Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Fjale te Urta
 

Fjalë të Urta

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Mirësia; Drejtësia

Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. VLORË

Ban mirë e harro, ban lig e kujto. VERI

Bëj nder e gjej qeder. MYZEQE

Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. KRUJË

Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. JUG

E keqja nuk harrohet, e mira po. KOSOVË

E mira dhe e keqja nuk kanë fund. JUG

E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. KOSOVË

Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. BERAT

I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. TROPOJË

I ligu të puth e të kafshon. JUG

I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. JUG

I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. JUG

Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. JUG

Kur pi ujë, kujto burimin. VLORË

Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. BERAT

Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. SHKODËR

Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. SKRAPAR

Pyka e vet e shkyn lisin. KOSOVË

Pyll pa derra s'ka. ELBASAN

Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … JUG

Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. JUG

Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. JUG

Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. VLORË

Rrit këlyshët të të hanë kokën. DEVOLL

Rrufeja nuk bie në hale. TIRANË

Sëpatës bish mos iu ban. DIBËR

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODËR

Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVË

Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG

Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVË

Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORÇË

Bie molla që ka krimbin. JUG

Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN

Çika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVË

E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG

E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG

Fajat janë që pjellin ligjin. JUG

Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN

Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG

Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVË

Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVË

Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG

Hatëri të lë pa brekë. BERAT

Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG

Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTËR

Koka e falur s'pritet. JUG

Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG

Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG

Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL

Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORÇË

Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH

Kush ha bukë, bën thërrime. JUG

Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN

Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG

Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTËR

Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG

Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG

Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORË

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORÇË

Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH

Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVË

S'hahet në vend të djathit. KORÇË

S'hahen bashkë turp e bukë. JUG

Zoti vonon, po nuk harron. PËRMET

Vritet faji e jo njeriu. VLORË

Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT

Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG

Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT

Ç'bluan mendja, zbulon pija. BERAT

Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG

Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI

Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANË

Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PËRMET

Fjalë të Urta


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003