Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Fjale te Urta
 

Fjalë të Urta

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Puna; Qëndrimi; Vlera

Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË

Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË

Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN

Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR

Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI

Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD

Dita pa punë nata pa gjumë. JUG

Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË

Dora e larë, zorrë e tharë. JUG

Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG

Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR

Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD

Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË

I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. SHKODËR

Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVEÖESH

Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR

Kush ka turp, vdes për bukë. JUG

Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR

Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR

Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG

Malet tunden, po nuk bien. JUG

Me fal gjakun është burrni. KOSOVË

Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG

Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË

Mushka do dru, e demi kular. SARANDË

Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR

Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. JUG

Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG

Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG

Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG

Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL

Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET

Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG

Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET

Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG

Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR

Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. JUG

Kur s'ke punë luaj derën. PËRMET

Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË

Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT

Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET

Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. BERAT

Kush përton vdes urije. BERAT

Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË

Kush s'punon, dheut i rëndon. JUG

Kush zë brumë do të gatuajë. JUG

Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". SHKODËR

Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG

Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË

Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË

Mos rri si nusja në dasëm. JUG

Moti ndihmon atëqë punon. BERAT

Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË

Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT

Një ujë që nuk ecën s'pihet. ELBASAN

Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË

Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË

Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG

Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË

Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË

Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË

Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË

S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG

S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT

Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË

Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG

Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG

Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË

Vure vezën more pulën. KRUJË

Fjalë të Urta


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003