Me Pushteti i centralizuar feudal turk
zuri të zëvendësohej në Shqipëri
dalëngadalë me pushtetin partikularist feudal
të oxhaqeve. Si rrjedhim, filluan të shkeleshin
edhe ligjet themeltare otomane që ishin ndërtuar
mbi parimin e centradizmit shtetëror. Në
fakt, qysh në pjesën e parë të
shek. XVIII mbaroi periudha e administrimit të
sanxhaqeve të Shqipërisë sipas kanunnameve
të hartuara në shek. XVI dhe të plotësuara
më vonë. Vendin e kanunnameve e zuri në
çdo pashallëk vullneti i feudalit më
të fuqishëm të atij pashallëku.
Në politikën e tyre partikulariste oxhaqet
gjetën përkrahjen e atyre spahijve, të
cilët ndryshe nga spahijtë e shpronësuar,
kishin grumbulluar në duart e tyre, në kundërshtim
me kanunnamete e vjetra, dy a më tepër timare,
kishin ritur hassaçifligjet dhe po i shmangeshin,
me pretekste të ndryshme, pjesëmarrjes në
luftat e Turqisë. Kadilerët e Shqipërisë,
të cilët më parë përkrahnin
interesat e pushtetit qëndror, duke mos gjetur
përkrahjen e duhur nga sulltani, u detyruan edhe
ata të saksiononin veprimet e oxhaqeve. Përvetësimi
i taksave shtetërore, shkelja e ligjeve themeltare
dhe mosmarrja pjesë në luftat e Turqisë,
e thelluan edhe më tepër krizën financiare,
politike dhe ushtarake të perandorisë. Këto
sollën thellimin e kontradiktave midis pushtetit
qëndror dhe feudalëve shqiptarë dhe
shpërthimin në mjaft raste të konflikteve
të armatosura, të organizuara gjithëmonë
nga Stambolli.
Veç kësaj, me qëllim që të
shtonin të ardhurat dhe të forconin pushtetin
e vet, oxhaqet e mëdha u përpoqën të
zgjeronin kufijtë e pashallëqeve duke nënshtruar
pashallëqe të tjera dhe, në mënyrë
të veçantë, qytetet më të
lulëzuara të vendit. Në këto qytete,
përveç të ardhurave që nxirnin
në formë taksash e sipërmarrjesh si
sundimtarë, ata ndërhynim edhe në veprimtarine
e tregëtarëve dhe kërkonin të
bëheshin ortakë me ta. Kjo tendencë
solli, gjatë shek. XVIII, shpërthimin e
konflikteve të armatosura midis sundimtarëve
fqinj si dhe midis feudaleve të mëdhej nga
njëra anë dhe qytetarëve nga ana tjetër.
Disa nga këto lufta vazhduan për dhjetra
vjetë me radhë. Lufta midis oxhakut të
Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatllijve për
sundimin e Shkodrës vazhdoi gati gjysmë
shekulli, lufta midis Bargjinëve dhe Toptanëve
për sundimin e Tiranës vazhdoi më tepër
se 60 vjet. Në këto luftra feudale morën
pjesë edhe masat qytetare, veçanërisht
esnafët. Me gjithë kontradiktat që
kishin, shpesh herë tararfet, për të
mbrojtur interesat e veta, bashkoheshin përpara
rrezikut të feudalëve zullumqarë, kur
këta me anën e bandave të tyre sulmonin
herë pas here qytetin, plaçkisnin karvanet
e tregëtarëve, bastisnin natën dyqanet
e shtëpitë dhe i ngarkonin qytetarët
me haraç. Por zakonisht tarafet, në kantradikta
midis tyre, mbanin anën e feudalëve që
merrnin pak a shumë parasysh interesat e tyre
jetësore dhe luftonin bashkë me ta kundër
oxhaqeve të tjera, me të cilat ishte bashkuar
tarafi kundërshtar.
Në luftat feudale që shpërthyen në
Shqipëri gjatë shek. XVIII morën pjesë
edhe feudalët e vegjël spahij. Me grumbullimin
e shumë timarëve ose zeametëve në
duar të një feudali të vetëm,
mjaft timarlij ose zaime u xhveshën nga timaret
e tyre, Me qëllim që të rifitonin pozitat
e humbura ose të krijonin prona çifligare,
këta feudalë organizonin banda të armatosura
me fshatarë të deklasuar ose të aratisur
për shkaqe të ndryshme. Me këto banda
ata kryenin zullume të mëdha, sulmonin fshatra
qytete e karvane, mbillnin panik e pasiguri, deri
sa të nënshtronin spahijtë rivalë
ose të siguronin nga Stambolli emërimin
e tyre si funksianarë të posteve që
aspironin. Nga dobësimi i autoritetit të
Stambollit përfituan derebejtë, të
cilët gjetën fushë të lirë
për të shtuar numrin e fshatrave të
futura nën vartësinë e tyre feudale.
Nga ana e tyre bajraktarët dhe kapedanët
filluar ti përdornin edhe ata repartet e tyre
për të kryer sulme plaçkitëse
në viset e ndryshme brënda dhe jashtë
Shqipërisë. Eshtë pikërisht gjatë
kësaj kohe që bajraktarët dhe kapedanët
i përforcuan pozitat e veta dhe filluan të
ndërhynin në grindjet midis oxhaqeve, duke
nxjerrë përfitime për vehte dhe për
malsorët.
Për të vënë një farë
rregulli nëpër sanxhaqe që po shkëputeshin
përherë e më tepër nga kontrolli
i saj, qeveria e Stambollit rikrijoi përsëri
repartet e martallozëve nën komamdën
e bylykbashëve, dhe ato të dervenëve
nën komandën e dervenagave. Bylykbashët,
të cilët kishim për detyrë të
mbanin rregullin dhe qetësinë nëpër
fshatra, vareshin nga sanxhakbeu, ndërsa derven-agatë,
detyra e të cilëve ishte të mbronin
shtigjet, rrugët dhe qafat malore, vareshin nga
një derven-pashë. Por në kushtet e
çthurjes së rendit feudal, bylykbashët
filluan t'i përdornin repartet e martallozëve
jo më për të mbrojtur fshatarët
por për të plaçkitur dhe nënshtruar
fshartrat rreth e rrotull, duke u kthyer dalëngadalë
në feudalë. Një degjenerim të
tillë pësuan edhe repartet e dervenëve.
Shumë shpejt dhe dervenagatë i përdorën
repartet e dervenëve për të forcuar
pozitat e tyre duke u kthyer edhe këta në
feudalë të vërtetë.
Tendenca e përgjithëshme për të
zgjeruar pronat, të ardhurat dhe pushtetin feudal,
shkaktuan një varg luftash të vazhdueshme
midis feudalëve shqiptarë dhe sulltanit,
midis vetë oxhaqeve si dhe midis feudalëve
nga njëra anë dhe qytetarëve e fshatarëve
nga ana tjetër. Këto lufta, që u acaruan
në çerekun e dytë dhe të tretë
të shek. XVIII e zhytën Shqipërinë
në një anarki të thellë feudale,
e cila i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë
së vendit. Nxitja e bujqësisë dhe lulëzimi
i zejtarisë, që u dukën në gjysmën
e dytë të shek. XVII dhe në çerekun
e parë të shek XVIII, tani u ndërprenë.
Gjithashtu edhe zhvillimi kultural që pati filluar
të merrte një hov në pjesën e
parë të shek. XVII, me keqësimin e
përgjithshëm të jetës së
qyteteve pësoi një rënje të ndjeshme.
Letërsia shqipe që sapo filloi të lëvrohej
në rrethin e Beratit nuk u zhvillua dot më
tej. Piktorët e talentuar shqiptarë, që
ushtruan në gjysmën e parë të
shek. XVIII një veprimtari të gjerë
artistike, nuk patën më ndjekës të
tjerë. Bile, pas mesit të këtij shekulli
pësoi një rënie edhe vetë talenti
i tyre artistik për arësye se prodhimet
e bukura, por të kushtueshme nuk gjenin më
përkrahës si më parë. Edhe qendra
më e rëndësishme kulturale në
Shqipëri, Akademia e Re e Voskopojës, pas
rrënimeve që pësoi më 1769, 1772
dhe 1789, nuk u rimëkëmb më.
Luftat feudale përfshinë të gjitha
krahinat e Shqipërisë. Në mënyrë
të veçantë luftat feudale morën
përpjestime të mëdha në pashallëket
e Shkodrës, Beratit dhe Janinës, të
cilat shërbyen si bërthamë për
krijimin e pashallëqeve të mëdha shqiptare
pa arritur asnjëra prej tyre të përfshinte
krejt teritorin e Shqipërisë.