Keqkuptimi, që është
një nga mjetet kryesore për të qeshurën
dhe që haset kaq shumë në komeditë
e të gjitha kohëve (me mjeshtëri është
përdorur, p. sh., nga Molieri, Goldoni etj.),
është sigurisht një nga mjetet e parapëlqyera
edhe te folklorit. Ai haset në zhanre me një
shtrirje pak a shumë të mjaftueshme, siç
janë anekdota, fabulat etj. Keqkuptim kemi artëhere
kur një ose disa personazhe ngatërrohen
me të tjerë, kur një ngjarje interpretohet
ndryshe nga dikush duke krijuar kështu pështjellin
apo ngatërresë të kotë, kur një
fjalë thuhet prej njerit me një kuptim,
ndërsa tjetri e merr me një kuptim krejt
tjetër etj. Ja një shembull:
I shket kamba nji ushtari austriak në vitin
1916, nësa ishte tuj kalue urën e Drinit
në Shkodër dhe, në rrezik me kenë
përpi prej valëve, kërkon ndihmë
dhe vikat me të madhe:
-Bifle, bifle! mein Got! (Ndihmë, ndihmë,
o Zoti im!)
-Pije, more dreq, pa gotë! - ia kthen nji katundar
nga Beltoja, qi po kalonte asajt.
Tuj pasë grushtat, ça po të duhet
gota ty?
Dulla një fshatar i varfër, shkon në
pyll me gomarin për të bërë dru.
Bjeri sopatës e sha kooperativën... Aty
ishte fshehur Seferi që niset me vrap dhe e spiunon.
E thërret kryetari i kooperatívës
dhe operativi:
-Pardje, i thonë, _kur ke vajtur për dru
në pyll, në ora njëmbëdhjetë
zero zero, ti, duke prerë dru, ke thënë
këto fialë.
Dhe operativi nxjerr bllokun e lexon një për
një të gjitha të sharat e Dullës
për kooperativën.
-Këtë radhë të falim - i thotë
kryetari i kooperativës - por mos e përsërit
herë tjetër.
Dulla, në shtëpi, merr gomarin dhe drejtë
në pazar. Të parit myshteri që takoi,
nuk ia prishi, por ia la gomarin në dorë,
thuajse xhaba fare. Tjetri i dha paratë, zuri
gomarin nga kapistra dhe bëri të ike. Pastaj
ndali një çast e pyeti:
-Mos ka ndonjë noksanllëk kafsha? -ç'është
ajo fjalë? - ia kthen Dulla.
Myshteriu largohet. Dulla e sheh një copë
herë e pastaj i flet nga larg.
-Shif, or shok, i thotë: tashti fare fare pa
noksanllëk nuk është...
se gjë e gjallë është dhe ky...
_Pse, si është puna: ç'noksanllëk
paska?
-Një noksanllëk të vogël fare,
i përgjigjet Dulla: ki kujdes, se është
pak spiun!
Situatat e krijuara janë nganjëherë
vetvetiu qesharake. Në të tilla raste, zakonisht
njeri nga personazhet, në mos protagonisti, mbetet
keq, bëhet qesharak në sy të të
tjereve. Shembuj:
-Muiun s'e nxinte vëra, hiqte dhe kungullin pas.
-Leraska hiqte të ecte si thëllëza,
harroi dhe të ecurit e vet.