Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Martin Camaj
 

Martin Camaj

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

Ju po shikoni kete autor Martin Camaj

 
 

  Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

  Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Dranja (analizë)

"Dranja" u fillua së shkruari rreth vitit 1975 dhe mbaroi më 1979. Është vetë fati i poetit i ngjashëm me fatin e Dranjës, breshkës së mitizuar në madrigalet e tij, perëndeshës së kujtimit të dalë nga Dheu:
Po e kapi dikush si për lojë ta marrë me vete ndër dhena tjera, aio mbaron me të tana! Për Dranjen buzëhollë, lëpusha e laknës së huej nuk e ka shijen e duhun e njimsinë e avullit, i cili si me qenë pëlhurë, i mveshet bimësisë buzë Drinit në mëngjes. Larg këtij vendi edhe shpirtin e jep e s'prek gja me gojë". Breshkë, rruzull më vete "s'prek gja me gojë" dhe "shpirtin e jep", më vërtetësisht se në metaforë, ashtu si njeriu dhe shpirti i tij, që kur s'ka ç'të prekë me gojë mbahet me ngjizje: kur kujtoi këtë jerm nuk lyp shpjegim të një andrre, por me jepet me rrëmue mbi sende e frymorë të mbrumë me tharmin e gjakut tim.
"Dranja" ndonëse nuk është në vargje si madrigali tradicional, në përmbajtje i përket kësaj gjinie dhe si e tillë i kundërvihet trajtave të tjera letrare, të përdorura deri më sot në gjuhën shqipe. Në lexim e sipër, mundësisht të ngadalshëm, duhet patur parasysh se trajta e jashtme, historia e një breshke dhe e rrashtës së saj, lidhen me nënkuptime simbolike, me fjalë të tjera me zbërthimin e përmbajtjes së brendshme apo "teoremës". Me rëndësi për autorin është fjala e bukur poetike, ku bëhen përpjekje që gjuha t'i përshtatet lakueshëm çdo situate.
"Dranja" është një formë e re letrare për kulturën e shkruar shqiptare. Duke qenë thellësisht vepër simboliste, madrigalet mund të jetojnë edhe si copa më vete.


1925 - 1992

Jeta dhe Vepra

Proza
Poezia
Analiza
Fragmente
Poezi
Motiv Arbëresh
Retë e Oqeanit
Fuqia e Konës
Motiv i Vjetër në Kthim
Hoqa Fletën e Librit të Parë

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003