LULANI: Mo'! Po kush namën e
zezë e bëri?
LULUA: Pulla!
LULANI: Pulla?
LULUA: Ajo, pra... Polli... Pulla polli!
LULASHI: Kalamishi sede Durazzo Filiali, corrispodenti...
Agenzia marittima, spedicioni doganali Noleggi...
Importazioni - esportazioni - commisioni - depositi-rappresentaze-transporti
terrestri Kalamishi... Sig rezulton edhe nga fatjava
e përshtatun me konditën e domosdoshme të
bazave fetare përkatëse që janë...
janë... që janë lehtësimi sa më
i madh e shpejtësia në therje përmos
me ndie kafsha dhimbjen e therjes... Kalamishi!
LULANI: As pulë as Llesh?!
LULUA: Po, po... (Merr gotën dhe e mbush.) As
pulë as Llesh!...
Hë… (E shpik gotën.)
Hë …Tiku-Tiku!
LULASHI: Pena klasike... Shtypi... pi Qetësohu,
baba!... Arritën biçikietat e modelit
të fundit Lengano Arritën!... pi... Shtypi
Qetësohu, baba!... Vizitoni Magazinën Rudolf
Pë Gurashi… Baba... Çmimet e biçikletave
janë jashtë çdo konkurrence Qetësohu...
Kryevepra e kryeveprave të Shekspirit në
Nacional Kurse në Magazinën Okazion keni
manifakturë, specialitete dhe fantazi... Shtypi...
Dasma madhështore e Princit Trashëgimtar
të Iranit me Princeshën Fevzie... Në
thertore nuk therin siç kanë therur më
parë, sepse tash përdoren pistolet speciale...
Dasma filioi me një darkë të shtruar
nga Perandoria Riza... Riza Shah Pehlevi... në
Pallatin historik të Gjylistanit Qetësohu,
baba, qetësohu! Çdo orë të ditës...
ke depoja numër dy gjeni qymyr të thatë...
pa pluhur dhe drurë sobe... të prera...
gjithashtu të thata e të qëndrueshme…
Baba... Pastroni kapelet tuaja në Misto Qirko...
Kundrejt Bashkisë… Me hekurosje e ngjyrime bëhen
krejt të reja... Merren edhe fotografi të
çastit...
LULUA: (duke lënë gotën e shpikur në
sofër) Minjtë marrin erë edhe kur flenë.
LULANI: Marrin, Lulo, marrin... Kur kanë mundësi...
LULASHI: Baba... Telef telegër A.Gë.I. shet
e blen, jep e merr troje për ndërtime, shtëpi,
dyqane,
bujtina,acienda, Sifliqe... Qetësohu, baba, qetësohu!
Dhuratat e dasmës janë ekspozuar në
Sallën e Palloit
të Pallatit Gjylistan... Shet e blen dhe jep
e merr... Te Kokobobo & C. Çdo lloj artikujsh-produkte
të
zgjedhura italiane e gjermane...
Pistole speciale për thertore... Çokolatina
- karamele - biskota-marmelata dhe pjie të jashtme
keni në ëmbëltoren Perugina... Baba,
qetësohu... Në ëmbëltoren Perugina...
Po tokën? Telef telegër A. Gë. I. I...
Ah, toka!... Më kanë thënë se
po shitet, përveç pjesës ku varrosen
pjesëtarët e familjes, tash gjashtë
breza...
Qetësohu, baba!... Gjithë natën Teherani
ishte i zbukuruar me drita përrallore... Shtypi...
Selim Bak Perl Shpuza: Qetësohu, baba. Në
shtëpi nuk kemi nji kurvë, por nji grue
të dytë... Do të vijnë gjerarkët?
Sigurisht... Meqë arritën biçikletat
e modelit të fundit Legnano
Selim Bak Perl Shpuza: Qetësohu, baba! Në
shtëpi nuk kemi nji kurvë, por nji grue
të dytë.
(Heshtje shumë e shkurtër.)
LULANI: Qetësohu?!
LULASHI: Imprese diverse!
LULUA: Qyqja!
LULASHI: Mosaici e marmi artificiali?
LULANI: Baba... Qetësohu, baba!
(Lulashi përpiqet të çohet, por nuk
mundet.)
LULUA: Col colori...
(Lulani kollitet, duke shikuar në një pikë
të përcaktuar Lulua mbush gotën, por
s'e pi, shikon në një pikë giithashtu
të përcaktuar, por diku përpara këmbëve
të tij, në dysheme.)
LULASHI: Te pavimenti... Një... Po, vetëm
një, vetëm një grue e dytë. (Heshtje
shumë e shkurtër)
Një.. Perl Shpuza: Qetësua, baba!... Qetësohu...
Në shtëpi, baba, nuk kemi nji kurvë,
por nji grue të dytë... nji grue, nji grue
të dytë Mirëpo, plaku, eh, plaku nuk
donte me marrë vesh, nuk donte… Gjithnjë
shkonte tue thirrë: hej, në shtëpi
kemi nji kurvë... kurvë! Dhe... Dhe tue
pamë pranë atë fare Ëang Lungun...
i tha menjëherë: unë, o Ëang Lung...
unë kishe veçse nji grue... dhe na e lavrojshim
tokën!... (Lulashi nuk mund të zotërojë
veten, hidhet e përdridhet, çirret). Hej...
Hej... unë them se kjo asht nji kurvë kurvë!...
(Çohet në shtrat. Kërcënon me
grusht). Dheplaku zgjohej me kësi fjalësh
në gojë plot urrejtje... kundër Zambakut...
Afrohej
te porta e Zambakut dhe thërriste: kurvë!...
kurvë!...
(Lulashi rrëzohet në dysheme. Lulani vrapon
kah al. Edhe Lulua. Rrokin Lulashin, por edhe
ata bien ai përpiqet t'u dalë duersh e të
sulet dikah përpara).
LULUA: Lulash!
LULASHI: Kurvë!
LULANI: (duke u përpjekur ta kthejë në
shtrat). Po, Lulash, po!
LULASHI: Ah!
LULUA: Lu... Lulash!
LULASHI: Kurvë!... Në shtëpi kemi nji
kurvë!... Çirret me sa zë që
ka) Kur-vo!
-----------------------------------------------------------
Fragmenti i dramës Gof është në
shenjë të zjarrmisë dramatike të
personazhit kryesor, Lulashit. Monologu i tij është
një përgartje, një e folur në
ethe dhe temperaturë të lartë. Ai përbëhet
nga fragmente të shkëputura të realitetit
(italian) dhe realitetit shqiptar. Autori e ndërton
atë nëpërmjet një vargu tekstesh
të shkëputura, të cunguara, afishesh
e reklamash, urimesh, kërcënimesh; një
përzierje të deklaratave të njerëzve
nga më të ndryshëm. Të jepet përshtypja
e një kohe dhe e një shoqërie që
gjendet në mjegull, që e ka humbur rrugën,
e mbi të gjitha, identitetin. Lulashi i shtrirë
në shtrat, mbase për vdekje, përmes
monologut të shqiptuar plot ndërprerje dhe
pauza është personali më tragjik që
nuk e di se ku gjendet, cili është e ç'rrezikon.
Tamam si dhe gjendja në të cilën ndodhet
shoqëria e sotme. Të ndodhurit askund është
dhe thelbi i tragjizmit të kësaj drame.