As copën e madhe mos e ha pa
u menduar. KRUJË
Ç'del nga goja, hyn në vesh e del për
hunde. JUG
Dardha dhe sëpata e kanë bishtin mbrapa.
SARANDË
Dasma nuk shihet në fillim, por në fund.
JUG
Dijet e mëdha janë në fjalë të
shkurtra. SHKODËR
Dy kunguj nën një sqetull s'mbahen. PËRMET
Dy vesh dhe një gjuhë, fol pak e dëgjo
shumë. JUG
Dhjetë herë mat, një herë pre.
KOSOVË
Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më. GUCI
Gazi i madh, kthehet në helm. KORÇË
Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet. KOSOVË
Gjella me kripë e kripa me karar. PËRMET
Gjuha eshtra s'ka, eshtra thyen. KURVELESH
Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh. VLORË
Ha të rrosh, jo rro të hash. JUG
Janë të urtë të marrët sa
pa thënë fjalët. JUG
Kashata e madhe të ngec në fyt. JUG
Këmba e madhe të shqyen këpucën.
BERAT
Kur të hedhësh gurin, mate gjer ku arrin.
JUG
Kur flet shkopi të vret. VLORË
Kur han bukë misri, kujto bukë thekri.
JUG
Kur s'di not mos u fut në ujë. KORÇË
Kush ha shumë i del për hunde. PËRMET
Kush shef ma sëpari barkun, asht i mangët
nga trutë. KAVAJË
Lakmia, lakfyt. PUKË
Lisi nuk pritet me nji të rame. FERIZAJ
Lulja e këputun nuk mbin ma. KRUJË
Më mirë një pulë nesër,
se nji vezë sot. DIBËR
Mos dalë goja para mendjes. BERAT
Mos i bjer të mirës me shkelm. DIBËR
Mos i hyr valles, kur nuk di ta hedhësh. MYZEQE
Mos kërko vezë të pjekura në
hell. SKRAPAR
Ngopet deti me lumenj? DEVOLL
Nuk mba ujë orizi. JUG
Një fjalë që e dinë dy veta,
e dinë gjithë bota. ELBASAN
Pi rakinë e jo mendjen. JUG
Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash,
kakërdhi bëhen. KORÇË
Po t'i marrësh lopës tërë qumështin,
ngordh viçi. JUG
Qefi prish qefin. JUG
Tamahu të shpie në gjynah. JUG
Të falurit e shumtë i vjen rëndë
dhe perëndisë. KORÇË
Ujët e turbullt mbysin burrin, fjalët e
shumta përziejnë katundin. JUG
Ujku kur ndien erën e dhenëve, harron që
ata kanë barinë prapa. JUG
U mbush kupa do të derdhet. KRUJË
Unë i ha kumbullat, atij i mpihen dhëmbët.
VLORË
Unë baj barrën, ti djersin. VERI
Vera sa ma e ëmbël të jetë, ma
fort të zenë. SHKODËR
Vreshtë shumë mos ven, shpi shumë
mos ban, miq shumë mios xen. SHKODËR
Nata s'ka shahit. SHKODËR
As para pushkës, as prapa mushkës. JUG
Atje ku fle ujët, atje është më
thellë. KORÇË
Barka mbytet edhe për një lëkurë
lepuri. SHKODËR
Bisha tërbohet keq, kur sheh se po i vjen fundi.
JUG
Bie një gurë e shkoqet një mur. VLORË
Buka që thyet s'ngjitet më. JUG
Çdo gjë forcohet, në themel. BERAT
Ç'ka humbe mos e kërko, ç'ke në
dorë mos e lësho. KRUJË
Çohet një i marrë e qet një
gur në ujë, çohen njëzet të
urtë e s'mund ta nxjerrin. SHKODËR
Dimrit iu bëj hazër që në behar,
e beharit që në dimër. JUG
Dita ka sy, nata ka veshë. JUG
Duhet me i fry lugës para se me të djeg.
KRUJË
Dha pesë e hyri në valle, jep dhjetë
e s'del dot. BERAT
E dardhë është dhe bora, po të
thanë duart. JUG
Edhe pas luftës armët duhet me i mbajtë.
KOSOVË
E ke zogun në dorë, mbaje. KORÇË
Fusha ka sy, mali ka veshë. KRUJË
Gishtërinjtë i fut në mjaltë
e i lëpin, po nuk i kafshon dot se të dhembin.
DARDHË
I marri ç'flet nuk din, i urti ç'din
nuk flet. VERI
I zoti duhet të ruajë arën e vet.
ELBASAN
Jo si cjapi te kasapi. KORÇË
Kali nuk mbahet për bishti, po prej freri. TROPOJË
Ka thënë Nastradini, edhe në diell
merr ombrellë. SHKODËR
Kur s'ke mace, bëjnë minjtë dasëm.
ELBASAN
Kij frikë nga një njeri që frikën
ta ka. KRUJË
Kujto qenë e bëj gati shkopin. KORÇË
Kur shkon për udhë merr shkop dhe gurë.
PËRMET
Kur t'i hypësh kalit, shifi patkonjtë.
ELBASAN
Kush vret nuk flet. SKRAPAR
Me zjarrin dhe ujin nuk bëhet shaka. VLORË
Mos luaj me gurë po e pate shtëpinë
me xhama. SULOVË
Mos shkel në dërrasë të kalbur.
KAVAJË
Mos shko si breshka te nallbani. KORÇË
Mos shko si cjapi te kasapi. SHQIPËRI E MESME
Mos u zër për degësh, po për
rrënjësh. JUG
Nata është me barrë, s'dihet ç'pjell.
KORÇË
Nga një vërë e vogël, rrjedh
e gjithë fuçia. LABËRI
Nji shkëndi ndez nji mal. KORÇË
Për një dorë kashtë e vret samari
mushkën. JUG
Për një pe, për një gjilpërë,
vate dëm një punë e tërë.
JUG
Ruaju të të ruajë perëndia. JUG
Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. JUG
Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë
nga pas. SKRAPAR
S'lidhet kali me pè. LUKOVË
Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri
herë bëhet udhë. KORÇË
Ujku mjergull kërkon. JUG
Zë goje qenin, bëj hazër shkopin.
GJIROKASTËR
Shtëpija pa fëmijë, si nata pa yje.
SARANDË
Ma i keqi vëlla të merr hakën. KOSOVË
Motra jemi, shoqe s'jemi. JUG
Ndarja është më e mira e të ligave.
SKRAPAR
Krushka për dhëndrin gjen peshk majë
malit. SHKODËR
Gjumi natës i randë i bën keq ditës.
SHKODËR
Gjumi në dëborë është shkesi
i vdekjes. JUG
Mos pyet sa vjeç je, po ç'shëndet
ke. TIRANË
Nuk mbushet pusi me pështyma. GRAMSH
As këmishës së shtatit s'është
për t'i besu. KAVAJË
Besove, bëre mirë, s'besove, ca më
mirë. JUG
Ç'ka shtëpia të mos marrë vesh
fqinjëria. SKRAPAR
Do të ruash sekretin nga armiku, mos ia thuaj
as mikut. BERAT
Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.
KORÇË
E thëna dhe e bëra janë larg. DIBËR
I marri premton dhe budallai shpreson. JUG
Kur qesh djalli e ka punën keq. VLORË
Mba murin mos bie. SHQIPËRI E MESME
Me thënë e me të bërë shkon
në mes një lum i tërë. JUG
Më gënjeve një herë, harram e
paç, më gënjeve të dytën
hallall. JUG
Mos u bëj thes i çpuar. SKRAPAR
Mos dëgjo ç'thotë ai për vete,
por dëgjo ç'thonë bota për të.
SKRAPAR
Ma kanë sharë pelën se kanë sy
ta blenë. JUG
Në më rrefsh së pari të vraftë
Zoti, në më rrefsh së dyti, të
ndihmoftë Zoti. JUG
Kur të thonë ngordhi ujku, atëherë
ruaj gomarë. JUG
Mos i jep shkopin harbutit, se të vret me shkopin
tënd. MYZEQE
Nuk është ar gjithë që ndrit.
VERI
Nuk i varen ujkut mëlçitë në
qafë. KORÇË