Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Fjale te Urta
 

Fjalë të Urta

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Tradita; Dituria; Përvoja

A don, e s'din, a din e s'don. DIBËR

Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. TROPOJË

Arin ku e njohin, atje e çmojnë. KORÇË

Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. TROPOJË

Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. VERI

Ç'i do qeni opingat. ELBASAN

Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. LUNXHËRI

Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. JUG

Dhelpra plakë i di shtigjet. GJIROKASTËR

E di qeni ku fle lepuri. ARBËRESHËT

Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. BERAT

Guri i gdhendur hyn kudo. JUG

Harabeli plak nuk rrehet me bukë. KRUJË

Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. JUG

I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit. KOSOVË

I pësuari, i mësuari. SHKODËR

Kënga dhe përralla s'kanë zot. DARDHË- KORÇË

Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. ELBASAN

Kush më shumë di, më shumë do të dijë. ARBËRESHËT

Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. JUG

Libri ashtë arma e të mençurit. JUG

Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. FERIZAJ

Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. JUG

Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. SHKODËR

Noti mësohet në det, jo në stere. KORÇË

Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. VLORË

Prindi të rrit, shkolla të ndrit. VLORË

Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. JUG

Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. SKRAPAR

S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. TIRANË

Shit kalin e mëso djalin. KOLONJË

Breshka ferrën do. JUG

Burrin e prishin huqet. KAVAJË

Druri i thatë nuk drejtohet. KOSOVE

Druri ndreqet mbë të njomë. JUG

Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. LUKOVË

Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. SKRAPAR

E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. KRUJË

E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. SHKODËR

E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. VERI

Fshat e zanat, derë e tabiat. KAVAJË

Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. SKRAPAR

Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. SKRAPAR

Kali plak nuk mëson revan të ri. KORCË

Katundi digjet, zakoni s`prishet. SHKODËR

Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. ELBASAN

Ku di derri, ç`është nderi. SARANDË

Ku janë dy i treti është i tepërt. TIRANË

Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. ARBËRESHËT

Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. VLORË

Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. JUG

Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. TROPOJË

Rakia marton edhe dhespotin. DEVOLL

Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. SKRAPAR

Rakia s`din ç`ka është kadia. TRIJISHT

Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. TIRANË

Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". VLORË

Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. SARANDË

Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. LUMË

Sa të presin, më mirë priti. JUG

Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. PRIZREN

Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. ELBASAN

Zakoni i ka rrënjët e thella. JUG

Vajza ashtë gardh i shkulë. KRUJË

Vajza e kthyer si qerrja e thyer. PËRMET

Vajza për botë, e djali për shtëpi. VLORË

Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. LABËRI

Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. JUG

Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. GUCI

Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. VLORË

Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve. TIRANË

Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. JUG

Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. SKRAPAR

Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. JUG

Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. SKRAPAR

Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. SHKODËR

Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni. KRUJË

Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël. KOSOVË

Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. KOSOVË

Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. VLORË

Bukuria të habit, bukuria të korit. VERI

Bukuria e gruas duket në mëngjes. VLORË

Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. SARANDË

Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. VLORË

Dheu i zi bën bukën e bardhë. PËRMET

Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. JUG

Gjanë e mirë e duan gjithkush. KAVAJË

Ku din qeni t'u marrë erë luleve. JUG

Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. KORÇË

Ç'ja ban botës, ia ban kokës. ELBASAN

Çfarë mbillet, korret. VERI

Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. KRUJË

Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. DARDHË

Kush mbjell erë, korr stuhi. VERI

Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. VLORË

Një farë që mbillet, do të mbijë. DEVOLL

Pushka e çon gjakun te shpia. VERI

I ngopuri nuk beson të urtin. PËRMET

I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. VLORË

I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. JUG

I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. KORÇË

I vogli shërbëtor i të madhit. LABËRI

Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. ÇAMËRI

Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. KOSOVË

Fjalë të Urta


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003