Faqja Kryesore  >> Folklor  >> Humori
 

Humori

   
   
   
   
   
   
 

 


 

Gjëza Humoristike

Edhe gjëegjëzat shpesh janë ndërtuar me anë metaforash humoristike ose kanë përshkrim të objektit që duhet gjetur, bërë me elemente e detaje tallëse që të bëjnë të qeshësh me kontrastin midis tyre, kontrast që, i marrë konkretisht, duket krejtësisht irreal dhe për këtë qesharak në vetvete. Herë - herë humori përforcohet me lodrën e rimës. Disa shembuj përsëri nga Mitkoja e Dine,-
-Lop'e bardhë milet majmuni dridhet. (Furka me shtëllungë)
-Pesë bijtë të dorakut, marrin bijën e hundakut dhe e hedhin prapa prakut. (Kur shfryjmë qurrat)
-Hyn e del nëpër shtëpi, duke tundur rizën e tij. (Qeni që tund bishtin)
-Një plak me Mjekrën ngulurë ndë dhet e këmbët përpjetë. (prasi në kopsht)
-Një poçe kos përmbi shtëpi. (Hëna)
-Tërë ditën ha mish, natën rri me gojën hapur. (Opinga, këpuca)
-Vete zonjë e vjen kopile. (Iskra e zjarrit)

Humori

Anekdota


 

 

PĖRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003