Zgjuarsia, shpirita (frëngjisht.
l'esprit) bëhet shpesh burim i komikes. Zakonisht
kjo zgjuarsi del në përgjigjet e goditura,
në ato që quhen hazërxhevap, risposte
per le rime. Pjesa më e madhe e anekdotave tona
mbështetet pikërisht në zgjuarësinë.
Të tilla janë p.sh., përgjigjet e Nastradin
Hoxhës, Kokë Malçit etj.
Kokë Malçi çoi djalin e vet te
Skënderbeu e i tha:
-Të vish ni ditë e të m'rresh ke shpeja.
Skanderbegu kthei fjalën:
-Unë vi kur t'ma bajsh ni tanë prej Kalasë
Lezhës, se m'Lezhë kishte nodhë m'atkohë,
e der n'shpe tane.
Kokë Malçi preti, e ni dite, kur u vrantu
e bo binte ka pak shi, i çoi djalin:
-Sojt t'urdhnosh. se sojt ta kaim ba tanën...
Beu kishte urdhëruar:
-Kush më thotë se ngordhi kali im, do ta
vras!
Kali ngordhi. Atëherë një fshatar shkoi
ta lajmëronte beun.
Beu e pyeti:
-Si është kali?
-Shëndosh e mirë, patkonjtë i ktheu
nga dielli!
-Si, ngordhi? - tha beu.
-Vrij veten tani, i tha fshatari se vet e the që
ngordhi.