Idiocia (budallallëku) është
një nga burimet e tjera të parapëlqyera
të humorit. Kjo bie në sy sidomos në
përgjigje që zbulojnë mungesën
e plotë të logjikës, në mos idiocinë,
e folësit.
Shembuj:
Një nuseje te re, kur iku nga shtëpia e
saj, e porositi e ëma që të sillej
mirë në shtëpinë e burrit dhe
çdo gjëje të gjallë t'i fliste
me nderim, me zotrote, me lepe peqe... Nusja nuk qe
fort e mënçur. Në shtëpinë
e burrit bënte çmos veç kësaj
të tregonte se qe rritur me edukatë.
-Nuse, i thotë një natë dimri -vjehrri.
-urdhëro, zotrote, baba...
-Çap e na shih se ç'bëjnë
hajvanët...
Nusja del jashtë. Dhimri ishte i madh, me borë
e ngrica. Pas pak nusja kthehet e thotë:
-Hanko lopa kishte rënë, gomar beu qe në
këmbë...
Po te vihet re në përgjigjet që jepen
në te tilla raste, nuk ka asnjë nëntekst.
Ne qeshim me budallallëkun e plotë të
atyre që i japin këto përgjigje. Nëse
këtu ka ndonjë nëntekst ai duhet kërkuar
tek ai që thotë anekdotën apo shakanë.