Ajo që ke frikë të
gjen. ELBASAN
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.
KOSOVË
Atë që pështyn, mos e lëpij.
GJIROKASTËR
Atë që të qëllon me gur, mos
e qëllo me bukë. VLORË
Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORÇË
Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN
Burri një herë ka lerë, nji herë
do të vdesë. KURVELESH
Burri o të fal, o të var. GJIROKASTËR
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër.
SKRAPAR
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të
mbyt, as të fal. SHKODËR
Çakallit lëshoi ujkun. ELBASAN
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen
kryet. JUG
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e
tij. KURVELESH
Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJË
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.
DEVOLL
Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJË
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër
me nëmë. LUNXHËRI-GJIROKASTËR
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPËRI
E MESME
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq
në brazdë. ELBASAN
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.
JUG
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me
të ftohtë, helmi me helm. PËRMET
Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODËR
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është
gjithnjë. VLORË
Frika nuk e lë lepurin të vërë
dhjamë. KOLONJË
Fusha bën baltë, mali bën furtunë.
MYZEQE
Gozhda nxjerr goxhdën. VLORË
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
SHKODËR
Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG
Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTËR
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i
marri mbaroi punën. KORÇË
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin
sorrat. TIRANË
Ku do të dijë hëna se lehin qentë.
VLORË
Ku ngul hunë var hejbet. JUG
Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit,
tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri
i Lekës". KOSOVË
Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJË
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG
Kush kërkon gjen. PËRMET
Kush është trim me mend, se trima budallenj
ka sa të duash. JUG
Kush ka dhëmbë të fortë, breh
dhe kockën. DEVOLL
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos
tundet nga vendi. JUG
Pushka don pushkën. TROPOJË
Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJË
Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.
ELBASAN
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.
JUG
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.
JUG
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT
Shqerra që s'thërret mëmën humbet.
JUG
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG
Trimi e ka me vete fatin. VLORË
Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJË
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN
Amanetin e mban toka. SHKODËR
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.
DUKAGJIN
Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJË
Besa e burrit, pesha e gurit. VERI
Burri i mirë flet një herë. KRUJË
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.
ELBASAN
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORË
Deti njihet në valë, burri njihet në
fjalë. SARANDË
Ku është besa aty është dhe shpresa.
KORÇË
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.
SARANDË
Nga del fjala del dhe shpirti. JUG
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen
nga jashtë. VLORË