Edhe në këtë giini
Anton Pashku është i veçantë:
e mbindërton tekstin e dramës mbi konvencionet
klasike (sidomos të tragjedisë) dhe me prirje
të qartë drejt antidramës. Njësoj
si tek proza, teksti i tij dramatik vështirë
se mund të rrëfehet si lidhje fabulare brenda
një shtrati kryesor. Më parë ai del
si ide, si mendim i fuqishëm, si portretizim
i gjallë i një dukurie, ngjarjeje, gjendjeje,
nga ku përmes ironisë, analogjive dhe parabolave
kohore sugjerohen realitete të tjera. Teksti
i kësaj drame është ndoshta teksti
me tensionin dhe ankthin më të madh dramatik
në letërsinë tonë. Fjala është
për kohën e pushtimit fashist (1939), që
si datë përmendet vetëm në një
rast, pa e përmendur as si fashizëm, as
si pushtim, as si dhunë; pa shprehur fare as
patetikë apo patriotizëm...
Drama ka dy pjesë (jo akte), dhe tri personazhe:
Lulashi, Lulua, Lulani, të cilët mund të
merren edhe si tri variante, tri perspektiva të
një personi. Tekstin e shqipton vetëm Lulashi,
duke e thyer shpesh monologun dhe ndërhyrjet
e paramenduara të të tjerëve. Monologu,
pra, është një kolazh tekstesh e dokumentesh
të kohës, si: afishe, deklarata, urime,
falenderime, kërcënime, reklama, që
së bashku paraqesin një tërësi
njerëzish, vlerash, antivlerash, ngjarjesh, ambiciesh,
ëndërrimesh... Kështu krijohet përshtypja
e një mjedisi shoqëror të përbërë,
ku individi humb personalitetin, humb vetveten. I
tillë është Lulashi, gjysmë i
shpëtuar, gjysmë i humbur, i cili në
zjarrmi e përgartje lëshon mendime të
tilla që tingëllojnë si kritikat më
rrënqethëse, ku ankthi e ironia shkallëzohen
në sarkazëm. Të krijohet pamja e një
shoqërie që identifikohet me një gjendje
kaotike, me një tollovi të përgjithshme,
me degjenerim moral, anarki mendimi, ndjenje, me zhdukjen
e skajshme të vlerave, ku mbi të gjitha
mbizotëron zëri i mashtrimit, i dhunës,
e i hipokrizisë. Si sdo shkrimtar i madh, Anton
Pashku e parandien dhe e paralajmëron përsëritjen
e kësaj gjendjeje tragjike në shoqërinë
shqiptare,të viteve tridhjetë, gjysmë
shekulli më pas, ashtu siç e ka projektuar
dhe në romanin "Oh".