Mes territ ngjitem kodrës fill
i vetëm,
mundimin shtyj më kot dhe me përtim.
Po lehin rrotull qentë… U lehin yjeve.
Unë territ çaj e ngjitem me nxitim.
Pse të nxitohem kur do kthehem prapë?
Një yll u dogj diku në gjithësi…
E ftoht' kjo mbrëmje vjeshte… Në të
ngjitur
Unë po mendoj atë që s'di njeri.
Po kthehem… prush janë yjt' te qiell i lartë,
si vatër e madhe Durrsi tej po ndrin.
Kam ftohtë… te qielli nuk i ngroh dot duartë.
Të ngrohtët e qytetit s'më arrin.
1964