Në disa këngë ritesh,
këngëtarët gjejnë rast të
bëjnë humor. Kështu ndodh në Shkodër
me këngët e kullanave, kur nuk u japin gjë,
djemtë nuk largohen pa vënë në
lojë. Menjëherë toni i këngës
nga ritual pak a shumë serioz, kthehet e bëhet
shpotitës:
A po del a po shkojmë?
Njitu kenka 'i pus me rika,
Zojës s'shpis i raftë pika!
Njitu kenka 'i pus me pata,
Zojës s'shpis i raftë lngata! etj.
(V isaret e Kombit III f.115)
Ndërsa në lodrat e këngët e fëmijëve,
humori thuajse shtrihet tejpërtej. Ja disa këngë
që shoqërojnë lodra të ndryshme:
M'ka thanë nana,
m'ka thanë baba,
me ble fíq, me ble bukë!
Piçiruk moj piçiruk!
Piçiruk moj piçiruk!
(Visaret e Kombit III f.140)
Gjel kokotina u martue,
pulën qorre, thotë, se due!
Gjel kokoti po ban darsëm:
na ka marruan pulën qorre!
Pula qorre thotë s'e due,
Gjel kokoti thotë e due!
(Visaret e Kombit III f.144)
Ka ndërkaq këngë të mirëfillta
humoristike si në Veri si në Jug të
Shqipërisë, megjithëse ende nuk janë
mbledhur e studiuar sa duhet e si duhet. Midis të
shumtave, le të përmendim "Darsmën
e iriqit' (Visaret e Kombit III 158), këngë
shkodrane në të cilën vihet në
lojë një dasëm:
Thonë se baní iriqi darsëm,
rring, rring e xhing
po martote djalë ma të mirin,
rring, rring e xhing!
(
)
Ç'ka me pa hata me sy,
kah po mbushte thnegla uj,
kah po shite pleshti oborrin,
kah po ban bolla jeprakun,
kah po i ven mica saxhakun,
kah po i mbate mini pishën,
kukuvacat bajshin Ilafe,
kaçamijt po pishin kafe!
rring, rring e xhing!
Apo "Dardha dimërore" (Visaret e Kombit
III f.161), në të cilën nusja tallet
me burrin çilimi. Ajo shkon në mulli,
po atje burrin ia ha daci!
(
)
millin e qita në thes,
burrin e lídha për bres,
millin e qita në magje,
burrin e qita mbas arket.
Erdh mica ma gërdhishti,
erdh mini e përpini,
erdhi daci e furfullaci
e ma len një grimë të vogël
e po më duket si kçq i vocër!
Vimë kështu te një këngë
e famshme humoristike, një kryevepër e vertetë
në llojin e vet, mbledhur ne rrethin e Përmetit.
Është fjala për "Zavallin Demo"
(Visaret e Kombit III f.173) që, në variante
të tjera, haset edhe në Myzeqe e gjetkë.
Në ketë këngë humoristike vihet
në lojë Demoja, një mburravec mëndjelehtë.
Të ngjan nganjëherë se ke përpara
përshkrimin humoristik te një kalorësie
të perënduar, së cilës shpata
e koburet i janë kthyer nga koha në hekura
të ndryshkur, kali qimebardhë në një
gomar të çalë etj. Për të
shtuar dozën e humorit të kësaj kënge
me tipare të qarta parodie, shërben bukur
vargu tonik, që dëshmon nga ana tjetër
për vjetërsinë e kësaj kënge
të rrallë. Ja disa vargje nga "Zavalli
Demo".
Thoshte Demua se kishte palliska t'ërgjënta,
0 Zavalli Demo të qëndisura me sërë,
andej rrinte Demua kapardisurë!
Thoshte Demua se kishte kalë me shalë,
0 Zavalli Demo,
hasha, mor, më thertë mua se kishte kalë
me shalë
por kishte një gomar të çalë
andaj e shoqja rrintej kapardisurë!