I mbrami peshkatar me ditën
e bjerrun n'rrjeta
Po kthehet. Unë eci duke prekur nëpër
mur
Pas zërit të heshtjes zvarem ngadalë
përpjetë
Hapin gur e kam. Edhe zemrën, gur.
Ja, tani kështjellës i kam hypë përmi
Vonë është terr. Nata, disi lëmekur
Merr frymë n'për vrimat që mezi shihen
zi
Dhe ankthëm m'kundrojnë si sytë e prindit
t'vdekur.
Mejtuar si fëmija i shkruaj do emra n'rrasë
E m'duket dashurisë sonë ia fala një
grimë amshim
Por gjerbë e rigës s'motit gurin do ta plasë
T'parën pranverë duke tallë mashtrimin
tim.
Prandaj me dorë, drithtueshëm, pak' nga
pak'
Faqen e shkëmbit fërkoj si vashën.
Dua të fshi
At marri t'vogël. Vesë? jo, por gjak
I vokët kullon gishtat t'mij.
Harroj përse, e si, e nga kam ardhë.
Harroj të flas, të lëviz. Harroj pa
parë
E ndër gërmadha bëhem një copë
gërmadhë,
Një gur mbi gur që gurit s'don të ndarë