Faqja Kryesore  >> Historia  >> Sundimi bizantin
 

Historia e Shqipërisë - Sundimi Bizantin

   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
   
 

 


 

Lufta kundër Ikonave (ikonoklastët)

Duke gëzuar përkrahjen e pakufizuar të shtetit bizantin, kisha e krishterë e kishte rritur pushtetin e vet në gjithë teritoret e perandorisë. Një ushtri e tërë priftërijsh e murgjërish kishte mundur të rrënjoste në ndërgjegjen e masave të gjera besimin e verbër ndaj fesë, nënshtrimin ndaj bestytnive dhe frikën ndaj hakmarrjes së zotit. Për t'i paraqitur sa më hyjnore, priftërinjtë dhe murgjërit i mbushnin kishat dhe manastiret me ikonat e Krishtit. Shën- Mërisë dhe "shenjtorëve" të tjerë të kishës. Theologët u shpjegonin pastaj besimtarëve të tyre se prapa ikonës, që paraqiste mate-rialisht fytyrën e "shenjtorit", ishte i pranishëm shpirtërisht edhe vetë "shenjtori".

Prapa kësaj frenezie besimi fetar, kishat dhe manastiret kishin grumbulluar pasuri të shumta, sidomos sipërfaqe të mëdha tokash. Duke grumbulluar pasuri të mëdha kishat e manastiret shkaktuan urrejtjen e thellë të fshatarëve dhe lindjen e lëvizjeve popullore në formën e herezisë, kundër shfrytëzimit feudal, nga të cilat lëvizja më e gjerë u bë ajo e pavlikanëve, që filloi të rritej me shpejtësi në Azi të Vogël nga fundi i shek. VII dhe mori përpjestime të mëdha gjatë shek. VIII. Nga ana tjetër, kishat dha manastiret, të cilat qenë përjashtuar nga pagimi i taksave dhe nga shërbimi ushtarak, prekën edhe interesat e Perandorisë Bizantine e cila tani kur gjendja e saj e jashtme politike ishte mjaft e vështirë kishte nevojë të forconte ushtrinë duke kënaqur me toka shtresën ushtarake. Veç kësaj, tokat që kishin grumbulluar kishat e manastiret, i lakmonte edhe aristokracia ushtarake që po rritej e po forcohej nëpër provincat e perandorisë.

Kështu, në gjirin e klasës sunduese bizantine u zhvillua një luftë e ashpër për tokën dhe për të drejtën e përvehtësimit të rentës feudale nga fshatarët, e cila gjeti shprehjen e vet në të ashtuquajturën lëvizje kundër ikonave (lëvizja ikonoklaste). Aristokracia ushtarake i shfrytëzoi për interesat e veta kërkesat e pavlikanëve dhe me përkrahjen e tyre dhe të masave të tjera të pakënaqura, ajo mori pushtetin në dorë me perandorin Luani i III Izauri, një nga përfaqësuesit e saj më të mëdhenj. Më 730, pasi korri një varg suksesesh kundër arabëve dhe bullgarëve që kërcënonin perandorinë, Luani i III, shpalli ediktin kundër adhurimit të ikonave. Me këtë edikt filloi për Bizantin periudha e gjatë e luftës në paraqitje kishtare, por në thelb politike, që njihet me emrin e ikonoklastisë, domethënë e rrëzimit të ikonave kundër ikonilatrisë, ose adhurimit të ikonave. Në përputhje me ediktin e vitit 730 si dhe me vendimet e koncilit që u mblodh më 754 gjatë sundimit të perandorit Kostandin i V, pronat e manastireve dhe të kishrave u konfiskuan dhe u kthyen në prona ushtarake, murgjërit u shpërndanë dhe vetë manastiret u kthyen në kazerma, kishat u xhveshën nga ikonat, pikturat dhe mozaiket e shenjtorëve nepër mure u lyen me bojë dhe u zëvëndësuan me piktura laike. Fushata e ikonoklastisë ndeshi në kundërshtimin e ikonaklastëve, që përfaqësoheshin kryesisht nga murgjërit, nga një pjesa e klerikëve, nga pjestarët e aristokracisë së vjetër si dhe nga papa i Romës. Sinodi roman, që u mblodh më 731, i shpalli ikonoklastët armiq të fesë dhe të kishës. Qëndrim armiqësor ndaj ikonoklastëve mbajtën edhe kishat e manastiret e Shqipërisë të cilat, nëpërmjet mitr opolitëve të Durrësit e Shkodrës, vareshin akoma nga papa i Romës. Atëhere Luani i III, midis masave të tjera energjike që mori kundër ikonolatërve, shkëputi në vitin 732 nga vartësia e Romës, të gjitha peshkopatat e Shqipërisë dhe i lidhi ato me patrikun ikonolatërvet të Kostandinopojës. "Lufta e ikonave" rimori një hov të madh në fìllim të shek. IX. Nga dy letra që papa Theodhori i drejtonte më 813 kryepeshkopit të Durrësit, i cili vazhdonte t'i mbante lidhjet me Romën, mësojmë se kisha në Shqipëri kishte kaluar ditë të vështira, se ajo kishte pësuar sulme të forta plaçkitëse nga heretikët (ikonoklastët), dhe se numri i klerit ishte pakësuar aqë tepër sa papa ishte i shtrënguar të lejonte murgjërit, në kundërshtim me rregullat kishtare, të pagëzonin fëmijë.
Periudha e "luftës së ikonave" vazhdoi gati një shekull e gjysmë dhe mori fund me ardhjen në fronin bizantin, më 867, të perandorëve të dinastisë maqedone. Me ardhjen e kësaj dinastie kisha e rivendosi përsëri pushtetin e vet. Kjo luftë nuk kaloi pa lënë gjurmë në Shqipëri. Me përkrahjen e perandorëve të dinastisë së Izaurëve, ushtarakët e garnizoneve bizantine në Shqipëri fituan toka në kurriz të pronave kishtare e manastirore dhe forcuan kështu pozitat e tyre sociale, ndonse këto u kufizuan vetëm në Shqipërinë e ulët. Veç kësaj, gjatë furisë së ikonoklastisë, shumë kisha dhe manastire të braktisura u rrënuan. Ikonat dhe mozaikët që zbukuronin faltoret e krishtera u prishën. Në fakt, nga kjo periudhë Shqipëria sot nuk ka trashëguar asnjë vepër arti. Nga kishat e kësaj kohe sot njihen gërmadhat e kishës së Risilisë (Vlorë), të kishës së Plukut (Fier) etj. Në këto kisha vazhdojnë të gërshetohen gjurmët e artit antik me elementet e artit të krishterë, siç është, për shembull, gërshetimi i motiveve pagane (gjethja e akanthit, vezët, etj.) me simbolet e krishtera (kryqi, peshku, palloi, etj.), karakteristika këto të përgjithëshme në kishat e kësaj kohe.

Sundimi Bizantin

Shqiptarët e hershëm


 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003