Revolucioni i madh borgjez frëng,
që përmbysi regjimin feudal absolutist dhe
shënoi në kthesë të rëndësishme
në historinë e njerëzimit, pati pasoja
të mëdha në gjendjen politike ndërkombëtare.
Idetë e revolucionit frëng u përhapën
në vendet e ndryshme të Evropës dhe
u dhanë kudo një hov lëvizjeve revolucianare
kundër regjimeve absolutiste. Ngadhënjimi
i këtyre ideve në Francë dhe kthimi
i Francës në një vatër lëvizjesh
revolucionare shqetësuan monarkitë e mëdha
absolutiste të Evropës: Austria, Prusia
e Rusia formuan një koalicion kundër Francës
revolucionare. Për t'i pasur duart e lira në
luftën e tyre kundër Francës. Austria
dhe Rusia i dhanë fund luftës kundër
Turqisë.
Me nënshkrimin e paqes së Sistovos (1791)
dhe të Jashit (1792) Austria dhe Rusia hoqën
dorë përkohësisht nga symimi që
ushqenin në kurriz të Turqisë dhe e
drejtuan vëmendjen e tyre te Franca. Kjo i dha
rast Turqisë të çlirohej për
disa vjet nga frika e sulmeve të jashtme dhe
të merrej më tepër me punët e
saj të brëndëshme.
Gjendja e brendëshme e Perandorisë Otomane
në fund shek. XVIII ishte e vajtueshme. Jo vetëm
në Shqipëri, por në krejt zotërimet
turke të Evropës, Azisë dhe Afrikës,
autoriteti i sulltanit ishte tronditur nga tendencat
separatiste të feudalëve të mëdhej
dhe nga konfliktet e armatosura që shpërthenin
herë pas here midis pashallarëve provincialë
dhe pushtetit qendror turk. Në të njëjtën
kohë, në popullsitë e kombësive
të shtypura të Ballkanit po rritej lëvizja
kombëtare. Të gjitha këto lëvizje
po i gërryenin seriozisht themelet e perandorisë.
Tani që u largua për disa vjet rreziku
i konflikteve të jashtme, qeveritarët turq
menduan të bënin disa reforma për të
shpëtuar perandorinë nga katastrofa. Inisiator
i një programi reformash u bë vetë
sulltan Selimi i III (1789-1807) me të ashtuquajturin
"Nizami Xhedid" (Sistem i ri). Në thelb
programi i tij parashikonte vetëm forcimin e
aparatit shtetëror, shtimin e burimeve financiare
me anën e një sistemi të ri taksash
dhe organizimin e një ushtrie të re me të
cilën të shtypte forcat kundërshtare
të brendëshme dhe të mbronte kufijtë
e perandorisë. "Nizami xhedid" nuk
parashikonte asnjë masë për të
ndryshuar strukturën feudale-ushtarake të
vjetëruar që ishte shkaku kryesor i krizës
së Turqisë.
Një nga masat e para që përmbante
programi i Selimit III ishte shypja e pashallëkqeve
autonome dhe gjysmë-autonome që ishin ngritur
në territoret e Perandorisë Otomane. Sulltani
tani e ndjente vehten të fortë për
t'i shtypur këto pashallëqe pasi Austria
dhe Rusia, të cilat më parë i nxitnin
sundimtarët separatistë të ngrinin
krye kundër Portës së Lartë, nuk
kishin përkohësisht interes të shëmbej
Turqia. Nga sundimtarët e pashallëqeve shqiptarë,
Kara Mahmut Bushatlliu kujtoi se ngjarjet ndërkombëtare
po zhvilloheshin në favor të tij. Prandaj,
më 1792, ai i prishi marrëdhëniet me
sulltanin. Përkundrazi Ali Pashë Tepelena
e parashikoi se gjëndja ndërkombëtare
po kthehej në dobi të Turqisë dhe nuk
ishte koha e favorëshme për acarimin e marrëdhënjeve
të tij me Stambollin. Si rrjedhim, duke filluar
nga viti 1792. ai i ndërpreu përkohësisht
fushatat për zgjerimin e kufijve të pashallëkut
dhe u përpoq ti respektonte marrëdhënjet
e bindjes ndaj sulltanit.