Faqja Kryesore  >> Letersi  >> Moderne  >> Kasem Trebeshina
 

Kasëm Trebeshina

 

   E Vjetër

 
 

   E Bejtexhinjve

 
 

   E Rilindjes

 
 

   E Pavarësisë

 
 

Ju ndodheni ketu Moderne

 
 

   Antike Greke

 
 

 



Autorët e kësaj periudhe

 

  Petro Marko

 
 

  Jakov Xoxa

 
 

  Martin Camaj

 
 

Ju po shikoni kete autor Kasëm Trebeshina

 
 

  Fatos Arapi

 
 

  Dritëro Agolli

 
 

  Ismail Kadare

 
 

  Anton Pashku

 
 

  Azem Shkreli

 
 

  Arshi Pipa

 
 

  Esat Mekuli

 
 

  Lluka Perone

 
 

  Vorea Ujko

 
 

  Nazmi Rrahmani

 
 

  Ali Podrimja

 


 

Odin Mondvalsen (fragmenti I)

KAPITULLI I PARË, I DYTË DHE I TRETË; KAPITULLI I KATËRT
ku tregohet kush jam unë dhe kush nuk jam unë

Jo!... Unë isha tek ai vendi atje poshtë dhe kisha një emër! Tashti jam këtu dhe kam një emër tjetër... Ndofta atje nuk kisha asnjë emër, pasi më kishin thirrur me një emër . Dhe tashti jam...
Po, mua më quajnë...
Ata qeshin se mua më quajnë...
Ç'ka këtu për të qeshur?
Më parë kisha një emër, kurse tashti më quajnë... Më quajnë Odin Mondvalsen. Ç'punë u prish atyre se mua më quajnë kështu?... Nuk e keni dëgjuar ndonjëherë këtë emër? Shumë mirë: dëgjojeni tashti! Si?... Nuk doni ta dëgjoni? Pse?... Se nuk e keni dëgjuar? Dhe pastaj?... Nuk e ke dëgjuar më parë, dëgjoje tashti.
Njerëz me bluza të bardha vijnë vërdallë, më bëjnë injeksione dhe ikin. Vijnë ata pa bluza dhe nuk duan të dinë fare për emrin tim. Ata nuk duan të besojnë se unë isha në Hënë dhe pastaj, pasi varrosa katër shokët e mi, erdha këtu në Mars dhe u bëra Odin Mondvalsen!...
Jo!... Odin Mondvalsen unë isha edhe më parë se të zbrisnim në Hënë. Odin Mondvalsen unë isha atëherë kur nuk isha unë. Pastaj zbritëm në Hënë ku mblodhëm kunguj, domate dhe qiqra.
Bre! Sa u bënë qiqrat atë vit!... Ne hëngrëm sa u dendëm dhe pastaj unë dola përjashtë tek nata dyjavëshe e Hënës që nga doja të vështroja Tokën në dritën e Hënës. Ose dreqi e di në dritën e kujt... Ishte një gjë e trishtuar të shikoje Tokën nga Hëna, kur e dije se atje ishte dikush që të kërkonte me sy, ngaqë kishte mall të të shihte dhe nuk të shihte dot.
Zot i Madh, si u ngatërruan punët!... Duket Harizit të Dajlanit i kishte humbur gomari dhe ne u nisëm për në Mars që ta gjenim. Pesë vetë për një gomar!... Dhe ne ishim që të pestë komisarë... Po ata të katër vdiqën në Hënë dhe unë i varrosa atje. Pastaj vetëm u nisa per në Mars për të gjetur gomarin e Harizit. Duket dikush më thërriste nga pas:
- More, kthehu!... Se gomari erdhi në shtëpi!...
Mirë e kishte ai, po ku dëgjoja unë?! Isha nisur për një gomar dhe duhej patjetër ta gjeja!... Duhej patjetër të gjeja një gomar me shalë ose me samar.
Djalli e mori atë punë!...
Sa zbrita në Mars më diktuan, më arrestuan, më pyetën, më shanë, më rrahën dhe pastaj erdhën këta njerëzit me bluza të bardha. Këta e kanë punën me injeksione dhe, kur heqin dorë nga ato, vinë ata të tjerët pa bluza dhe të gjitha fillojnë nga e para.
-----------------------------------------
Ashtu si në rrëfimin tradicional, kapitulli i parë na njeh me personazhin kryesor që quhet Odin Moldvalsen. Por që në këtë kapitull, që është dhe i dyti dhe i treti, autori na prezanton me një kod të ri leximi: raportet njerëzore deri në absurd, nga njëra anë dhe ruajtja e disa shenjave orientuese, nga ana tjetër. Këto "shenja orientuese", si p.sh., "Kisha një emër, kurse tani më quajnë", " Bre, sa u bënë qiqrat atë vit!", "Harizit të Dajlanit i kishte humbur gomari", "njerëzit me bluza të bardha vijnë vërdallë" etj., bëjnë që imazhet, qofshin edhe të përmbysura, janë realiste. Madje imazhet që krijon autori në këtë mënyrë fitojnë një ekspresivitet të fuqishëm.
----------------------------------------------------

KAPITULLI I KATËRT
që merret me zbritjen time në botën e re.

Më 37 Gusht më arrestuan ngaqë kisha zbritur në Mars.
Më rrethuan një numër i madh njerëzish me uniforma dhe më arrestuan në vend. Kur erdhën autoritetet e shtetit, më mbyllën në dhomë dhe filluan hetimet.
Bre, sa bukur!...
- Kur je nisur nga Zabotinlanda?
- Prej nga? - pyeta unë i çuditur.
- Ti mos më shiko si i çuditur! - tha rëndë Hetuesi. - Po e përsëris pyetjen: kur je nisur nga Zabotinlanda?
Ngrita supet.
- Qëllimi i udhëtimit?
- Të vij këtu në Mars.
- Ku?
- Në Mars.
- Ku?
- Të vij këtu ku jam dhe ku më mirë të mos isha...
- Shkruaj! - urdhëroi Hetuesi sekretarin e tij. - Erdha në Botën e Re për qëllime të dobëta spiunimi.
- Zotëri, unë nuk e thashë një të tillë!
- i pandehur, vetëm përgjigiu! Cila ishte detyra juaj e veçantë?
Atë ditë nuk e di si vazhdoi puna më tej, por kur shfaqja filloi të përsëritej, m'u kujtua puna e gomarit dhe thashë:
- Ne u nisëm që të gjenim gomarin e Harizit të Dajlanit...
Sekretari nisi të shkruante, por Hetuesi i bërtiti me të madhe:
- Mos e shkruaj!
Dhe i urdhëroi rojet të më shtrojnë në dru.
Nuk e di sa herë u përsërit kjo gjë dhe sa herë më përcollën hetuesit tek mjekët dhe mjekët tek hetuesit, se injeksionet dhe fjalët u ngatërruan aq keq, sa edhe djalli vetë nuk i ndante dot si u bënë.


1926

Jeta dhe Vepra

Hyrje
Analizë
Odin Mondvalsen
Fshati mbi Shtatë Kodrina
Poezi
Mendimi
Melankoni
Dy Botët
Pa Titull
Qentë

 

 

 

PËRSHTYPJET  ::  KUSH JEMI  ::  KONTAKTO  ::  FORUM  ::  CHAT

Albanian Network Group - 2003