Romani i gjashtë i Nazmi Rrahmanit
Rruga e shtëpisë sime, është rrëfim
mbi fatin e kosovarëve të çrrënjosur
me dhunë nga pushtuesi sllav, gjatë viteve
tridhjetë të këtij shekulli; vendosja
e tyre diku në Anadollin e Turqisë dhe rikthimi
i pjesës së mbetur gjallë të kësaj
familjeje në vatrën e vet stërgjyshore.
Kryetari i kësaj familjeje të shpërngulur
të Llapit, në vitet 1911-12, kishte qenë
luftëtar kundër pushtuesit osman, dhe tani,
i pafuqishëm ndaj terrorit të pushtuesit
të ri, kërkon strehim dhe shpëtim tek
armiku i dikurshëm. Do të jetë kjo
një golgotë tragjike që këtë
famille e sjell në kufi të shuarjes fizike:
vdesin gati të gjithë anëtarët
e saj njëri pas tjetrit në dhè të
huaj, duke ëndërruar kthimin tek fshati
i lindjes, me emrin "Përroi i Keq"
(dhe fshati, njësoj si titulli i romanit, ka
emërtim simbolik).
Fjala e fundit, amaneti i fundit i secilit përpara
vdekjes është: "kthehuni", amanet
ky të cilin do ta shpjerë në vend Bajrami,
i biri i Babës. Bajrami, që si fëmijë
është dëshmitar i aktit të çrrënjosjes,
e ngjall ëndrrën e kthimit tek djali i vet
i lindur në Anadoll. Një ditë, kur
mbetet fill vetëm me të birin, Shpëtimin,
ai vendos të kthehet duke e sjellë në
vend porosinë e të gjithëve, por dhe
ëndrrën e vet më të madhe.
Romani "Rruga e shtëpisë sime",
për nga teknika e narracionit shënon kthesë
dhe përvojë të re në rrugën
krijuese letrare të Nazmi Rrahmanit. Rrëfimi
romanor në këtë vepër kryesisht
mbështetet në evokimin e kujtimeve. Narracionin
e bart dhe e udhëheq kryepersonazhi, që
sipas mendimit të kritikut Sabri Hamiti, arrin
shkallën e heroit (arrin të realizojë
ëndrrën e shumë personazheve dhe të
tejkalojë shumë pengesa drejt këtij
udhëtimi dramatik dhe tragjik) Bajrami i ka të
gjalla kujtimet e shpërnguljes dhe pjesën
e kaluar në fshatin llapian Përroi i Keq.
E mban mend dhe rrëfen për terrorin serb,
si dhe për futjen e krimbit të dyshimit
midis banorëve të Përroit të Keq,
të cilët i bashkon, përkatësisht
i ndan ura. Është Përroni simbolik
që fut dyshim e mosbesim mes banorëve, që
e ndan hapësirën etnike, me çfarë
krijon konotacione metaforike për mosbesim dhe
ndarje globale etnike, shpesh me pasoja tragjike.
Kryepersonazhi rrëfen pjesën e rrugëtimit
dhe jetën në vend të huaj, goditjet
tragjike të njëpasnjëshme dhe aktin
e kthimit, që është pikëvrojtimi
i narracionit. Autori e ka zgjidhur pikërisht
Bajramin për perspektivë narrazioni, meqë
ai bart me vete dhe botën, dramën e Babait,
por synon që atë ta përcjellë
tek trashëgimtari, pasardhësi, duke mbuluar
kështu dy krahë kohorë.
Derisa te tipi i romanit "Malësorja"
autori rrëfen duke ecur, duke e ndjekur rrjedhën
e bëmave, të njerëzve, kryepersonazhi
që me këtë rast është dhe
narrator i romanit "Rruga e shtëpisë
sime", rrëfen pasojat e bëmave të
dikurshme. Te tipi i parë narrativi karakteret
lindin dhe formohen gjatë ecurisë së
tekstit, ndërsa tek tipi i dytë ara janë
të gatshëm, me tipare të caktuara të
karakterit, vetëdijes, filozofisë jetësore.
Tek tipi i parë i romaneve të këtij
autori, kryesisht rrëfehet në vetën
e tretë, me dialogë të paktë,
gati në nivel sentencial, kurse te romani "Rruga
e shtëpisë sime" rrëfen kryepersonazhi
në vetën e parë. Dialogu në këtë
roman është i llojit evokativ (Më kujtohet,
mbaj mend, etj ... ) dhe zhvillohet mes Babës,
Birit dhe nipit, por shpesh edhe mes uni-t të
dyzuar të kryepersonazhit, realizuar si monolog
i dialogëzuar. Pra, dallimi mes njërit tip
të romaneve të këtij shkrimtari dhe
tipit tjetër është në rrafsh të
proçedimit krijues, kurse si bindje dhe vetëdije
e krijuesit, për rolin e artit letrar në
jetë, për ndikimin e tij në botën
e njeriut, në filozofinë e të qenit
dhe të ekzistencës, teksti është
i formësuar dhe mbetet unik për tërë
veprën letrare të Nazmi Rrahmanit.