Me pushtimin e qyteteve të fundit
të Shqipërisë dhe pasi siguruan paqen
me venedikasit, turqit filluan të rivendosnin
në krahinat e nënshtruara rishtas regjimin
e tyre të timarëve. Para së gjithash
ata bënë një organizim të ri administrativ
në Shqipëri. Pranë sanxhakut të
Vlorës dhe të Elbasanit, u krijua edhe një
sanxhak i ri me qendër në Shkodër,
në kufijtë e të cilit, u përfshinë
viset Shqipërisë veri-perëndimore (krahina
e Shkodrës, Lezhës dhe Malsisë së
Madhe). Më 1499 sanxhakut të Shkodrës
iu dhanë edhe krahinat e Malit të Zi që
ishin pushtuar prej turqve katër vjet më
parë. Në fillim të shek. XVI sanxhakut
të Shkodrës iu dhanë edhe krahinat
Kosovës e Rafshit të Dukagjinit. Kruja me
Matin dhe krahinat lindore të Shqipërisë
u përfshinë në sanxhakun e 0hrit. Me
këtë organizim, sundimtarët turq hoqën
dorë nga politika e mëparëshme për
t'i grumbulluar të gjithë krahinat shqiptare
në një sanxhak të vetëm. Në
vend të sanxhakut të dikurshëm të
Shqipërisë, tani teritoret shqiptare u ndanë
midis 4 sanxhaqeve të ndryshëm.
Megjithatë turqit nuk mundën të vendosnin
dot autoritetin e tyre në të gjitha krahinat
e vendit. Krahinat malore të Pultit, Dukagjinit,
Pukës, Mirditës, Himarës, etj. mbetën
edhe këtë radhë jashtë kontrollit
të tyre.
Pas riorganizimit administrativ eminët turq
kryen brënda viteve 1482-1485 përsëri
regjistrimin e tokave në regjistrin e hollësishëm.
Ky regjistrim bëhej për të parën
herë në viset e sanxhakut të Shkodrës
dhe në disa krahina të sanxhakut të
Ohrit. Turqit me anën e garnizoneve të shumta
që mbajtën në Shqipëri, e vendosën
regjimin e tyre feudal ushtarak, në pjesën
më të madhe të vendit.
Megjithatë, turqit osmanllij nuk e vendosën
dot plotësisht regjimin e tyre të timareve
në krahinat e nënshtruara. Ata ndeshën
këtu në rezistencën e fshatarëve,
të cilët në disa raste as nuk i lejuan
eminët turq të bënin regjistrimin e
tokave të tyre. Në disa fshatra ku turqit
e bënë regjistrimin me anën e forcës
ushtarake, fshatarët i dëbuan spahijtë
sapo u larguan ushtritë turke. Rezistenca e gjatë
që vazhdoi në këto krahina, i detyroi
turqit të hiqnin dorë përkohësisht
nga përpjekjet e tyre për t'i kthyer fshatarët
malsorë në raja. Për të mos e
acaruar urrejtjen e këtyre malsorëve trima,
qeveritarët turq i deklaruan ata fshatarë-jyrykë,
duke i ngarkuar vetëm me pagesën e haraçit
në dobi të sulltanit. Malsorët e Kelmendit,
të cilët refuzuan për 12 vjet me radhë
të lejonin regjistrimin e tokave, u ngarkuan
më 1497 të paguanin "kuturum"
për çdo fshat, njëmijë akçe
në vit haraç për spahiun dhe një
mijë akçe haraç në vit ispenxhë
për sanxhakbeun. Por edhe këto detyrime
fshatarët nuk pranuan t'i paguanin. Ata i dëbuan
spahijtë dhe u bashkuan me luftën që
malsorët e krahinave të lira e vazhduan
edhe pas rivendosjes së pushtimit turk.