Dinaku të shkon ujë nën
rrogoz. JUG
Dita e mirë, që menatë njihet. ARBËRESHËT
Dita me diell duket që në mëngjes.
MYZEQE
Djathin, mirë që e hëngri miu, po
shëllirën kush e piu. ELBASAN
Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORË
Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
JUG
E treta e vërteta. DEVOLL
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të
vërtetën. GUCI
Foli derës të dëgjojë dritarja.
VLORË
Foli plakës të dëgjojë nusja.
JUG
Fshati që duket s'do kallauz. KORÇË
Gënjeshtra është një plagë,
dhe në u shëroftë të le nishan.
JUG
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë,
as bisht, as rrënjë. BERAT
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me
bisht. KORÇË
Gjuha e ka rrënjën në zemër.
VERI
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh
dhe gëzimin. VERI
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në
tokë. DIBËR
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë
me barrë. JUG
Kritika është ilaç i hidhur, po
ilaç ama. VLORË
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë
të thartë. JUG
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër.
BERAT
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORË
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë
ta njesin. SHKODËR
Më mirë me të hidhurat më përpara
e të ëmbëlat pas. PATOS
Mos e ban penin tra. DIBËR
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur
pa fjalë. KRUJË
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG
Nuk luan ferra kot. VLORË
Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë.
VLORË
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi,
hap sytë se të gënjevi. KORÇË
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.
KORÇË
Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJË
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.
JUG
S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG
Siç na dinë, qofshim, siç jemi,
mos qofshim. KORÇË
S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTËR
Shakaja është gjysma e të vërtetës.
JUG
Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG
Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTËR
Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për
vetullat. SARANDË
Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG
Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN
Burimi i mirë duket në thatësirë.
KRUJË
Ç'i do qeni brekët. KORÇË
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka
bën, koka pëson. PËRMET
Çobani i mirë e njeh bagëtinë
me blegërimë. JUG
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVË
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk
flet dot. JUG
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë
urtija. JUG
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORÇË
Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN
Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTËR
Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT
Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG
Kali i mirë shton torbën e tij. JUG
Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODËR
Koha vjen për atë që di ta presë.
VLORË
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre,
asgjë. JUG
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga
bie lindja. JUG
Kur gabon i mençuri çuditet budallai.
MYZEQE
Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG
Mate punën jo me atë që mbjell, po
me atë që korr. GJIROKASTËR
Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVË
Mendja është në majë të
gjuhës. SHKODËR
Mendja e lehtë rëndon të zonë.
KRUJË
Me një gur, ti vrave dy zogj. KUÇ-VLORË
Më bli nji kalë e nji shalë o baba,
se kam gjet një patkua. TIRANË
Mos bëj petulla me ujë. DIBËR
Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të
thanës. KORÇË
Mos hidh të thatën mbi të njomë.
VLORË
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHËRI
Mos shit qen të blesh këlyshë. KORÇË
Mos kërko gjilpërën në kasollen
e kashtës. POGRADEC
Mos u mbyt me një pikë ujë. PËRMET
Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG
Në luftë duhen shtatë hile një
trimëri. SKRAPAR
Nga dy të vështira, më e lehta, më
e mira. JUG
Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG
Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë,
po qysh je". VLORË
O djalë në vend të huaj, si të
bjerë daullja luaj. KURVELESH
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi
të shkojë përpjetë. JUG
Peshku në det, kusija në zjarr. JUG
Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORË
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim.
DARDHË
Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD
Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN
Kam inat po nuk kam takat. BERAT
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë
një kosh. KORÇË
S'mbartet ujë me shportë. SHKODËR
Si është vendi bëhet kuvendi. VERI
S'jepet një pelë për një thelë.
JUG
S'ka varfëri i mençuri. JUG
Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK
Shumë lule dalin në prill, por pakë
rrojnë. JUG
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim
qypat plot. KORÇË
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.
KRUJË
U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
KORÇË
Vetëm budallai është i kënaqur
gjithmonë nga vetja. JUG
Vëthët i nxorra po vërët i kam.
JUG
Ai që lakmon më shumë, është
gjithmonë i varfër. JUG
Ç'bëhet rrallë, bëhet për
mall. JUG