Plot fjala është me ju,
plot kupa, plot gjiri i nënës
Kudo e ngado është e juaja pos mohit, pos
orës së prapë
Dhe krismës prapa shpinës, po unë me
se të ju zbukuroj
në baladë, o miq, me se, o dega ime e epër
e fisit,
Atij tisi të hollë e tisi të rrallë,
tri herë të zier
Në ashtin tuaj e timin, po unë me se të
ju kem, me se-
Të ju përyjnoj, e vetëm ju e dini atë
bar të mirë
Atë lëng rrëzë fjale me të
cilin m'i mëkoni plagët
Ethet e qentë m'i përzeni kur kam zjarrmi,
kur digjem
Ujë etjes m'i jepni bri kroit të Martinit
e bri Kruje
Ullirin e moshës ma piqni, zotynë shëndet
iu dhashtë
Nga jeta e vet e popullit, nga gjaku, nga shpendi
ynë
Ju dhashtë, me se të ju di, me se të
ju zbukuroi në baladë,
e jeni sa krip ka koka, sa fij bari, sa deti, Alkal
Me Alkal ju dëgjoj e më ktheni me mallë
në shtizë