Në krahinat malore ku nuk kishte
kushte të përshtatëshme për vendosjen
e regjimit të çifligjeve, u kthyen në
çifligje vetëm ngastra të kufizuara
tokash të shpërndara nëpër fshatra
të ndryshme.
Feudalët përdorën këtu kundër
fshatarëve forma të tjera shfrytëzimi.
Duke përfituar nga dobësimi i pushtetit
qëndror, u binin më qafë fshatarëve
dhe i bastisnin me bandat e tyre deri sa t'i detyronin
të nënshtroheshin. Kur nuk arrin dot t'i
kthenin fshatrat në çifligje, feudalët
i detyronin fshatarët të hynin nën
"hijen" e tyre gjoja për t'i mbrojtur
nga sulmet e bandave të kusarëve, të
cilat shpesh herë i organizonin vetë. Fshatarët,
me gjithë rezistencën e tyre, duke mos gjetur
përkrahje në pushtetin e dobët qëndror,
detyroheshin t'i nënshtroheshin pushtetit të
këtyre feudalëve. Këta feudalë
që merrnin nën "mbrojtje" një
ose disa fshatra, nga ndonjëherë edhe ndonjë
qytet quheshin edhe derebej.
Fshatarët që shtërgoheshin të
hynin në "hijen" e një derebeu,
në fillim nuk e humbnin tokën e tyre. Ata
shtërngoheshin t'i jepnin derebeut një detyrim
të caktuar, bejllëkun, në natyrë
ose në të holla ose në të dy format
njëkohësisht sipas rastit. Derebeu caktonte
për fshatin një pojak që i ruante fshatarët
në emër të derebeut.
Pushteti i derebejve mbështetej kryesisht mbi
bandat e armatosura. Këto banda formoheshin jë
vetëm me mercenarë por edhe me fshatarë
të rekrutuar me dhunë nga çdo fshat
që ishte futur në derebejllëk. Me kohë
pushteti i derebejve mbi fshatarët u forcua dhe
bejllëku që ata nxirnin prej tyre u rrit.
Duke i vazhduar sulmet e tyre plaçkitëse,
derebejtë kalonin edhe jashtë kufijve të
Shqipërisë si në krahinat e Maqedonisë,
Epirit jugor, Thesalisë dhe ktheheshin pastaj
në Shqipëri me plaçkë dhe të
holla të grabitura, disa herë edhe me njerëz,
sidomos me gra, të cilat i mbanin si skllave
në shtëpite e veta.
Derebejtë ishin pjellë e çthurjes
së regjimit feudal-ushtarak dhe e anarkisë
në të cilën u zhyt Perandoria Otomane
në shek. XVIII. Megjithëse me veprimet e
tyre dereibejtë e Shqipërisë e thelluan
anarkinë, ata vazhdonin t'i shërbenin gjithnjë
sulltanit. Kur Turqia ishte në luftë, me
thirrjen e sulltanit ata shkonin me repartet e tyre
në front me harxhe. Domethënë me shpërblim
dhe njëkohësisht me të drejtën
të përfitonin nga plaçka e luftës.
Ata merrnin pjesë gjithashtu në shtypjen
e kryengritjeve që shpërthenin në Shqipëri
dhe në vise të tjera të Ballkamit dhe
silleshin kundër fshatarëve me egërsi
të madhe.