Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Azem Shkreli
 

Azem Shkreli

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

  Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

  Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

Ju po shikoni kete autor Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Karvani i Bardhë (analizë)

Kur u botua romani "Karvani i bardhë", (1938), ishte ngjarje letrare në Kosovë, jo vetëm pse autori i tij ishte një gjimnazist i panjohur, por para së gjithash për faktin se përballë asaj pak letërsie (poezi) dhe kurrfarë proze, romani i Azem Shkrelit qëndronte su-perior si vlerë. Edhe për këto dy arsye: lufta e fundit që është tema e romanit, jehona e së cilës ndihej akoma, nga autori i ri shihej ndryshe dhe nuk përputhej aspak me parimet e pasqyrimit bardhë e zi. Ndërsa, njerëzit që e mbartnin atë luftë, bota e tyre rrëfehej me një gjuhë të avancuar, gjuhë që s'provonte aftësinë e një të rrëfyeri burimor, efikas për të dhënë situta dhe përfytyrime komplekse shpirtërore.
Aso kohe, romani mbi Dyl Mehmetin, siç njihet më shpesh "Karvani i Bardhë", nuk arriti t'i hapë udhë një konflikti tragjik të brendshëm të botës shqiptare: si të ruhet profili pozitiv i Dyl Mehmetit nga njëra anë, dhe të kundërshtohet lufta e tij nazionaliste, antikomuniste nga ana tjetër; pra si të rezervohet simpatia e lexuesit, përkatësisht e autorit për të, dhe të refuzohet lufta që bën Dyl Mehmeti. Autori i romanit, gjimnazist, e ndjeu thellë këtë mospajtim dhe konflikt të brendshëm të imponuar artificialisht nga jashtë: jo të gjithë ata, për të mos thënë pjesa dërrmuese që e bënë luftën e vet, edhe pse kundër shumicës, nuk ishin dreqër të zinj. Autori shkon dhe më tej, jo të gjithë ata e donin më pak Kosovën dhe shqiptarizmin. Zgjidhja e brendshme e konfliktit në roman prandaj erdhi si rezultat nga jashtë: u desh që Dyl Mehmetit t'i vihet një njollë nga e kaluara. Edhe pse kështu, lexuesi asokohe e dalloi qartë mballomën artificiale që iu vesh kryepersonazhit. Ndërkaq, pikërisht për tendencën e brendshme të romanit dhe të kryepersonazhit të tij, si dhe të pranisë së emocionit negativ që e përshkon luftën e Dylit, për mënyrën dhe gjuhën e rrëfimit, "Karvani i bardhë" me dekada vazhdoi të jetë njëra nga veprat më të kërkuara.
Afërsisht ky është version i botimit të parë të romanit. Në versionin e ri, të botuar në vitin 1996, Dyl Mehmeti del i pastruar nga shpifjet dhe sajesat denoncuese. Tani ai del i vërtetë, i vetvetes, dhe në përputhje me natyrën autoktone. Shëmbëllyeshëm me figurat e shquara të personazheve monumentale, Dyl Mehmeti arrin të shquhet në majat e një rrethi të ngushtë personazhesh, që e shtrijnë larg rrezatimin në kohë dhe në hapësirë. Dyli bart me vete shtresime burrërore dhe tragjike të unit të vet, sublimon mpleksjen e së bukurës dhe së madhërishmes. Në tiparet e këtij personazhi, është koncentruar një frymë kombëtare e formës së filtruar moralisht. Ai, duke qenë i bindur se bën luftën e vërtetë, në fund gjen forcë morale t'u kundërvihet të gjlthëve, për të cilët po ashtu ishte i bindur se nuk e kanë drejt. Ai e ndien se pozicioni dhe perspektiva e luftës së tij janë të drejta, por e sheh se kundër asaj lufte janë të gjithë, ose pothuaj të gjithë. Një perspektivë e tillë, thelbësisht kontradiktore, e bën edhe më komplekse figurën e Dylit, e sprovon atë në rrafshe dhe situata të ndryshme, e ballafaqon me situata që mund t'i mbajë mbi shpatulla vetëm ai. Sprova e tij më e fundit dhe më e madhe, që e shpreh madhështinë e figurës, është ajo e ballafaqimit sy më sy me vdekjen, me të vetën dhe me vdekjen e të tjerëve. Përmes lidhjeve dramatike të episodeve të rrëfyera, që plotësohen dhe ndriçohen mes vetes, sajohet uniteti si shtrat i vizionit të Dylit, dëshmi e gjallë për një kohë dhe realitet.
Autori i këtij romani është i shkollës së rrëfimit të mirëfilltë klasik. Ai, llojin më të ndërlikuar letrar, romanin, e lidh me rrëfimin e një historie, pra është rrëfim i rrëfenjës. Rrëfimi në romanin "Karvani i Bardhë", lidhet me historinë e Dylit. Rrëfimtari është i gjithëditur, dhe nga kjo perspektivë rrëfen duke ndjekur kronologjinë kohore. Lexuesi që e ka të qartë dhe të njohur fundin e luftës së Dylit, përqendrohet në shtytësa dhe thurrje, me motivime dhe tensionime dramatike të kryepersonazhit dhe të personazheve të tjerë. Pra, fjala është për një luftë të humbur që në nismë. Luftën e Dylit duhet ta pranojmë si një metaforë dhe mesazh, në frymën që del nga bindja se lufta që fitohet pëfundimisht, vjen vetëm pas një
vargu betejash të humbura. Në faqet e romanit është një pasazh i fuqishëm, ku përsiatet rreth luftës, por që vjen si digresion apo ndërhyrje jashtë rrjedhës së fabulës, ku njëri nga personazhet do të shprehet kështu: E kemi krisur kur duhei dhe kur sduhej, kahmos dhe për këmos. Por luftë për të fituar jo, nuk kemi bërë.
Gjuha e rrëfimit në këtë roman, në shërbim të shpalimit të një bote komplekse dhe të nuancuar, është ana më e fuqishme e veprës. Zhbiruese, ajo vepron duke e udhëhequr rrëfimin, rrëshqet sferave të thella, i ndriçon ato dhe ngarkohet që andej rishtazi. Nga fjala e këtij rrëfimi, rrezatojnë impulse nga më kryesoret, duke nxitur përsiatje rreth kategorive madhore, siç është jeta, vdekja, lufta, frika, gëzimi etj. Është gjuhë rrëfimtare me fuqi të gjerë rrezatimi, me tiparet e të folurit të urtë, lakonik, dhe të kthjelltë deri në rreptësi. Eshtë një observim burimor, i pasuruar me shtresime originale. Ndjehet në këtë rrëfim një komentator rrëfimtar impulsiv, i një gjallërie anekdotike, një praktikë e rrëfimit, dalë nga një traditë e lashtë, e gdhendur nëpër shekuj si shtresim urtie popullore. Në këtë roman kemi dy rrafshe komunikimi: të folurin dhe atë të heshturin, praktikë rrëfimtare kjo që gjallëron rrjedhën e rrëfimit dhe mbart një rrezatim shumështresor.
Nga ky kënd romani ka një strukturë të natyrshme: Tiparet themelore të narratorit dhe ato të bartësve të veprimit, janë në harmoni të plotë, meqë dalin nga i njëjti burim i filozofisë dhe i urtisë gjatë komunikimit. Mbresa që del nga leximi i romanit "Karvani i Bardhë", është karakteristike. Kur kemi pështypjen se fjalia që sapo kemi lexuar, është kurorë përmbyllëse në paraqitjen e nië situate apo të një gjendjeje, kur jemi të bindur se çdo lëvizje më tej veçse mund ta zbehë fuqinë dhe tensionimin e arritur, befasisht, përmes fjalisë apo frazës që pason, hapet një faqe e re që e shkallëzon më tutje rrjedhën narrative. Gjatë gjithë kohës së leximit kemi përshtypje se udhëheq një rrëfímtar fjalëpak. Ndjejmë se çdo fjali e rrjedhës së jashtme tërheq dhe vë në lëvizje fjali dhe copa fjalish të brendshme, vizione e përfytyrime që trokasin nga paradhoma. Duke lexuar faqet e romanit, përkujtojmë autorin e poezisë sonë më të ngjeshur. Dhe ekspresioni, dhe bota shpirtërore është e së njëjtës prejadhje në prozën dhe poezinë e Azem Shkrelit. Edhe registri i figuracionit stilistik e legjitimon poetin.
Romani "Karvani i Bardhë" i Azem Shkrelit sjell një vizion tjetër mbi luftën që ai e kishte përjetuar si fëmijë. Është po ashtu një shprehje e re e rrëfimit të artikuluar si roman. Është një realizim kompozicional që shmang klishetë e deriatëhershme dhe duke qenë një sintezë mes romanit të personazhit dhe romanit psikologjik, përbën veprën më komplekse në letërsinë tonë.


1938 - 1997

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Lirikat e Dashurisë
Lirikat Atdhetare
Lirikat Refleksive
Poetika

Analiza

Poezi

Dhjatë e Re
Vdekja e Malësorit
Sogje
Liqeni
Nata në Kështjellë
Bregu i Mollës
Dukagjinçe
Këngë Vrugët
Kafsha e Zezë
Motive të Verdha
Psalm për Kosovën
Përshëndetje me Miq

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003