Rritja e shpejtë e Turqisë
dhe kthimi i saj në një perandori të
madhe, i detyroheshin regjimit feudal-ushtarak në
të cilin ajo mbeshtetej së dhe antagonizmave
që ekzistonin midis shteteve feudale të
shumta dhe të përçara të Evropës
në shek. XV-XVI, që i jepnin rast Turqisë
të gëzonte një epërsi ushtarake
dhe politike kundrejt tyre. Por, ndërkohe gjëndja
e brëndëshme e Turqise dhe raporti i forcave
në Evropë ndryshuan.
Në gjirin e regjimit feudal-ushtarak turk,
qysh në shek. XVI, kur ai ndodhej në kulmin
e lulëzimit të vet, filluan të zhvilloheshin
kontradiktat e brëndëshme që kishin
lindur bashkë me të. Sistemi feudal-ushtarak
i perandorisë së osmanllijve, i lindur në
luftë dhe për luftë, kërkonte
lufta të vazhdueshme agresive, me qenë se
si shteti ashtu dhe feudalët spahij burimin kryesor
të pasurimit të tyre e gjenin në fushatat
luftarake fitimtare. Por ky burim nuk ishte i pashterueshëm.
Pushtimet turke shoqëroheshin zakonisht me shkatërrime
të mëdha vlerash materiale të vendeve
të nënshtruara, nga të cilat pastaj
nuk nxirnin dot të ardhurat e shumta që
u nevojiteshin vazhdimisht. Veç kësaj,
plaçka që grabitej dhe haraçi që
nxirej me dhunë, shpenzohej në mënyre
jo produktive. Si rrjedhim, me gjithë të
ardhurat e shumta që hynin në thesarin perandorak,
Turqia mbeti pa një ekonomi që të siguronte
të ardhura të përherëshme dhe
progresive.
Gjatë shek. XVII, kur luftat fitimtare të
perandorisë u bënë më të
rralla dhe kur tani ato zhvilloheshin në kufij
shumë të largët, në sytë
e spahijve filluan të merrnin një rëndësi
të veçantë tokat e timarëve
apo zeameteve nga të cilat nxirnin të ardhura
të sigurta dhe nuk kënkonin sakrificat që
lypnin fushat luftarake. Qysh nga fundi i shek. XVI
dhe në mënyrë të veçantë
gjatë shek.XVII, spahijtë filluan të
mos i respektonin më ligjet themeltare turke.
Në kundërshtim me këto ligje, ata zunë
të grumbullonin dy a më tepër timare
në një dorë të vetme dhe të
zgjeronin hassa-çifliqet në kurriz të
tokave-bashtikë. Kështu, ndërsa në
shekujt e kaluar burimin kryesor për pasurimin
e tyre spahijtë e gjenin te luftat agresive,
tani këtë burim ata e gjenin te timari apo
zeameti dhe te rritja e pronës çifligare.
Me këtë ndryshim u lëkund baza e
regjimit feudal-ushtarak turk, pasi spahijtë
filluan të mos tregonin me intresimin e dikurshëm
për fushatat luftarake të perandorisë,
gjë që shpuri në dobësimin e fuqisë
luftarake turke. Fitoret e perandorise tani u bënë
më të ralla dhe, si rrjedhim, u pakësuan
edhe të ardhurat nga luftat. Kjo, nga ana e saj,
e shtoi edhe më tepër numrin e spahijve
që i shmangeshin pjesëmarrjes në fushahat
luftarake. Ndërsa në fund të shek.
XVI thirrjes së sulltanit i përgjigjeshin
gati 200 mijë spahij dhe xhebelij, në fund
të shek. XVII numri i tyre zbriti në disa
dhjetra mijë kalorës dhe, pak me vonë,
në fillim të shek. XVIII, në pak mijra
kalorës. Në këtë mënyrë
çthurja e regjimit feudal-ushtarak turk, që
sapo kishte filluar në shek. XVI, gjatë
shek. XVII shkoi edhe më tej. Perandoria e osmanllijve
hyri kështu në rrugën e tatëpjetës.
Dobësimi i Turqisë u shkaktua dhe nga
faktorë të jashtëm. Me zbulimet e mëdha
gjeografike që u bënë nga fundi i shek.
XV dhe që u shfrytëzuan në shkallë
të gjërë gjatë shek. XVI qëndra
ekonomike botërore u shpërngul nga Mesdheu,
një pjesë e mirë e të cilit ndodhej
nën zotërimin turk, në bregdetin evropian
të Atlantikut. Shtetet që përfituan
nga këto zbulime, Anglia, Franca, Vendet e Ulta,
Spanja u kthyen në shtete të centralizuara
më të pasura. Në gjirin e tyre po rriteshin
dhe po zhvilloheshin normat e ekonomisë së
re kapitaliste të cilat gëzonin një
epërsi të madhe ndaj ekonomisë feudale,
që kishte hyrë në amulli. Bile gjatë
shek. XVII, në Vendet e Ulta dhe në Angli
ngadhënjeu revolucioni borgjez që i hapi
rrugën zhvillimit shumë të shpejtë
të marrëdhënjeve kapitaliste në
këto vende. Perandona feudale e osmanllijve dhe,
në mënyrë të veçantë,
teritoret e saj ballkanike me një ekonomi të
prapambetur u ndodhën tani nën ndikimin
e mallrave të industrisë së vendeve
të Evropës perëndimore. Depërtimi
i këtyre mallrave i dha një shtytje të
mëtejshme ekonomisë tregëtare monetare
në teritoret turke dhe i shtoi kërkesat
e feudalëve turq për të holla. Kjo
i nxiti feudalët turq të shtonin në
kulm shfytëzimit e fshatareve, të ndërhynin
në veprimtarinë tregëtare, të
shpërdoronin ofiqet shtetërore, të
spekullonin në kurriz të thesarit perandorak,
duke e shpejtuar me këtë mënyrë
çthurjen e regjimit feudal-ushtarak dhe tatëpjetën
e osmanllinjëve.
Disa qeveritare turq u orvatën të rimëkëmbnin
forcën ushtarake të perandorisë me
shpresë se do të shpëtonin Turqinë
nga rënia. Më të rëndësishmit
nga këta ishin vezirët e mëdhenj të
familjes Qyprillij të cilët morën njëri
pas tjetrit, gjatë gjysmës së dytë
të shek. XVII, disa masa të rëndësishme.
Masat e tyre synonin të vendosnin rregullin në
administratën e degjeneruar të perandorisë,
të përforconin disiplinën e çthurur
të ushtrisë, të rregullonin sistemin
fiskal, me qëllim që të kapërcenin
krizën financiare të buxhetit shtetëror.
Por masat e tyre nuk sollën veçse një
përmirësim të përkohshëm.
Eshtë pikërisht gjatë sundimit të
vezirëve Qyprillij që ushtria e osmanllijve
u ndal në dyert e Vjenës. Studimet e Hamerit
(historiani austriak i Turqisë) tregojnë
në mënyrë të pa kundërshtueshme,
se organizimi i perandorisë turke ndodhej atëherë
në një gjëndje çthurje dhe se
disa kohë përpara kësaj, epokës
së fuqisë dhe madhështisë otomane
i kishte ardhur shpejt fundi".
Gjatë gjysmës së dytë të
shek. XVII, në dëm të Turqisë
u zhvillua edhe gjëndja politike në Evropë.
Paqja e Vestfalisë (1648) me të cilën
iu dha fund luftës tridhjetëvjeçare,
solli forcimin e Francës, si pasojë, pakësoi
interesimin që kjo tregonte më parë
për Turqinë si aleate kundër Absburgëve
të Austrisë. Nga ana tjetër, Absburgët,
pas luftës tridhjetvjeçare që shënoi
dështimin e politikës së tyre për
nënshtrimin e princërve gjermane, i përqëndruan
tërë forcat kundër Turqisë për
t'i marrë kësaj Hungarinë. Në
të njejtën kohë, pas bashkimit të
Ukrainës me Rusinë (1653), kjo u ngrit si
një fuqi e madhe dhe filloi luftat kundër
Turqisë për dëbimin e kësaj nga
tokat e pushtuara të Ukrainës. Duke filluar
nga mesi i shek. XVII, ndërsa fuqia ushtarake,
e perandorisë së osmanllijve vinte duke
u dobësuar, ajo e fqinjëve të saj veriore,
të kthyer në shtete të centralizuara,
vinte duke u forcuar.
Pasojë e këtij ndryshimi të forcave
qenë disfatat e shpeshta e të mëdha
që po pësonte Turqia, të cilat vetëm
posa filluan me thyerjen e saj përpara dyerve
të Vjenës. Sukseset ushtarake që korrën
më vonë turqit siç qe pushtimi i
Moresë nuk e përmirësuan gjëndjen
e Turqisë.
Gjatë shek. XVIII perandoria e osmanillijve
pësoi disfata të tjera. Me traktatet e Karlovacit
(1699), Poznarovacit (1718), Beligradit (1739) dhe
Kyçyk Kainarxhikut (1774), sulltanët turq
qenë të shtrënguar t'u jepnin fuqive
të mëdha evropiane koncesione, me të
cilat ato fituan të drejtën të ndërhynin
në punët e brëndëshme të
Turqisë.
Procesi i çthujes së regjimit feudal-ushtarak
u çfaq edhe në Shqipëri qysh në
pjesën e fundit të shek. XVII.