Në shek.XIII pjesën më
të madhe të popullisë e përbënin
zejtarët e tregëtarët së bashku
me kallfët, çirakët ose shegertët.
Një pjesë e popullsisë së tyre
akoma nuk ishte shkëputur nga prodhimi bujqëson.
Në qytet ishin grumbulluar edhe feudalët
shqiptarë duke përfshirë edhe spahijtë
e fshatrave, të cilët tani preferonin të
jetonin më tepër në qytete se sa pranë
timarëve të veta.
Duke u pasuruar ekonomikisht, qytetet u bënë
edhe ato një forcë e rëndësishme
politike. Masat qytetare ishin të interesuara
t'u vinin fre jo vetem kërkesave shtetërore
për taksa më të mëdha, por edhe
sjelljeve arbitrare të sundimtarëve feudale.
Esnafët në sajë të numrit të
konsiderueshëm të zejtarëve, të
organizimit tradicional dhe të forcave të
tyre të armatosura (beqaret e esnafeve dhe repartet
ndihmëse), luanin në qytetet shqiptare të
shek. XVIII një rol të madh politik. Me
kushtet e reja ekonomike, shoqërore e politike
që u krijuan në fund të shek. XVII
dhe në pjesën e parë të shek.
XVIII. Në radhët e esnafëve u
krijuan grupe ose tarafe me interesa ekonomike e politike
të ndryshme. Në një pjesë të
qyteteve të vendit, sidomos në Shkodër.
Elbasan, Tiranë, një grup esnafësh
që lidheshin ekonomikisht midis tyre, formuan,
nën udhëheqjen e esnafit të Tabakëve
një taraf më vehte, Tarafi i Tabakëve.
Esnafë të tjerë të lidhur gjithashtu
ekonomisht midis tyre, formuan një taraf më
vehte nën udhëheqjen e esnafit të Terzive,
Tarafi i Terzive. Kontradiktat midis këtyre tarafëve,
veçanërisht gjatë luftave politike
që u zhvilluan në qytete, kaluan, sidomos
në Shkodër, edhe në konflikte të
armatosura.
Rritja e prodhimit zejtar dhe zhvillimi i tregëtisë
së brëndëshme e të jashtme sollën
pasurimin e zejtarëve dhe tregtarëve të
mëdhenj. Këta shpesh herë filluan t'ua
kalonin më pasuritë e tyre edhe feudaleve.
Me fitimet e korrura, qytetarët e pasur si dhe
aristokracia feudale ndërtuan shtëpi të
mëdha, të zbukuruara me stolisje të
gdhendura në dru ose të skalitura në
gur. Shtëpitë e tyre tani ndërtoheshin
sipas stilit turk-oriental. Ato qenë zakonisht
dykatëshe dhe përbëheshin në të
vertetë nga dy shtëpi të veçuara;
njëra nga këto ishte selamllëku, shtëpi
e pritjes ku banonin qehallarët e shërbëtorët;
tjetra haremllëku, ku banonte i zoti i shtëpise
bashkë me familjen e vet.
Por, shtëpitë e shtresës se mesme
të qytetarëve u qëndruan në përgjithësi
besnike traditave të vjetra. Shtëpitë
e stilit vendës ishin zakonisht dykatëshe,
ose vetëm kati i poshtëm prej guri, kurse
i sipërmi prej dërrase. Çatia mbulohej
sipas rastit me tjegulla ose rrasa guri. Kati i poshtëm
shërbente rregullisht për qilarë, ahure,
depo mallrash ose punishte shtëpiake. Kati i
sipërm ishte për banim dhe përbëhej
nga dhomat e banesës dhe nga çardhaku
i hapur, me shtylla të drujta përpara, që
mbanin pullazin. Shtëpi të tilla gjinden
sidomos në Elbasan e Shkodër. Për nevoja
të mbrojtjes në disa shtëpi filluan
të ndërtoheshin, ngjitur me çardhakun,
kulla të larta prej guri, me dritare shumë
të vogla, siç duken akoma sot në
Gjirokastër.
Në Berat e në Korçë, shtëpitë
u ndërtuan sipas një tipi tjetër, të
cilat, me qenë se janë përhapur edhe
në Maqedoni, janë quajtur shtëpi të
tipit maqedon. Edhe këto janë dykatëshe.
Dhomat e katit të sipërme nga ana e përparme
dalin jashtë murit të katit përdhes,
duke formuar një lloj ballkoni të mbyllur.
Muret e katit përdhes janë të thjeshta,
me dritare shumë të vogla. Megjithëse
këto tipe shtëpish u qëndruan besnike
traditave të mëparëshme, në ato
ndikoi deri diku tipi i ndërtesave turke orientale.
Shtëpitë u rrethuan me mure të larta
aq sa të bëhej i padukshën edhe pullazi,
dritaret gjithashtu u bënë të vogla,
të siguruara me hekura ose të mbuluara me
kafaze.
Masa e qytetarëve të varfër banonte
në shtëpi të thjeshta. Të ndërtuara
me qerpiçe, ato ishin të ulta, me truall
balte dhe pa tavan.
Me pasuritë e grabitura nga masat qytetare
e fshatare, pashallarët dhe qytetarët e
pasur ndërtuan nëpër qytete faltore
islame të bukura e të kushtueshme. Në
qytetet kryesore të binte në sy numri i
madh i xhamive me minaretë e tyre të larta.
Disa nga këto ruajnë edhe sot vlerën
e tyre artistike e ankitektonike. Një nga këto
është xhamija e Plumbit në Shkodër,
e ndërtuar në gjysmën e dytë të
shek. XVIII prej Mehmet Pashë Plakut. Në
vënd të sofasë së hapur që
karakterizon të gjitha xhamit e Shqipërisë,
kjo ka përpara një oborr të rrethuar
nga një portik, të mbuluar me qemere, ku
shihet ndikimi i arkitekturës së stilit
arab. Një faltore tjetër e bukur është
xhamia e Haxhi Etehem Beut në Tiranë, ndërtimi
i së cilës filloi më 1791 dhe përfundoi
me 1821. Ajo shquhet për elegancën e minaresë,
për kapitalet karakteristike të 15 shtyllave
monolite të sofasë, me ornamente të
ndryshme dhe sidomos për pikturimin e jashtëm
dhe të brëndshëm të mureve të
saj. Nga teqetë, një vlerë të
veçantë ka Teqeja e Helvetive në
Berat, ndërtuar më 1782 nga Ahmet Kurt Pasha,
kjo shquhet si për arkitekturën ashtu edhe
për dekorimet e brëndëshme.
Në të njëjtën kohë besnikët
e krishterë shpenzonin shuma të mëdha
të hollash për të ndërtuar kisha
e katedrale dhe për t'i stolisur në mënyrë
sa më madhështore dhe sa më të
pasur artistikisht si nga ana e brëndëshme
ashtu dhe nga ana e jashtme. Vetëm në Voskopojë
u ndërtuan gjatë gjysmës së parë
të shek. XVIII më se 20 kisha. Këto
kisha janë ndërtuar sipas stilit bazilikal
që filloi të përhapej qysh në
gjysmën e dytë të shek. XVII. Disa
prej tyre kanë ruajtur më të theksuara
tipare të bazilikës paleokristiane, siç
janë muret e ngritura mbi kalanë që
e ndajnë kishën në tri anije. E tillë
është, p.sh. kisha e Shën-Iliut në
Voskopojë. Disa nga kishat e Voskopojës
e kanë fasadën e jashtme të pasur dhe
hajatet të mbushura me piktura. Kisha të
këtilla u ndërtuan edhe në Berat, Korçë,
Elbasan. Fier, etj, si edhe në shumë fshatra
të Shqipërisë së jugu.