Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Kasem Trebeshina
 

Kasëm Trebeshina

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

Ju po shikoni kete autor Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

  Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Fshati mbi Shtatë Kodrina (analizë)

Novelat "Stina e stinëve" dhe "Fshati mbi shtatë kodrinat" dallohen për një teknikë të veçantë rrëfimi. Nga kritika novela e parë është cilësuar rrëfimi i fëmijërisë në mjedisin karakteristik shqiptar ku fenomenet reale i nënshtrohen njëheri përshtypjeve naive dhe vlerësimeve serioze. Kjo ndodh për gjërat më të rëndësishme dhe më thelbësore të jetës së individit. Ndërsa novela e dytë, ku rrëfimi i përket shkollës kuteliane të prozës, e tejkalon përshtypjen naive në shpjegim të historisë së përzier me legjendën dhe vlerësimin serioz e ndërthur me një ironi befasuese gjithëpërfshirëse, që e intrigon lexuesin. Tregimi i Rrapo Hardhisë për fshatin mbi shtatë kodrina të kujton legjendat e themelimit të Romës, ndërsa rrjedhën e ngjarjeve e pasuron me ngjyrime historike dhe etnografike që përbëjnë koloritin origjinal të narracionit. Autori ndonëse gjithnjë thotë se Rrapua thoshte, është shumë më i pranishëm se personazhi i vet në rrëfim. Fjalët e Rrapos përpunohen në gojën e autorit që rrëfen në kohën e tashme si dhe në kujtimet që nuk kanë mbetur vetëm me shijen e atëhershme, por janë përpunuar nga e tashmja: ... ku nis legienda e formimit të fshatit, ashtu siç e pat treguar Rrapo Hardhia në hijen e gorricës atë vit që ra ai shiu i hollë në arat tona, është ky nëntitulli i kapitullit të dytë.
Në novelën "Fshati mbi shtatë kodrina", që ka si nëntitull "Kapriçio shqiptare", në kapitullin XV, përmes një dasme fshati ku në formën e kapriçios përzihet rakia dhe kënga, biseda dhe keqkuptimi, reflektohet bukuria dhe shëmtia, historia dhe legjenda, serioziteti dhe ironia e të gjitha moshave.
Përshkrimi i fshatit nëpërmjet kujtimeve të autorit nuk bëhet në një mënyrë tradicionale. Përkundrazi ai të mbërthen me mënyrën originale të të rrëfyerit, pasi autori kujtesën e tij e shfleton si një libër të vjetër, ku shumë fletë janë zverdhur, disa janë grisur përgjysëm e disa të tjera kanë humbur. Tamam si në jetë, ku njeriu nuk mund t'i mbajë mend të gjitha, pasi jo gjithçka lë mbresë në nënvetëdijën e tij. Futja e autorit në këto shtresa të turbullta të mendjes e të shpirtit të vet përbën edhe një nga risitë e të rrëfyerit të tij: Të shtatë kodrinat përbënin të shtatë mëhallët dhe qendra kishte vetëm një kullë të rrëzuar dhe një mekam të shenjtë. Kio qendër dukei e çuditshme dhe sikur nuk ishte qendër. Mëhallët sikur mbaheshim dora-dore me njëra-tjetrën dbe quheshin...Dreq e gjysëm! ... Si mund të kujtoj emrat e mëhallëve kur nuk më kujtohet as emri i fshatit? Njeriu kur harrokërka, i harrokërka të gjitha! Të gjitha! ... I harrokërka të mirat dhe të ligat, të rëndësishmet dhe të parëndësishmet!
Por jo, kundërshton mendimin e parë të fillimit autori në fund të novelës. Asgjë nuk harrohet në këtë jetë dhe për të lehtësuar shpirtin në moshën e vonët bëj diçka për fëmininë tënde dhe kujtimet e saj, bëj diçka për të gjallët dhe të vdekurit e periudhës së jetës tënde. Secili nga ne e ka një vend dhe një kohë dhe s'duhet ta humbasim: Isha dhe unë atje! ... Pastaj ... a ka gjë më të mirë sesa të dalësh nga skena fill pas mbarimit të rolit tënd?! Këtu mbaron historia ime.
Mesazhi i autorit është i qartë. Përmbushe detyrën tënde në jetë; ke kohë derisa ke fuqi dhe shpirt.
Novela "Stina e stinëve", siç e thamë më lart, e ruan të treguarit naiv të ngjarjeve, por ajo prek disa tema tabu të intimitetit njerëzor, aq të ndaluara për kohën: Më vonë e kuptova se bukuria e femrës mund të kapet vetëm në befasi. Kur ato janë në shoqërinë e mashkullit ... Kur janë vetëm me veten e tyre ato pasqyrojnë qiellin dhe tokën, blerimin dhe shkretëtirën dhe nuk kanë turp për atë që nuk është turp ... Për atë që është jeta në tërësinë e formave të saja që nuk mund të ndalen në lindje dhe vdekje pambarim ... Prandaj në befasi bukuria e femrës tregon hapur e thiesht atë që është në të vërtetë, tregon jetën të gjithë pa turpin e shtirë, tregon atë që nuk mund të rrimë pa e mësuar...
Kështu Trebeshina nga të parët shkrimtarë shqiptarë futet në zonat e impulseve të brendshme natyrore, të instinkteve njerëzore dhe iu ngre kult atyre në një kohë kur personazhit të femrës i hiqej ajo çka ishte më e rëndësishme, sensualiteti. Nga ana tjetër në tregimin e tij për fëmijërinë autori duke reflektuar më tepër në zgjimin e instinkteve të veta mashkullore arrin nëpërmjet tyre të analizojë, gjykojë dhe të sugjerojë probleme të mprehta sociale të asaj kohe, duke i bërë të afërta me realitetin aktual. Ndaj dhe ai e titullon veprën e tij "Stina e stinëve", që është fëmijëria. Vetëm atëhere, sado halle të ketë njeriu, ecën i shtyrë pas impulseve të brendshme pa e vrarë shumë mendjen te arsyeja, e cila vjen në një stinë tjetër jete: Dhe unë e pata verën time atëherë me manastirin, me varrezat dhe vajzat që u sollën rrotull mete dhe fluturuan. Ajo që ikën nuk kthehet më dhe ne nuk mund të kemi një stinë vere tjetër.


1926

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Analizë
Odin Mondvalsen
Fshati mbi Shtatë Kodrina
Poezi
Mendimi
Melankoni
Dy Botët
Pa Titull
Qentë

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003