Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Humori
 

Humori

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Anektoda

Anekdota (greqisht; anekdota, histori e pabotuar, që njihet për herë të parë) është një tregim sintetik për një ngjarje të mprehtë, zbavitëse e kureshtare ose pak të njohur.
Anekdotat shqiptare janë të ngjeshura, me dialog të mprehtë, dinamik dhe me një finale shpesh të papritur ku shpërthen e qeshura. Ato ndahen në të tilla që kanë të bëjnë me ngjarje e njerëz të zakonshëm por edhe në të tilla që kanë të bëjnë me njerëz të shquar apo historikë, si p.sh. Skënderbeu etj. Anekdota, që tek ne kanë nisur të quhen edhe gazmore apo barxeleta (italisht; barzelletta), janë të tilla që mund të shërbejnë për të sigmatizuar aty për aty kundërshtarin. Në se është e vërtetë se komikja shërben edhe për të kryer sulmin e parë kundër kundërshtarit, shtypësit, diktatorit etj., për ta demistifikuar atë, për t'i hequr çdo brerore apo hije të frikshme, kjo ndodh kryesisht nëpërmjet së qeshurës të kondensuar në anekdota. është ende e re përvoja e folklorit shqiptar në këtë vështrim: dhjetorit të lëvizjes demokratike 1990 i parapriu një vërshim i madh anekdotash të mprehta politike antitotalitariste që lindnin thuajse çdo çast. Në to, krahas mprehtësisë politike, shpirtit liridashës, guximit etj. bie në sy edhe një forcë e pashtershme krijuese. Ende nuk është bërë një studim mbi këtë krijimtari të fundit, por të gjitha të dhënat të bëjnë të mendosh se vendlindja e pjesës më të madhe të tyre është kryesisht Shkodra. Ja disa shembuj nga këto anekdota.
Dërgojnë një njeri jashtë shtetit për të bindur Titin që të kthehej. Ai dërgon telegram: "Nuk e binda dot. Dërgoni njerëz që të më bindin mua tani.

Ariun e kishin vënë korier në një zyrë, kurse Lepurin, portier. Ariu shkon te shefja e kuadrit, Dhelpra, dhe i qan hallin.
-E keni gabim, i thotë, mua që mezi lëviz, më keni vënë korier, kurse Lepurin, portier!... Të lutem, shoqja Dhelpër, na i ndërroni vendet!
-ohu, ia kthen Dhelpra: për drejtor ne na duhej Luani, po me që nuk kishim ku ta gjenim
vumë Gomarin! Prandaj kjo puna jote nuk është gjë, për ideal!

Në këto anekdota të reja vazhdohet e patrazuar tradita e vjetër, duke u përdorur të gjitha mjetet e mundshme të komikes. Të pasura me humor janë edhe shumë proverba. Lakonizmi i tyre, e bën humorin që bart mendimin kryesor, të spikatë me forcë. Disa shembuj të marra nga Mitko dhe Dine: Miun s'e nxinte vëra, hiqte edhe kungullin pas. /Atë e ngrënë në krah, ay thotë lëshomëni se u lodha. /Pula kur fle e urëtë, ëndërit elp. /Pyetnë mushkën cilin ka baba, kam dajo kalënë tha.

Humori

Anekdota


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003