Kremtuem gjith natën i ri e i
vjetër kohën
që vdiq e vrame në mue.
E thanë: askush s'do të lypi gjak
për të.
Ajo nuk ishte festë, por drekë!
Në mëngjes mbas dere qentë
me sy keqardhës e të butë
nuk pritshin eshtna, por mue
me u nisë me ta shtigjeve bri lumit
teposhtë.
------------------------------------------------Koment
Është një ndër poezitë më
të bukura e njëkohësisht më private
të Camajt. Çasti i festimit të ditëlindjes
së një burri të vjetër, që
fatalisht ve re se koha, do të thotë jeta,
ka mbetur e vrarë brenda tij, përbën
frymëzimin tragjik të poezisë. Ai s'di
kë të akuzojë për vrasës
të kohës së vet, vrasësi ka mbetur
anonim, ndaj dhe s'ka se kush të pagujë
gjakun. Në këto rrethana afërsia me
qenin bëhet sa e dhimbshme aq dhe humane.
Koha i ka ngrënë gjithçka këtij
personali subjektiv, e ka nxjerrë kockë
e lëkurë. Simboli i lumit që e pret
në fund të poezisë mund të lexohet
edhe si vijimi i jetës së pasosur, por edhe
si caku që ndan dy jetët e prej kah nis
bota tjetër. Poezia duket sikur s'ka fund. Gjithçka
i lihet në dorë lexuesit, vazhdimi, përparimi
i paskaj, finalja e imagiinuar.
Me mjete thellësisht hermetike, ku fjala e zhveshur
nga cilësorët e panevojshëm qëndron
si monument, gur i rëndë në vendin
e vet, përveçse flet në mënyrë
të drejtpërdrejtë, më së
shumti sugjeron kuptime e imazhe.