Gjuha, me larminë e saj, me
elasticitetin dhe përshtatshmërinë
e saj, me kuptimet e nënkuptimet, me figurat
etj. është një mjet i dorës së
parë për të krijuar komiken. Është
e vështirë të ndalemi në të
giitha përdorimet humoristike që mund t'i
bëhen asaj.
Gjuha shqipe ka, veç kësaj, edhe mjaft
shprehje frazeologjike me nuanca të dukshme humoristike.
Ja disa shembuj: drodhi bishtin; mos fut hundët
kudo; i tredhur nga mëntë; ia bëri
kurrizin më të butë se barkun; të
kripsha trutë.
Përveç metaforave, krahasimeve, epiteteve
dhe sidomos hiperbolave, në folklor krijohet
komikja edhe me anë të dialekteve, me përdorimin
e fjalëve të ndyra, të fjalëve
në gjuhë të huaja etj.
Shumë dialekte kanë në vetvete një
ngarkesë humoristike, si p.sh., dialekti i Tiranës,
i Gjirokastrës, i Dibrës, në të
cilat zbulohet dendur një mënçuri
e hollë, që shfrytëzohet bukur nga
populli. Shumë nga këto krijime (këngë,
anekdota, proverba etj.) humbasin shumë nga forca
e tyre humoristike po të kthehen në gjuhën
letrare. Ja një anekdotë e ndërtuar
në bazë të budallallëkut dhe e
thënë në dialekt:
Dy devollitë, tek po bisedonin, i zuri një
vesë shi. Aty afër qe një kuaçkë
(klloçkë) me zoçka. Këto zoçka,
nga vesa e shiut, hynë nën krahët e
kuaçkës.
-Opo këto, ç'bëjnë kështu?
- tha njeri.
-Pinë, sisë, o budalla.
-Mënë, se dinja dhe këtë!
-Po ç'pandeve ti, se s'ditkam gjë unë?
I kishë pasë njona dy djel. Po i lavdohet
shoqeve:
-I kom dy djeltë evliha.
-Qysh? - thanë shoqet.
-Mromje për mromje, kur bojnë llafe qysh
do me marrë moti, njoni thotë "nesër
do t'bje sh", tjetri thotë "s'do me
ra", edhe kurrë nuk bohet pa i dalë
njonit fjala.
Ka raste që shfrytëzohen homonimet, të
cilat bëhen shkas i një keqkuptimi komik
apo i një përgjigje me thumb. P.sh.
I thanë njerit:
-Kur erdhe?
-Nesër dy ditë.
-Po nga je ti?
-Nga shtëpia ime.
-Ku e ke shtëpinë?
-Në mes të oborrit dhe me derë nga
lesa.
-Opo, qënke i trashë ti!
-Ohu, të shikosh vëllanë tim ti: ta
çash, bëhen tre sa unë!
Di vetë shkojnë misafirë me ni ven.
I zoti i shpëjs per darkë u çoi me
granë bukë e bathë. Mas bathëve
u vu fli (një lloj pite). Si bonë shumë
muhabet, erth vakti me ra me fletë. U strukën.
Njoni prej miqve fli nuk kishte granë kurrë.
I thotë shoqit t'vet kur bejnë me fletë:
-More, qejo heja e mrame qish e pat emnin? Se s'kam
granë asnjë herë çasi senit!
"Fli", - I thotë shoqi.
-More, qish me fletë? S'a to m'marrë gjumi
pa i mcue emnin!..
Fjalët e huaja mund të bëhen mjete
për të krijuar humor. Mjaft fjalë turçe
përdoren për këtë qëllim,
por si mjete humori përdoren fjalë nga të
gjithë gjuhët. Ja një anekdotë
me një fjalë angleze:
++
Një herë u kthye në fshat një
kurbetli. Posa e morën vesh, u çkulën
të gjithë nga qenë e nuk qenë,
e bot e bot kush ta pyeste më parë:
_A s'na thua - i thoshin - me çfarë pune
merreshe atje?
-Me shushainë - përgjigjej kurbetliu.
-Shushainë? Gariba, ndonjë punë e madhe,
apo jo.
-Ç'pyet!
Në darkë e pyeti edhe e shoqja, po ai ia
preu shkurt:
-Eh, moj budallaqe! A thua se në kurbet të
bëjnë ministër! Llustraxhi ishja!