BOTA E NDALUAR E MONDVALSENIT
Kjo novelë e shkruar në vitin 1955 - 1956,
nuk mund të mos tërheqë vëmendjen
dhe për një analizë filologjike. Ajo
merr jetë pikërisht 2-3 vjet pas "promemories"
që shkrimtari i dërgon të parit të
shtetit. Pra, guximi politik i intelektualit shkon
më tej me guximin artistik të shkrimtarit.
Dhe siç dihet guximi në art është
një pjesë e rëndësishme e talentit
të madh.
Në një sfond shoqëror politik të
molepsur nga fryma dhe angështia e diktaturës
vendoset protagonist kryesor një i sëmuri
psikik, duke u bërë një nga personazhet
e rralla dhe originale të prozës shqiptare.
Por mjedisi ku zhvillohen ngjarjet bëhet më
intrigues, sepse ato zhvillohen jo në një
spital psikik të zakonshëm, por në
një spital burgu.
Personazhi kryesor i kësaj novele, Odin Mondvalsen
është prej shumë vitesh i mbyllur në
një spital psikiatrik. Ai i ka humbur të
gjitha lidhjet me realitetin, dhe një nga pasojat
e sëmundjes së tij është mania
se origjina e tij rrjedh nga: Po, zotni, jam danez,
ngaqë gjyshi im ka qenë italian dhe u martua
me një franceze, ndërsa nëna e Odinit
u martua me një danez. Deri këtu nuk ka
asnjë dyshim se Odin Mondvalsen (emri që
ai i ka vënë vetvetes), nuk është
njeri normal dhe arsyetimi i tij të bën
për të qeshur. Por figura e tij vjen e bëhet
shumë komplekse, kur al shfaq arsyetime dhe mendime
që ia kalojnë dhe një njeriu normal.
Në çdo situatë ai ngërthen të
vërteta tronditëse si, fjala bie, se çmendina,
sido që të jetë, ësbtë më
mirë se kampet e përqëndrimit.
Po cili është krimi që ka bërë
ai? Lexuesi do ta dijë me çdo kusht dhe
autori me çdo kusht nuk do ta thotë, sepse
fajësimi për "krimin politlk"
ishte aq i rëndomtë aso kohe sa dhe një
i sëmurë mendor si Mondvalseni nuk mund
të kishte ndonjë imunitet mbrojtës.
Mendja e ngatërruar e personazhit të vet
e ndihmon autorin të shfaqë mendime dhe
arsyetime filozofike për gjithçka, sepse
vetëm një i sëmurë mendor nuk
ka frikë nëse po thotë fjalë të
mençura apo budallallëqe. Vetëm një
njeri naiv dhe i sinqertë si një fëmijë
që nuk e di ç'është rreziku
mund të guxojë të flasë hapur
para hetuesve, gjykatësve, njerëzve të
policisë sekrete gjëra që askush nuk
do guxonte as t'i mendonte. Autori e shfrytëzon
aq shumë trurin e sëmurë të personazhit
të vet duke trajtuar probleme esenciale të
asaj kohe, si shpërfytyrimi i njeriut në
diktaturë, figura e diktatorit, çështja
e pronës kolektive, lufta e klasave, shtypja
e intelektualit dhe mbizotërimi i të gjltha
veseve që lindin nga një diktaturë
çnjerëzore: Bota është zvogëluar
fare dhe është mbushur me madhërinë
e atyre që kërkojnë ta varrosin madhërinë
dhe nga dëshira për lavdi e atyre që
ngërdheshjet e majmunëve i marrin per fillimin
e qytetërimit të njerëzimit.
Kasëm Trebeshina ka një gjuhë të
ashpër ironike për të gjitha institucionet
tradizionale të shoqërisë njerëzore.
Ai luan me kohën, që ashtu siç rrjedh
normalisht, mund të kthehet mbrapsht; shpërfill
kolektivitetin dhe çdo mendësi që
buron prej saj, që, ashtu siç ndërton
mund të shkatërrojë. Në mes të
logjikës dhe alogjikës është historia,
politika, shkenca, kultura të vëna në
shërbim të ideologjisë sunduese dhe
çdo gjë tjetër që denatyron
individin. Kur një nga oficerët e Sigurimit
të shtetit i thotë Odinit se do t'i rrjepë
lëkurën, ai i përgjigjet: Shumë
keq, me sa di unë lëkura e njerëzve
nuk është e mire për këpucë...",
një përgjigje që çarmatos këdo
që e dëgjon, sepse lind dilema nëse
Mondvalseni është apo shtiret si budalla.
Ose arrihet në një mesazh të përmasave
shumë më të mëdha: kjo shoqëri
ku jetojnë njerëzit normalë të
kësaj shoqërie janë shumë më
të sëmurë se sa pacientët e një
spitali psikiatrik. Analogjia nuk pranon asnjë
arsyetim tjetër. Dhe vendi ku është
parajsa është Danimarka ajo që Mondvalseni
e quan atdheun e tij. S'është hera e parë
në letërsinë shqiptare, ku revolta
e njeriut shfaqet me mohimin e atdheut të vet,
ku ai ndihet i huaj, i përçudnuar, i persekutuar,
i munduar, i përdhunuar, i shpërfytyruar:
Si për ty ashtu edhe për mua është
më mirë që të mos dimë të
flasim, i thotë një i dënuar Mondvalsenit,
kjo pikëpamje kjo vepër i ka shoqet e rralla
në historikun e, prozës shqiptare.
Ndërsa historia e dashurisë së Odin
Mondvalsenit është një "Love story"
që luhatet midis iluzionit dhe ëndrrës.
Por dhe dashuria ia paguan haraçet e veta një
shoqërie të ndaluar. Dhe pavarësisht
nga pasojat tragjike ajo merr vlerë, sepse lind
ndërmjet dy viktimave të një bote ku
mbisundon dhuna: Mos!... Ne do të shpëtojmë
një ditë, edhe po qe se nuk shpëtojmë
te kjo jetë, tek vdekja do të çlirohemi
përfundimisht , e ngushëllon të dashurën
Mondvalseni.
Kasëm Trebeshina me novelën "Odin Mondvalsen"
shënon një prurje originale në prozën
shqiptare. Proza e tij nuk mund të përcaktohet
si një realizëm poetik, siç kërkon
ta shpallë autori. Përcaktimin më të
përafërt duhet ta gjejmë tek surealizmi,
siç e kanë përcaktuar disa studiues.
Ajo solli risi të mëdha dhe në narracion,
të cilën Trebeshina ia përshtati aq
natyrshëm zgjedhjes së tij fabulore. Autori
ia beson aq shumë mendimet pacientit të
vet psikik sa i jep dhe rolin e narratorit, duke e
vendosur rrëflmin në vetën e parë.
Numri i ngatërruar i kapitujve, rrëfimi
që herë kthjellohet herë turbullohet
si mendja e Mondvalsenit, bëjnë që
gjithçka, çdo detaj apo ide e veprës
t'i nënshtrohet qëllimit krijues të
autorit. Kapitujt e cilësuar Kapitulli që
është para kapitujve të parë dhe
Kapitulli í dytë para kapituive të
parë janë realisht kapitujt 7 dhe 8 të
novelës "Odin Mondvalsen" Emërtimet
e tyre shprehin ndryshe lojën me kohën që
përbën një ndër veçoritë
e narracionit të Trebeshinës në këtë
novelë. Imazhet historike unifikojnë përmbajtjen
e simboleve biblike ("Quhesh Josif ose Isuf ")
me ato të antikitetit (Faraoni dhe Putifori),
dhe aktualizohen me rëndomtësi të tilla
si domosdo, unë rrogën e kam të mirë
dhe i marr ushqimet në bllok!... Ajo ha e pi
mirë dhe nis e tërbon me të tjerët...
"
Fundi i novelës është kaq i dhimbshëm,
kur ngre krye ideja se historia e ka nisur keq ciklin
e saj rrethor dhe do ta përfundojë prapë
keq. Autorin më tepër se e tremb e dërmon
përfundimisht përsëritja e jetës:
Flitej se do të ngjalleshin të vdekurit...
Zot i madh. Kush mund të duronte që t'i
vdiste dy herë njeriu i dashur?! ... Kush mund
të duronte ta shihte përsëri atë
në pellgun e giakut të saj?!... A mund ta
shikonte përsëri të mbuluar me nië
çarçaf të bardhë?!...
Kjo klithje e brendshme e Kasëm Trebeshinës
është më tepër se një këmbanë
alarmi për kohën e diktaturës.