Edhe rima mund të shërbejë
si mjet komik, në mënyrë të veçantë
kur nënvizon kuptimin e kundërt të
dy fjalëve. Ja shembuj:
-Yyyf na qelbe, për Zotin! - ia ban Dashja Ndues
ne një mbledhje familjare. -Paske hangër
huder!
Ndou e shef dhe ven re se ishte ngjye e lye:
-Ça me ba, mori Dashe? Dikush me hudër,
dikush me pudër!
E qeshura hera-herës merr një ton të
hidhur e të trishtueshëm, mbasi krijohet
në një atmosfere krejt të papërshtatshme
për humor, siç mund të jenë
vdekje, fatkeqësitë etj. Në këto
raste kemi të bëjmë me atë që
teoricienët e quajnë humor i zi. Ky lloj
humori është shumë i përhapur
edhe në folklorin tonë.
Shembull:
Salja qe pa familje, pa punë, pa shpi. Në
vitin 1927 dimni bani herët dhe qe i egër,
me borë e ngricë. Salja u gjet ngushtë,
se nuk kishte me se të përballonte vështirësitë
e stinës, prandaj vendosi me veprue. Nji dite
prej ditësh zehet keqas me patrullën e policisë
dhe e kapin dhe e fusin mbrendë. Kur e qesin
para trupit gjykues, prokurori i flet me t'egër:
-Prep ti këtu? Si s'u binde, ma!
-Pooo, se kam luejtë meç m'u bindë!
Prokurori kërkon dënimin me tre muej burg.
Salja, sa e ndien, këcen dhe flet:
-Ju lutem, z. kryetar, z. prokurori ka lypë pak.
-Paak?
-Po! Me dënoni gjashtë muej!
-Po pse, neni ligjit kaq thotë.
-Nuk di ça'thotë ligja, unë di vetëm
këtë: ku dreqin kam me shkue me këtë
dimën? Zjerm jo, ushqim jo, veshje e mathje jo,
pare jo... Ma mirë se në burg s'jam kërkund!
Pra, me futni atje dhe, kur të dalin vera, me
nxjerrni prep.