Romanet "Hasta la vista",
"Një emër në katër rrugë"
dhe "Nata e Ustikës", janë romanet
më autobiografikë në letërsinë
tonë. Pas personazhit kryesor të secilit
roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare
lehtë do ta identifikojë vetë autorin.
Sidomos lexuesi që e ka parasysh dhe veprën-ditar
"Intervistë me vetveten", ku rrëfehet
jeta apo biografia, që është nga më
të bujshmet e shkrimtarëve shqiptarë.
Në romanin "Nata e Ustikës" Petro
Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat,
burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër
Evropë giatë viteve '30 dhe '40 të
shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së
Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro
Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një
vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë
dhe u internua së bashku me gjashtëqind
të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike
në ishullin e Ustikës (në veri të
Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një
ishull famëkeq në afërsi të Palermos,
në mesin e mijëra të burgosurve, edhe
grupi i shqiptarëve do të qëndrojë
deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej
e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata
e Ustikës".
Rrëfimi në këtë roman karakteristik
për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë),
arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin
në botën e kampit që në 20 faqet
e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy
linja narrative: atë të terrorit të
ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht
organizimin, vetëorganizimin e brendshëm
të të burgosurve për t'i qëndruar
e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë
ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur
Sonjës.
Petro Markoja, siç e përmendëm dhe
në romanet e tjera, i dha një vend të
dukshëm ndjenjës së dashurisë,
si për të treguar apo për të reaguar
ndaj shpërfytyrimit që i bëhej personazhit
të letërsisë skematike zyrtare të
kohës. Pa këtë ndjenjë, duket
se nënvizon në të gjithë krijimtarinë
e tij, nieriu as nuk mund të jetë njeri
dhe aq më tepër të mbijetëojë
në realitetin më të egër dhe pa
asnjë dritë shprese. Me personazhin femër
P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës,
jo vetëm se femra përgjithësisht ishte
e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë
aq universale sa mund të lidhë dy njerëz
të kombësive të ndryshme, por edhe
për faktin se femra zuri një vend të
merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë.
Shkrimtari është në anën e saj
dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin,
ide këto tepër të guximshme për
letërsinë shqiptare në përgjithësi.
Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën
e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan
veçantitë narrative të njohura të
Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime
të fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ
e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes për
ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht
derdhen në atë shtrat.
Edhe në këtë roman kemi një vështrim
realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të
gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore,
ndërsa simpatia e autorit bie mbi personazhin
me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve
të përparuara të kohës, të
cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë
shqiptare.