Ara ime varri im LABERI
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit
KORCE
Atdheu e nana nuk harrohen TROPOJE
Atdheu mbi të gjitha VLORE
Ay që lë arën e vet, nget arën
e huaj KORCE
Balta më e ëmbël se mjalta GJIR
Bijë vendi pikë argjendi BERAT
Bukë e hi në shtëpi PERMET
Çdo hi në vatrën e tij JUG
Çdo vlerë t'i vërë vetes një
komb, atë i venë dhe të huajt JUG
Çdo zog kërkon folenë e tij JUG
Dardha bie nën dardhë VLORË
Derë e botës s'është strehë
e kokës JUG
Duaje atdhenë si shqipja folenë JUG
Duaj at e duaj nënë, por më shumë
duaj atdhenë KOR
Dy duar për një kokë, koka për
atdhenë KOR
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri JUG
Qeni leh tek stani i tij GJIR
Fjala në vend të huej, bahet gur VERI
Guri i rëndë në vend të vet PËR
Gjeli në pleh të tij këndon më
mirë KORÇË
Gjeli mbret mbi pleh të vet JUG
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit
JUG
Gjuha bashkon kombin JUG
Gjuha ruhet atje ku shkruhet KORÇË
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër JUG
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të
bëhet një muaj KOSOVË
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë
por ka le SHKODËR
Mace e botës vjen në shtëpi, për
të përmbysur tenxheret KORÇË
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë SHKODËR
Një nënë nuk na ka bërë,
po një vend kemi të tërë BERAT
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë
më degë MAT
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri
si ti ÇAMËRI
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim VERI
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë
e bën në tokë LABËRI
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës
po blen barut KOSOVË
Besë e shqiptarit si purteka e arit JUG
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion
kur bëjmë pushkë JUG
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli
e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan VERI
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë
kërrusur kurrë JUG
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët
janë shpirtmëdhenj JUG
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then KOSOVË
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën VLORË
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt
mbi tokë KOSOVË
Shqiptari për mik asht tret e asht fik KOSOVË
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur JUG
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa
larë VLORË
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për
trimëri SKRAPAR
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë
frikë TIRANË
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep KOSOVË
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh JUG
Shqiptari s'e han trupin me bukë VLORË
Toskë e gegë, pemë nga një degë
GJIROKASTËR
Kush rren shtetin, rren vetin TROPOJË