Mëtim i truar fshihu te pendimi
S'ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i
imi
Apo lindi befas trimëria
Nga të errëtat e gjakut. S'di po fryma
Kërkon shkakun t'i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t'pëshpërisë
bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re
Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç'linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më
i mirë
Dhe voglushë të verdhë do të
therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë
së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë
u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.