Ai që ndërton me djersë,
mbron me gjak JUG.
Ai që bahet i butë si dele e hanë
ujqtë KOSOVË
As veshi të mos mbajë plur, as këmba
të mos durojë gjemb JUG
Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga
marazi SHKODËR
Breshka po ferrën don KAVAJË
Buka e botës s'të ngop KORÇË
Buka e botës, laku i kokës SARANDË
Burri nuk shtrihet as për së vdekmi MIRDITË
Çdo mal e din barrën e vet PRIZREN
Çdo njeri është mbret në shtëpinë
e tij JUG
Çdo shpresë fluturon me krahët e
saj JUG
Ç'hall ke, vështroje VERI
Dasëm pa mish nuk ka KORÇË
Dasma do mish, lufta do gjak. ELBASAN
Dele e butë në qafë të ujkut
JUG
Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
KOSOVË
Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja
SHKODËR
E di gjalmi ç'ka torba PËRMET
E di vetë gomari ku i vret samari JUG
Gunë e huaj s'të mban ngrohtë KOLONJË
Gjithkush teshat i lan në shtëpinë
e vet VERI
Hallet e mia i di trari im ELBASAN
Hall me qè e hall me buaj, po më keq
me qè të huaj MYZEQE
I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar,
se qiraxhiu, ngrihet e shkon. KORÇË
Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën
bisht të kalit. KORÇË
Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës.
SARANDË
Kafshata e huaj të mbet në fyt. SHKODËR
Këmba e di se ku e vret këpuca. LUKOVË-
SARANDË
Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt,
nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë
të huejt. SHKODËR
Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova
vet, u maha dhe u ringjalla JUG
Kur s'ka trimni, s'ka liri. KOSOVË
Kush mba vesh botën, prish kokën. GJIROKASTËR
Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm
kokës PËRMET
Kush s'lufton për liri, robërinë e
ka në shpi. KOSOVË
Kush unj qafën i bie zverkut. JUG
Ku të ha, kruaje. GJIROKASTËR
Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
PUKË
Liria fitohet e nuk dhurohet. JUG
Liria fitohet vetëm me gjak. KOSOVË
Liria i ka rrënjët në gjak. JUG
Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet
me gjak e me kokë. KOSOVË
Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. BERAT
Më mirë një ditë në liri,
se njëqind vjet në robni. KRUJË
Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë
e me zinxhirë. KRUJË
Më mirë nën hijes ne ferres sime,
sesa nën hijen e fikut tonë. KOSOVË
Më mirë një ditë gjel, sesa tre
ditë pulë. ELBASAN
Më mirë Sokol një herë, se sorrë
gjithherë. SHKODËR
Mashë e tjetrit mos u bëj. JUG
Me dorën e tjetrit, mos vrafsh as gjarprin.
SHIJAK
Me duart e mija rrafa kokën time. MYZEQE
Më e urtë se delja nuk ka, por edhe asaj
i ngjiten ferrat pas. BERAT
Më mirë gomar, po tëndin, se kalë,
po të botës. LUKOVË
Më mirë nën dhè i mbuluar,
se mbi dhè i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh duke luftuar,
sesa të rrosh i gjynjëzuar. SKRAPAR
Më mirë të vdesësh në këmbë,
sesa të jetosh në gjunjë BERAT
Më mirë zog e në liri, sesa bilbil
e në kulvi. KURVELESH
Mikun nderoje dhe vëre në qoshe, po ozt
shtëpie të jesh vetë. JUG
Mish të ngordhur edhe egërsira nuk ha.
SKRAPAR
Mjer ay që pret nga tjetri! JUG
Mjer puna ime, qe se bani dora ime. KAVAJË
Mos shko maz pas pele. KOSOVË
Mos shko pas qerres së tjetrit. SKRAPAR
Mos u ban mjaltë, se të han mizat. SHKODËR
Nën hije as bari nuk ngren krye. JUG
Nuk rron peshku pa ujë. KOSOVË
Një gjë që të merr dora, mos
prit të ta japin. JUG
Një punë që s'e bën vetë,
mos kërko të gjesh të metë. TIRANË
Për çdo punë, puth dorën tënde.
ELBASAN
Po nuk nderove veten, s'të nderon njeri. VLORË
Pyet shtatë a tetë, e bëj si di vetë.
VLORË
Qafa e unjur, koka e prerë. LUKOVË
Qëndro shtyllë e mos u bëj urë.
KRUJË
Rrushi varet në degët e vet. LUSHNJE
S'bëhet dasma pa thyer kupa. ARBËRESHËT
E ITALISË
Gjithsecili në punën e tij është
zot. JUG
S'mbahet shpirti me falimnders. VERI
Syri i të zotit plehron arën. JUG
Shqiponja nuk gjuan miza. KRUJË
Trimëria dhe liria janë si nanë e
bijë. KRUJË