
edhe disa dhjetra mijë shqiptarë të
tjerë të ardhur nga Moreja (Peloponezi)
kur turqit i dëbuan përfundimisht spanjollët
nga ky vend. Në fund të shek. XV, që
nga Venediku deri në Siçili, burimet arkivale
përmendin në qytetet italiane dhe në
rrethet e tyre bujqësore, shqiptarë me shumicë.
Mjaft prej tyre, të varfër, pa ndihmë
e pa përkrahje, të mbetur rrugëve,
u kthyen në lypës ose vdiqën nga uria
e sëmundjet. "Nuk mund t'i shohë njeriu
- i shkruante papa Pali i II Filipit, dukes së
Burgonjës pa derdhur lot këta refugjatë
nëpër limanet e Italisë, të uritur
e të zhveshur, të shpërngulur nga vatrat
e tyre, që rrinë anës së detit,
e ngrenë duart në qiell, e qajnë e
vajtojnë në një gjuhë që
s'ua marrim dot vesh". Me kohë të mërguarit
që u vendosën në Dalmaci dhe në
Italine qëndrore dhe verilindore u asimiluan.
Vetëm në Italinë e jugut shumica e
madhe e shqiptarëve të mërguar, duke
qenë më kompakt, si në Kalabri e Siçili,
e ruajtën ,për shekuj me radhë gjuhën
amtare dhe shpresën për t'u kthyer një
ditë në atdheun e tyre. Edhe sot në
këto dy krahina ka akoma; komuna me popullsi
arbëreshe.
Numri i të mërguarve llogaritet të
ketë arritur në rreth dyqindmijë veta,
gati një e katërta e popullsisë së
vendit. Mërgimi i kësaj mase fshatare, veçanërisht
i popullsisë qytetare, e pakësoi numrin
e krahëve prodhues dhe e boshatisi Shqipërinë
nga mjeshtrit zejtarë si dhe nga njerëzit
e kulturuar. Nuk është e rastit që
shqiptarë, të cilët u shquan në
fund të shek. XV dhe në pjesën e parë
të shek. XVI, për kulturën dhe njohuritë
e tyre shkencore, qenë të gjithë të
mërguar dhe asnjeri prej tyre nuk banonte më
në Shqipëri.
Shumë nga banorët e krahinave të
pambrojtura që nuk kishin mundur të mërgonin
në dhè të huaj, kishin braktisur
vendbanimet e tyre dhe ishin strehuar në bjeshkët
e Shqipërisë së brendëshme malore,
me shpresë se aty do t'i shpëtonin hakmarrjes
dhe zgjedhës së turqve. Ky shtegëtim
vazhdoi edhe pas vitit 1479. Me mijëra fshatarë
u shpërngulën nga bregdeti i Himarës
dhe u vendosën në malsitë e Kurveleshit,
nga Myzeqeja në malsitë e Beratit e Skraparit,
nga fusha e Tiranës dhe e Durrësit në
malsitë e Bendës, Tamadhiese, Matit e Krujës,
nga rrethi i Shkodrës e i Lezhës si dhe
nga Kosova në thellësitë e brendëshme
të malsive veriore e verilindore. Në vendbanimet
e reja malore, ku tokat nuk u mjaftonin as banorëve
të mëparshëm, fshatarët u detyruan
të merreshin më tepër me blegtori duke
u zhytur në një varfëri edhe më
të thellë.